• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Skënderbeu” në fokus të regjisorëve shqiptarë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Gati gjysmëshekulli nga koha e realizimit, “Skënderbeu”, varianti i dubluar në shqip mbetet ende një ndër filmat më të preferuar.

Regjisorët shqiptarë, Piro Milkani dhe Dhimitër Anagnosti, janë duke punuar për një projekt, që synon restaurimin dhe rigjenerimin total të filmit, “Skendërbeu”. Këtë e kanë bërë të ditur për mediat shqiptare vet regjisorët, të cilët kanë theksuar s ejanë në hapat e parë të punës, por e kanë tashmë të qartë se çfarë duan të realizojnë: restaurimin, ridublimin e filmit dhe një premierë për versionin e ri. Gati gjysmëshekulli nga koha e realizimit, “Skënderbeu”, varianti i dubluar në shqip mbetet ende një ndër filmat më të preferuar. Bashkëprodhimi shqiptaro-rus i vitit 1953, bën pjesë tashmë në fondin e artë të kinematografisë shqiptare dhe shënon të parin film artistik shqiptar. Këto kohë, regjisorët Milkani dhe Anagnosti synojnë restaurimin dhe rigjenerimin total të tij. “Skënderbeu”, i realizuar nën interpretimin e aktorëve të njohur rusë si: Akaki Khorava, Semyon Sokolovsky, Veriko Andjaparidze, Georgi Chernovolenko etj., dhe nga aktorët e parë shqiptarë si: Naim Frashëri, Besa Imami, Marie Logoreci, Adivie Alibali, varianti që qarkullon sot është dublimi, që i është bërë filmit shqip atëkohë. Ky projekt, i cili për momentin është në fillimet e tij, do të dojë pak kohë të realizohet. Regjisori Milkani mendon se duhet një dublim i ri, me aktorët e sotëm, për të sjellë një cilësi më të mirë të këtij filmi. “Edhe pse ai film njihet nga të gjithë, koha ka bërë të vetën. Në mënyrë të veçantë dublimi i filmit është bërë me aktorët e atëhershëm, që sapo kishin filluar të punonin, përjashto këtu Naim Frashërin e Kadri Roshin. Pas 60 vjetësh, negativi i filmit ka humbje. Ridublimi në shqip i vërtetë i zërit, përpunimi i kolonës zanore dhe restaurimi i figurës do të kushtojë diçka, por ne mendojmë se ia vlen. Ka kritikë që mendojnë se “Skënderbeu” hyn në 100 filmat më të mirë të botës. Ky film ka vlera të jashtëzakonshme historike, në mënyrë të veçantë për ne shqiptarët”, shprehet regjisori Milkani.
 
Top