• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“PriFilmFest” me “In Memoriam” për Bekim Fehmiun

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Festivali ndërkombëtar i filmit në Prishtinë, “PriFilmFest”, ka rezervuar një mbrëmje për të nderuar aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu.


Në kuadër të festivalit që do të nisë rrugëtimin më 22 të muajit shtator, do të shfaqen pesë filma, në të cilët ka luajtur aktori me nam. “Mbledhësit e puplave” me regji të Aleksandar Petroviq,

Mos përmend arsyen e vdekjes” i Jovan Zhivanoviq, “Odiseu” i Franco Rossit, janë pjesë e programit “In Memoriam – Bekim Fehmiu”.
Këto dhe detaje të tjetra janë shpalosur nga organizatorët e “PriFilmFest” në konferencën e mbajtur të martën në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në kuadër të këtij edicioni për çmimet e festivalit do të garojnë njëmbëdhjetë filma të metrazhit të gjatë. Filmi kosovar “Gomarët e kufirit” i Jeton Ahmetajt, do të hapë garën.

Thënë me një fjalë, festivali do të jetë shumë interesant dhe atraktiv”, kanë qenë fjalët e para të drejtoreshës ekzekutive të “PriFilmFest”, Vjosa Berisha.

Drejtori artistik i “PriFilmFest”, Fatos Berisha, duke paralajmëruar një program kualitativ, ka thënë se adhuruesve kosovarë të filmit, në kuadër të festivalit do t’u servohen 39 filma.

E them pa modesti, kemi një program të shkëlqyer të filmave, sidomos atyre në konkurrencë. Përveç tyre, këtë vit e kemi edhe programin e filmave të metrazhit të mesëm që e promovojmë, si një kategori unike në këtë rajon”, ka thënë

Berisha, duke shtuar se pjesë e festivalit është edhe programi special, kategoria “In Memoriam” dedikuar Bekim Fehmiut dhe retrospektiva e filmave italianë.
Sipas Berishës, veçantia e festivalit qëndron në faktin se edhe këtë vit ka vazhduar të zgjerohet dhe të sjellë në kryeqytet kineastë që kanë dëshmuar veten në botën e kinematografisë.

Berisha po ashtu ka konfirmuar edhe prezencën e Eva Orner në edicionin e dytë të “PriFilmFestit”. Vitin e kaluar këtë festival e ka nderuar aktorja me nam Venessa Redgrave. Orner do ta hapë festivalin.
Aktori Shkumbin Istrefi, i cili është një nga organizatorët e festivalit, ka folur për forumin e kooproduksionit, që organizohet për herë të parë.

Për dallim prej vendeve të tjera në rajon ne kemi mbetur pak mbrapa në lidhje me kooproduksione me vendet e tjera, prodhimet tona filmike nuk arrijnë të plasohen në tregun evropian dhe atë botëror. Kjo ishte edhe ambicia kryesore që ne vendosëm ta organizojmë këtë lloj forumi”, ka thënë Istrefi. /koha/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top