• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Oskar 2011” Detajet për ceremoninë e yjeve

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Ku do të ulen, çfarë do të veshin dhe si do të ecin. Asgjë nuk i lihet rastësisë për mbrëmjen më të madhe kinematografike të vitit. Një staf i tërë përkushtohet në maksimum për çdo detaj
Teksa po numërohen orët mbrapsht për ceremoninë më të pritur të vitit, atë të ndarjes së çmimeve “Oskar”, pakkush mund ta mendojë punën e palodhshme që bëhet nga stafi i saj që gjithçka të jetë perfekte. Ku do të ulen, çfarë do të veshin dhe si do të ecin. Asgjë nuk i lihet rastësisë për mbrëmjen më të madhe kinematografike të vitit. Një staf i tërë përkushtohet në maksimum për çdo detaj.
Ku të ulemi
Fustanet e stilistëve më të mëdhenj, që yjet pritet të veshin në natën e ndarjes së çmimeve “Oskar”, janë gati dhe limuzinat e shndritshme janë prenotuar, por shqetësimi vetëm në mendjen e çdo ylli kinemaje që do jetë i pranishëm në teatrin “Kodak” për ceremoninë e 83 është se ku do të ulen gjatë ceremonisë. Gjatë viteve shumë aktorë kanë shpërthyer në lot, pasi nuk u ka pëlqyer vendi që u është caktuar nga organizatorët, ndërsa një tjetër shqetësim është se kush mund të jetë ulur afër teje. Rivalet apo ish-gratë e ndonjë aktori e kanë rreptësisht të ndaluar të ulen afër njëra-tjetrës. Dhe për një çast imagjinoni se çfarë mund të ndodhë sikur Angelina Jolie dhe Brad Pitt të ulen ngjitur me Jennifer Aniston. “Është njëlloj si organizimi i planit të uljeve në një dasmë, ku disa anëtarë të familjes kanë probleme me njëri-tjetrin. Për më tepër stresi në një ceremoni të tillë është katër herë më i madh”, tregon njëri prej organizatorëve.
I ndjeri Otto Spoerri e bëri i pari ndarjen e vendeve që vazhdon të përdoret edhe sot. Nga viti 1980 deri në 2002-shin, si kontrollor i “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, Spoerri ishte përgjegjës për ndarjen e vendeve për rreth 3100 të ftuarit. Ai kishte disa rregulla që i zbatonte me përpikëri: nuk i vendoste kurrë bashkë dy aktorë të nominuar për çmimin (nuk është mirë të shohësh dikë të lumtur përkrah një tjetri të mërzitur), apo t’i ulë kandidatët për çmim sa më afër, që të vonohen sa më pak të jetë e mundur kur duhet të shkojnë në skenë për të marrë çmimin, gjithashtu të mos ulë afër dy bashkëshortë të sapondarë. Në 22 vjet ai bëri vetëm një gabim, duke ulur aktoren Sean Young ngjitur me James Woods, kur nuk kishte shumë kohë që i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Njerëz përreth tregonin se atmosfera ishte shumë e ftohtë. “Mendova se nuk duhej të bëja më të njëjtin gabim”, kujtonte më vonë.
Ai vdiq tre vjet më parë dhe tani ulja e të ftuarve organizohet nga drejtorja i Akademisë për Anëtarët, Kimberly Roush. Vitin e kaluar rreziku i një përplasjeje ishte i mundshëm midis dy ish-bashkëshortëve James Cameron dhe Kathryn Bigelow, të dy kandidatë për kategorinë regjisori më i mirë.
Shpëtimtarët
Ceremonia zgjat për disa orë dhe shumë prej fjalimeve janë të gjata e të mërzitshme, ndaj jo çdo i ftuar ka durimin të qëndrojë pa lëvizur deri në fund e pa bërë qoftë edhe një pushim të vogël. Meqë organizatorët nuk duan që karriget bosh të dalin në ekran gjatë kohës që kamerat fokusojnë sallën, ata rekrutojnë rreth 100 njerëz për t’u ulur në vendet bosh derisa të ftuarit të kthehen sërish. Pagesa është rreth 125 dollarë, ndërsa veshjet janë personale.
Prezantuesit
“Herën e parë që më propozuan të prezantoj këtë edicion të ‘Oskarëve’ refuzova”, tregon Anne Hathaway. “Pastaj zbulova se bashkëprezantuesi im do të ishte James Franco, prita që ai të pranonte dhe më në fund thashë edhe unë po”. Aktorja e nis kështu rrëfimin e saj për pranimin e rolit, jo të lehtë e shpesh objekt debatesh dhe kritikash, si e zonja e shtëpisë e këtij edicioni të 83 që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje.
Edhe James Franco, mes të tjerave kandidat për një “Statujë të Artë” me rolin e tij si protagonist në filmin “127 hours” të Danny Botle, shpjegon sesi të ndjekësh çmimet “Oskar”, drejtpërdrejt apo nga shtëpia. Është një takim i përvitshëm që nuk duhet humbur për asnjë arsye: “Ka qenë gjithmonë një traditë familjare. I vetmi edicion kur ime më nuk e pa ishte viti kur lindi vëllai im. Ky vit mendohet se do të jetë një spektakël i vërtetë, sepse do të përpiqemi të përfshijmë edhe publikun siç nuk kemi bërë deri tani. Duam që të jetë një udhëtim në magjinë e kinemasë dhe do të donim që të gjithë spektatorët të përfshiheshin në interpretim bashkë me ne, ndaj duhet të prisni shumë surpriza”. Ndërsa për sa i përket skaletës së shout më të rëndësishëm të vitit në Hollivud, dy protagonistët nuk shpërqendrohen: “Nuk i kemi përcaktuar ende detajet, por është e sigurt se do të ndihmojmë njëri-tjetrin shumë në skenë për të dalë nga situatat e vështira dhe jo vetëm. Duke e ditur se do të kem James në krahun tim jam shumë e qetë, ndaj po them që mezi po pres orën që të jem në skenë bashkë me të”.
Tapeti i kuq magjik
Tapeti magjik i Hollivudit do të shtrihet përgjatë “Hollywood Boulevard”, i cili është bllokuar që prej të hënës. Ai është i lyer me një bojë që në televizor e bën të duket e kuqe, por që në të vërtetë nga afër ngjyra e tij nuk është ashtu. Boja është e tillë saqë nuk arrin të fshihet në këpucët e yjeve që do të kalojnë mbi të. Një ekip prej 25 vetash, për dy ditë me radhë merret me shtrimin e tij dhe pas kësaj sipër mbulohet me plastmasë për t’u zbuluar ditën e ceremonisë. Copëzat e tij në fund të ceremonisë mund të shiten në Ebay. Tapeti ndërrohet çdo dy vjet. Kur gjithçka mbaron ai dërgohet në një magazinë në Kaliforni ku duhen dhjetë ditë për t’u pastruar. Tapeti nuk përdoret deri në ceremoninë e vitit të ardhshëm.
 
Top