• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Shtëpiakët e dëshpëruar”

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Ekzistojnë edhe ata. Burra shtëpiakë do të mblidhen së shpejti në Sanremo në një kongres, ndërsa pritet të marrin pjesë më shumë se 5.000 anëtarë.
Fiorenzio Bresciani, themelues i shoqatës, tha se në Evropë ka shumë burra që kujdesen për punët e shtëpisë. Në kongres burrat amvisë do të flasin për telashet e tyre, ndërsa do të përpiqen të dëshmojnë se kohët vërtetë kanë ndryshuar.

Bresciani e themeloi këtë shoqatë para shtatë vitesh, sepse dëshironte të ndryshonte jetën e tij. Ai e pyeti veten pse vetëm gratë duhet të kujdesen për punët e shtëpisë. Kështu, ai vendosi të mbyllë dyqanin e tij dhe në marrëveshje me bashkëshorten iu përkushtua vetes dhe familjes, derisa ajo punonte.

Edhe pse miqtë e tij në fillim thoshin se ai është çmendur, me kohë gjithnjë e më shumë burra u anëtarësuan në shoqatën e tij. Ai ka ndërmend të hapë një zyrë në Britaninë e Madhe, sepse edhe atje ka plot burra shtëpiakë.
 
Top