• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“The King’s Speech” filmi i preferuar në Festivalin Ndërkombëtar të Torontos

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Filmi i cili është emëruar filmi i preferuar i publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Torontos, që është një parashikim i mundshëm se filmi mund të nominohet nga Akademia e Filmit Amerikan për çmimin “Oscar”.


Prodhimi britaniko-australian, i cili portretizon princin George VI me aktorin Colin Firth në rolin kryesor, dhe me Helena Bonham Carter në rolin e nënës së mbretëreshës është shpallur filmi fitues i publikut në TIFF.

Ai gjithashtu është shpallur edhe filmi më i popullarizuar dhe njerëzit janë duke votuar me të madhe në sajtin e Akademisë së Filmit në Amerikë, njoftojnë mediat amerikane dhe ato italiane.

Drejtori i Festivalit të Torontos, Pier Hanflinf, ka thënë se ky film mund të jetë në shumicën e nominimeve të Oscarit, ceremonia e të cilit do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm. “Gjatë gjithë festivalit tonë është folur aq shumë për këtë film. Ai ka një strukturë të mirë dialoguese dhe ka mbledhur aktorë shumë cilësorë brenda.

Realizimi është shumë i mirë dhe i ka të gjitha premisat për të qenë një film fitues në “Oscar”, ani pse ai nuk ka marrë ndonjë çmim tjetër në festivalin tonë”, ka thënë Hanflinf. Festivali i Torontos njihet si njëri ndër ngjarjet dhe vlerësimet që i paraprin ndarjes së çmimeve “Oscar”.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top