• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Time”, ja njerëzit më influentë në planet

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Sportistë, politikanë, ish politikanë e artistë janë mbledhur bashkë në një klasifikim ku me famën e tyre kanë influencuar dhe po influencojnë në mbarë planetin.

Bëhet fjalë për 100 njerëzit me influencë më të madhe në botë, listë e propozuar nga revista “Times”. Nuk ka dyshime që Barack Obama është në këtë listë ku nuk mund të mungonte as ish presidenti Bill Clinton, kryediplomati iranian Mir-Hossein Mousavi, aktori Ben Stiller por edhe sulmuesi i Chelsea, Didier Drogba.



Gjithashtu, emra të tjerë me influencë të madhë në botë janë edhe kreu i FMN-së, Dominique Strauss Kahn, kryetarja e Kongresit Amerikan Nancy Pelosi, ish kandidatja për zv/presidente në Shtëpinë e Bardhë Sarah Palin si dhe presidenti brazilian, Lula Da Silva.

Përsa i përket botës së artit bie në sy Lady GaGa, por edhe Conan O'Brien, Oprah Winfrey, Ashton Kutcher, Elton John, Marc Jacobs e Sandra Bullock. Në këtë listë bën pjesë edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë në SHBA, Sonia Sotomayor, por edhe presidenti i kompanisë Apple, Steve Jobs.
 
Top