• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

10 gjerat qe nuk dini per banjot

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Te gjithe i perdorim banjot neper lokale, institucionet apo kompanite ku jemi te punesuar, por rralle hapim biseda rreth tyre.

Megjithate mbi kete argument ka shume kuriozitete, teknologji, pse jo, edhe kulture. Po ju njohim me 10 gjera qe ndoshta nuk i dini lidhur me banjot.

1. Tualeti i pare me uje te bollshem eshte krijuar 30 mije vjet para Krishtit, ne Greqi. Shkarkimi i ujit pasi mbarohen nevojat personale i dedikohet ne fakt hidraulikut britanik Thomas Crapper, ne shekullin XVIII.

2. Sipas statistikave qendrojme ulur ne tualet per rreth 3 vite te jetes sone. Ne Shtetet e Bashkuara ekziston nje shtepi botuese "Bathroom Reader", e specializuar ne publikimin e librave qe lexohen ne banje.

3. Ne nje banjo publike ndodhen 40 mije baktere per centimeter katror. Me mire eshte te futeni ne banjot me pak te perdorshme nga masa, sepse eshte me e paster.

4. Nje sondazh i kryer ne Amerike, gjate pushimeve te Superbowl, (nje prej eventeve televizive me te ndjekur ne bote), konsumohet me shume uje ne banje se ne çdo moment tjeter te vitit.

5. Pasi jane pyetur me mijera turiste, rezulton se banjot me te pista jane ato ne Britani, te ndjekura nga banjot e Greqise, Tajlandes dhe Frances.

6. Shtepia e Bardhe ka 30 banjo dhe ne Pentagon konsumohen 630 topa letrash higjienike ne dite.

7. Grate, per te kryer nevojat personale, marrin 60 per qind kohe me shume se sa burrat. Kjo justifikon faktin qe ne banjon e grave ka gjithnje radhe.

8. Teknologjia per riciklimin e mbetjeve organike te astronauteve ne bordin e Shuttle kushton rreth 18 milione euro.

9. Sim Jae-Duck, president i World Toilet Association,shoqates boterore te prodhuesve te tualetit, ka nje shtepi ne forme banjo me shkarkues. Ndertesa e çuditshme ndodhet ne Sueon, rreth 40 kilometra larg Seulit dhe ze nje siperfaqe prej 420 metra katrore.

10. Aktualisht 40 per qind e popullsise ne bote nuk ka nje tualet familjar apo personal. Kjo shkakton edhe rritjen e vdekshmerise per shkak te mikrobeve dhe infeksioneve qe merren per mungese te nje banjoje higjienike.
 
Top