• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
10 gjëra që nuk dini për gjumin !!!

Gjumi është shumë i mirë për rikarikimin e trurit, qelizat autoriparohen dhe trupi fiton energji të reja.
Gjumi mbetet ende objekt studimi, ëndrrat mbeten mister për shkencën, megjithatë mbi shumë aspekte është hedhur dritë.

Jo të gjithë kanë informacionin e duhur për gjumin, ndaj po ju tregojmë 10 kuriozitete që nuk i keni lexuar më parë.

1. Orët e nevojshme të gjumit, varen nga mosha
-16 orë për të sapolindurit
- 10 orë për 3-18-vjecarët
-8 orë për 19-55-vjecarët
- 6 orë për mbi 56-vjecarët

2. Për sa kohë mund të mbijetosh pa gjumë? Nëse pa ushqim mund të jetosh edhe për dy javë, pasi kalojnë 11 ditë pa gjumë njeriu përjeton 'gjumin e përjetshëm'.

3. Sa flenë kafshët? Më gjumashët janë koalat që flenë 22 orë në ditë, lakuriqët e natës që flenë 20 orë, milingonat e mëdha që flenë 18 orë, ndërsa më pak fle xhirafa me vetëm 2 orë në ditë dhe elefanti aziatik me 3 orë në ditë.

4. Kur delfini fle, vetëm gjysma e trurit të tij pushon, gjysma tjetër është aktive për të rregulluar ciklin e frymëmarrjes.

5.Të shohësh ëndrra është po aq e domosdoshme sa edhe të marrësh frymë. Personat që nuk shohin ëndrra tregojnë se kanë probleme me personalitetin.

6. 12 përqind e njerëzve shohin ëndrrat bardhezi. Në të kaluarën ky numër ka qenë më i lartë, por me shpikjen e televizorit me ngjyra numri ra në mënyrë drastike.

7.Endërrojmë fytyrat e personave që i kemi parë më parë, pavarësisht nëse i kujtojmë apo jo.

8. Vetem 5 minuta pas zgjimit 50 përqind e ëndrrave harrohen dhe brenda 10 minutave, 90 përqind e tyre zhduken njëherë e përgjithmonë nga kujtesa.

9. Një cift në katër fle në krevate të ndarë. Sipas disa testeve meshkujt, pas zgjimit nga një natë të cilën e ndanë shtratin me një grua, e kishin nivelin e stresit më të lartë krahasuar me meshkujt që flinin vetëm.

10.Crregullimet, somnambulizmi janë anomali gjatë procesit të gjumit. Krime të ndryshme janë kryer gjatë gjendjes së gjumit të thellë.

 

Jolene

Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,477
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

6. 12 përqind e njerëzve shohin ëndrrat bardhezi. Në të kaluarën ky numër ka qenë më i lartë, por me shpikjen e televizorit me ngjyra numri ra në mënyrë drastike.

hahahaha me falni po kjo qeka qesharake

-8 orë për 19-55-vjecarët

Nje gje skuptoj un!! Po fjeta 8 ore zgjohem shume e lodhur koka me rendon me shume se trupi, po fjeta me pak ngrihem me e kthjellet -mendon-
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

Nje gje skuptoj un!! Po fjeta 8 ore zgjohem shume e lodhur koka me rendon me shume se trupi, po fjeta me pak ngrihem me e kthjellet -mendon-
seriozisht edhe une nese flej me pak se 8 ore ndihem me i kthjellet..
 

shadow

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 21, 2010
Postime
15
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

nje person duhet te jete ne gjum patjeter gjate ores 1-3 te nates. gjate ketyre oreve behet nderrimi i qelizave ne trup i cili ka te bej me pozicionin e djellit. Nqs njeriu nuk eshte ne gjum gjate ketyre oreve mund te rikuperoj gjumin e humbur po jo nderrimin e qelizave.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

2. Për sa kohë mund të mbijetosh pa gjumë? Nëse pa ushqim mund të jetosh edhe për dy javë, pasi kalojnë 11 ditë pa gjumë njeriu përjeton 'gjumin e përjetshëm'.
-pff- ato te Britanis madhe u can duke fjet ka 72 ore qe te hyn ne libren e te cmendurve e nuk shkun ne ''gjumin e perjetshem'' ...


-8 orë për 19-55-vjecarët
- 6 orë për mbi 56-vjecarët
:O


12 përqind e njerëzve shohin ëndrrat bardhezi. Në të kaluarën ky numër ka qenë më i lartë, por me shpikjen e televizorit me ngjyra numri ra në mënyrë drastike.
Bobo dmth sipas asaj kohe qe kan qen TV-t bardh e zi edhe endrrat i kan pa bardh e zi ..?! ``1``

Personat që nuk shohin ëndrra tregojnë se kanë probleme me personalitetin.
``brutal``

Vetem 5 minuta pas zgjimit 50 përqind e ëndrrave harrohen dhe brenda 10 minutave, 90 përqind e tyre zhduken njëherë e përgjithmonë nga kujtesa.
ehhh e mir kjo fiks per ate qe enderroj me ardhsh ke 90 % :p
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

10 gjëra që nuk dini për gjumin !!!

6. 12 përqind e njerëzve shohin ëndrrat bardhezi. Në të kaluarën ky numër ka qenë më i lartë, por me shpikjen e televizorit me ngjyra numri ra në mënyrë drastike.

pika e 6. shum interesante ...

e ne kohen kur nuk ka pas TV . !!!!!????
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

seriozisht edhe une nese flej me pak se 8 ore ndihem me i kthjellet..
"Nuk e lexo qe ata qe jane mbi moshen 56 vjeç duhet te flejne 6 ore ne dite".

Pershendetje Usa.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

Po ata qe e kan televizorin 3D ?.Si i shofin ondrat me syze.
hahahaaaaa , ata qe kan kso televizora i bojn andrat MP3 , edhe i ruajn ne PC ...

p.s. pershendetje miku im :)
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

hahahaaaaa , ata qe kan kso televizora i bojn andrat MP3 , edhe i ruajn ne PC ...

p.s. pershendetje miku im :)
Per tu habit,bokan gjithe kete pune,gjithe ky mundim me mbajt men se e pe endren bardh e zi apo me ngjyra.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

me sa e di une , se njerzit qe flejn diten , edhe shofin andra , ato andra nuk tregojn asgjo .. andrat e dites jan pa kuptim.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

me sa e di une , se njerzit qe flejn diten , edhe shofin andra , ato andra nuk tregojn asgjo .. andrat e dites jan pa kuptim.
Nuk eshte se ata qe flejne diten shofin ondra pa kuptim,shofin te njejtat endra qe shikojn dhe naten.Vetem se kur fle diten i shef endrat e nates me vones,nuk i shef direkt,i shef te regjistrume.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

une ni here e kam pa te njejten ander dy here .. edhe nuk isha i knaqun , se ka pas pak ndryshime ..
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

une ni here e kam pa te njejten ander dy here .. edhe nuk isha i knaqun , se ka pas pak ndryshime ..
Kshu esht kur nuk fle noten,i shef ondrat diten dy her resht.I shef endrat me seri.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

:d:d:d
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: 10 gjerat qe nuk dini per gjumin ...

vetemse Drakulla , Busavata edhe Serafim Dilo nuk flejn naten ..
Busave,lej ata dy te fundit,se nuk flejn naten..se kan frik mos shofin endra.
Po Drakulla si i shifte endrat ?Bardh e zi..apo me ngjyra.
 
Top