• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Tung, këtu hajni, gabim më keni përshkruar”

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
David S. (19-vjeç) më 10 gusht me syze dielli dhe kapelë në kokë hyri në bankë në qytetin gjerman të Rottingenit. I kërcënoi me thikë, vodhi 2.500 euro dhe iku.
Policia publikoi incizimet e kamerave të sigurisë dhe përshkroi hajnin: “Një burrë, i gjatë ndërmjet 180 deri 185 cm, në moshën prej 20 deri 25 vjeç, me flokë të zeza të shkurtra. Flet aksentin bavarez. U arratis në këmbë”. Davidi e lexoi këtë dhe menjëherë reagoi.

Dërgoi një reagim në polici për shkak të të dhënave të pasakta. Ai e dërgoi një e-mail në polici nga adresa [email protected] ([email protected]).

Në e-mail shkroi se ai është i gjatë 193 cm, se nuk ka ikur në këmbë por me automobil, dhe është 19-vjeçar nga Wurttembergu. Policisë i tha se kishte ikur nëpër kordonin e policisë dhe ata nuk janë të aftë ta kryejnë punën e tyre.

Përveç kësaj ai shkroi se me tren do të ikë për në Berlin, ndërsa më pas në Hamburg ku me siguri nuk do ta gjejnë sepse ai është qytet i madh. Policia megjithatë falë emailit gjeti Mercedesin e kuq, ndërsa Davidin e gjeti të martën në Hamburg
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: “Tung, këtu hajni, gabim më keni përshkruar”

Ky po që qenka hajdut, vihet në sedër për gabimet e identikitit që krijon policia. Prototip i filmit "Catch me if you can" :p
 
Top