• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Ndërsa sezoni i verës po afron, shtohen pikëpyetjet për njerëzit që po mendojnë se ku të kalojnë pushimet e tyre të radhës. Revista amerikane “TMZ”, ofroi sot dhjetë destinacione të mundshme, në dhjetë ishujt që duhet të vizitohen me çdo kusht gjatë jetës.

1. Bali – Një vend i mrekullueshëm, ku pamjet piktoreske bashkohen me oqeanin, diellin dhe vlerat shpirtërore. Bali është vetëm një prej 17 mijë ishujve që përbëjnë Indonezinë, por është i vetmi ku hindutë përbëjnë shumicën.

Tre tempuj të lashtë dhe të mrekullueshëm hindu janë në destinacionet kryesore të vizitorëve, ashtu si gryka e një vullkanit ende aktiv, përgjegjës për shkatërrimin e disa dhjetëra fshatrave, në shpërthimin e tij të fundit të vitit 1963.

2. Vieques – Një ishull i vogël, nën sovranitetin e Puerto Rikos, është një prej perlave më të mëdha të pazbuluara të planetit. Ishulli ishte një bazë amerikane deri në vitin 2003, prandaj vetëm së fundmi ka nisur të zhvillohet.

Plazhet e tij të virgjëra, rëra e bardhë dhe uji i kristaltë i Oqeanit Atlantik e bëjnë këtë ishull një destinacion të mrekullueshëm për kampistët apo për ata që preferojnë pushime luksoze me çmim të ulët.

3. Isla de Pascua – I quajtur ndryshe Ishulli Lindor, ky territor i vogël prej 163 kilometrash katror i përket Kilit, edhe pse ndodhet 3 500 kilometra nga brigjet e shtetit amerikanojugor.

I ndodhur në mes të Oqeanit Paqësor, Isla de Pascua është një destinacion unik kulturor, ku rreth 900 statuja që datojnë përpara lindjes së Krishtit i kanë mbijetuar kohërave.

4. Ischia – Destinacioni i njerëzve më të pasur italianë dhe europianë, Ischia është një ishull luksoz, mrekullitë e të cilit janë shfrytëzuar e vlerësuar që prej 2 000 vitesh.

Perandorët romakë, grekët, turqit dhe së fundmi sheikët arabë, të gjithë çmenden për perlë të ndodhur në mesin e Detit të Mesdheut, shumë pranë brigjeve të Italisë.

5. Chiloe – Shtrihet në një arqipelag të ndodhur në perëndim të Kilit, por pyjet e dendura, jeta e egër, historia dhe tradidat e banorëve vendas nuk ngjasojnë me asgjë tjetër në planet.

Në mes të legjendave që vendasit tregojnë për ishullin e mbushur me anije fantazëm dhe qënie të tjera të përbindshme, shtrihet një prej parqeve më të çmuar natyrorë të planetit.

6. Bora Bora – I ndodhur në Polinezinë franceze, në mes të Oqeanit Paqësor, ishulli shtrihet në këmbët e malit Pahia dhe Otemanu, midis të cilëve gjendet krateri i vullkanit që ka krijuar ishullin me dhjetëra mijëra vjet më parë.

Resortet turistike, çmimet relativisht të ulta prej 200 dollarësh për një natë në një dhomë çift, ushqimi i mrekullueshëm vendas dhe luksi që mund të shijohet në çdo cep, e bëjnë Bora Borën një ishull që duhet vizituar patjetër një herë gjatë jetës.

7. Kepi Perëndimor – Destinacioni më i njohur i Floridës, ka inspiruar shumë njerëz të rëndësishëm, midis të cilëve shkrimtarin Ernest Hemingway apo presidentin amerikan të viteve 1945-53, Harry Truman.

Në këtë destinacion turistik, stili amerikan i jetesës bashkohet me argëtimin dhe shfrenimin pa fund, në çdo orë të ditës, së bashku me një diell të nxehtë në çdo stinë të vitit.

8. Penang – Të ecësh në rrugët e ngushta të Xhorxhtaunit dhe të shijosh ushqimin vendas, në qytetin më të madh të ishullit malajzian të Penangut, është një përvojë unike jetësore.

Pjatat e mrekullueshme të detit, e kanë shndërruar këtë destinacion turistik të famshëm në të gjithë botën. Në fakt, vendasit i ruajnë me fanatizëm recetat sekrete të gatimeve të tyre, prandaj për të provuar shijen e veçantë malajziane, duhet të udhëtosh patjetër deri në Penang.

9. Galapagos – Ishujt e ndodhur të vetmuar në mesin e Paqësorit u bënë të famshme për herë të parë në vitet 1800, pas studimeve mbi evolucionin që Charles Darwin kreu në këto ishuj.

Përveçse janë shtëpia e shumë specieve të gjalla që nuk ndodhen në asnjë cep tjetër të planetit, ishujt ofrojnë ujvara mahnitëse, plazhe të mrekullueshme, pyje të dendur dhe male të thepisur për të gjithë ata që janë të apasionuar pas alpinizmit.

10 – Ishujt e Palmës në Dubai – Në listën e dhjetë ishujve më të bukur të planetit, Ishujt e Palmës në Dubai janë të vetmit që nuk janë krijuar nga natyra.

Megjithatë, jo për këtë, resortet e palmave janë më pak tërheqës për t’u vizituar. Ato shërbejnë si një destinacion perfekt, për të treguar se çfarë është në dorë të bëjë fantazia njerëzore, e pajisur me shuma të çmendura parash.
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: 10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes

Balin e konfirmoj se e kam vizituar vete ne 2007 dhe ne 2010.. ja vlen me te vertete..eshte mrekulli
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: 10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes

pa dashur te behem polemik; ishulli vieques nuk eshte nen sovranitet te porto rikos por nen sovranitet te shba-se...
vete porto riko eshte nen sovranitetin e shba-se...
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: 10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes

E perse duhen perpara vdekjes?
Apo kur te shkosh ne parajas, ose ne ferr, mund ti maresh si fotografi me vete per te shitur mend?
 

Gjirfabe

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 6, 2010
Postime
17
Pikët
0
Vendndodhja
Boston, MA
Përgjigje e: 10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes

E perse duhen perpara vdekjes?
Apo kur te shkosh ne parajas, ose ne ferr, mund ti maresh si fotografi me vete per te shitur mend?
Ka shume mundesi te ngrene pikavarazhin e rezumes per intervistat ne ate bote!

Po ne qofte se i sheh ne film (DVD) quhen, apo duhet ti cingesh patjeter!?
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: 10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes

Po mua qe me pelqejne vendet malore ... Alpinizem , ski e gjera te tilla? Boohhhh
 
Top