• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
1 Prilli, e njohur botërisht si dita e gënjeshtrave, i ka kushtuar 20 ditë burg një shtetasi kosovar nga Klina.


30-vjecari me inicialet R.B., lajmëroi policinë për sulm ndaj filialit të “Raiffeisen Bank” në Klinë. Policia e mbërritur në vendngjarje mësoi se lajmi i marrë ishte në kuadër të ditës së gënjestrave.

Por, ngjarja është bërë tragjikomike, kur një patrullë tjetër e policisë në rajonin e Zllakuqanit, me të marrë vesh “sulmin” është nisur për t’i ardhur në ndihmë kolegëve.

Për fat të keq, gjatë rrugës makina e tyre është përplasur me një shtyllë elektrike, ku kanë mbetur të plagosur tre policë. Ndërkohë që makina e tyre është dëmtuar thuajse totalisht.

Kjo ngjarje konfirmohet edhe nga zëdhënësi rajonal i Policisë, rreshteri Xhevat Ibra. Ai deklaroi se qytetari R.B. është dënuar me 20 ditë burg të menjëhershëm, me aktvendim të Gjykatës Komunale te Klines me akuzën e Kundërvajtjes, për lajmërim të rremë që është pasuar edhe me një aksident të automjetit policor dhe plagosjen e tre policëve me këtë rast. “Personi në fjalë dënimin do ta vuajë në Pejë”, ka thënë zëdhënësi Ibra.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,117
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Po ky tipi skishte ndonje shaka me te bukur lol
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

ca rrote ky ncncncnnc
 

born_to_love

elektron i lire
Anëtar
Mar 6, 2010
Postime
87
Pikët
0
Vendndodhja
Greece
Përgjigje e: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Eeeeeeeeeeeeeee njecik e tepruar genjeshtra...shyqyr te pakten nuk paska pas viktima.Edhe denimi besoj eshte mese i pranueshem dhe tolerues
 

patrokli

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
155
Pikët
0
hahahahaahhahaa sa e modhe kjooooo , ishallah e mbaj mend per vitin tjeter qe ta bej dhe un :D
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Ec mo se dhe denimi qe i kane dhene genjeshter do jete :p
 

patrokli

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
155
Pikët
0
un do ta bej ja mbajeni mend vetem nese do harrohemi po edhe po u harrum prap do me shikoni ne tv ne 1 prill :D
 
Top