• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Vrasësi i Facebook” pritet të lëshohet së shpejti

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Në mes pritjesh dhe një doze skepticizmi, të ashtuquajturit "vrasësit e Facebook" më në fund e kanë filluar versionin Alpha të faqes së tyre, të quajtur Diaspora.
Zyrtarët e kësaj faqe thonë se ata tashmë kanë dërguar ftesat e para tek njerëzit që e kanë përkrahur idenë e tyre fillimisht. Një e tillë ka mundur të ju vijë edhe juve, nëse jeni prej atyre që besoni në këtë projekt.

Për të gjithë ata që nuk e dinë saktësisht se si funksionon kjo faqe, më poshtë është një përshkrim i shkurtër.

Diaspora ju lejon të bëni çfarëdo qoftë që ju pëlqen të bëni online, si: cicërima në Twitter, shpërndarja e vegzave dhe fotografive, postimi i “gjërave” në Flickr, ndërsa të dhënat tuaja mbeten plotësisht nën kontrollin tuaj.

Ju e posedoni informacionin tuaj dhe vetëm ju mund t’i lejoni njerëzit për të parë atë që ju dëshironi, thjesht përmes krijimit të një "liste" të njerëzve, pa pasur nevojë për ndryshime të vazhdueshme në funksionet tuaja të privatësisë.

Në fakt, Diaspora nuk është një faqe e vetme, por përkundrazi shumë njerëz e përdorin të njëjtin softuer për tu lidhur dhe për të formuar një rrjet.
 
Top