• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

10 Keshilla perdorimi te .htaccess

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
558
Pikët
28
Vendndodhja
Forum



Dokumenti .htaccess (Hypertext Access File) është një mjet për konfigurimin e webserverit Apache. Ky ështënjë dokument i thjeshtë i cili është i vendosur në root të faqes tuaj edhe që mund të ndryshohet me anë të një notepadi të thjeshtë. Më poshtë kam rënditur 10 këshilla se si ju mund të përdorni këtë dokument për të konfiguruar gjëra në serverin tuaj. Kujdes sepse dokumentet .htaccess janë shumë të ndjeshëm edhe një gabim i vogël sintaksoj mund t’ju shkaktoj edhe mos funksionimin e serverit.

Këshillat janë të nevojshme për persona fillestar që duan të rrisin sigurinë në faqen e tyre pa përdorur Plugin apo gjëra të ngjashme.

1. Krijimi i faqeve të gabimeve.

Faqet e gabimeve janë gjëra që i ndihmojnë vizitorët e thjeshtë të kuptojnë se ato kan bër një gabim në link apo që serveri nuk punon saktësisht. Për të bër ridrejtimin e tyre ne mund të përdorim .htaccess duke shtuar kodet e mëposhtëme:

ErrorDocument 401 /error/401.phpErrorDocument 403 /error/403.phpErrorDocument 404 /error/404.phpErrorDocument 500 /error/500.php2. Bllokimi i disa IP-ve

Nëse keni disa IP që ju bëjnë Spam ose që doni ti bllokoni, kjo është fare e thjeshtë me .htaccess. Duke parë që shumë persona ankohen nëpër forume Shqiptare se i klikojnë nëpër Google Adsense kot më kot, duke përdorë këtë mënyrë të bllokimit të IP ju nuk mund ti lejoni ato persona të vijnë në faqen tuaj.

allow from alldeny from 112.342.14.221deny from 112.143. Përcaktoni adresën e emailit të Administratorit të serverit.

Ju mund të përcaktoni adresën email të administratorit të serverit duke shtuar kohet e mëposhtëme:

ServerSignature EMailSetEnv SERVER_ADMIN [email protected]4. Bllokimi i Hotlink

Ju mund të keni shumë imazhe në faqe edhe dikush tjetër mirë qe ju vjedh artikujt por edhe imazhet i linkon direkt nga faqja juaj. Kjo gjë ju shkakton ngadalësim të faqes edhe harxhim te bandwidth. Për të mbrojtur imazhet tuaja edhe që ti bëni tjetrit ti shfaqet një figurë (që vendosni ju cfare) kur ai linkon tek imazhet tuaja, vendosni kodni e mëposhtëm.

Options +FollowSymlinks# Mbroni HotlinkRewriteEngine OnRewriteCond %{HTTP_REFERER} !^$RewriteCond %{HTTP_REFERER} !^http://(www.)?domainijuaj.com/ [nc]RewriteRule .*.(gif|jpg|png)$ http://domainjuaj.com/img/imazhi_alternativ.png [nc]5. Bllokoni useragents

Duke shtuar kodet e mëposhtëme ju mund të bllokoni të gjithë user agents që nuk doni të hyjnë në faqen tuaj. Poshtë keni një shembull kodi që bllokon, por ai mund të variojë në varësi të asaj që kërkoni të bllokoni.

## .htaccess Code :: FILLIMI## Bllokoni User AgentsSetEnvIfNoCase user-Agent ^FrontPage [NC,OR]SetEnvIfNoCase user-Agent ^Java.* [NC,OR]SetEnvIfNoCase user-Agent ^Microsoft.URL [NC,OR]SetEnvIfNoCase user-Agent ^MSFrontPage [NC,OR]SetEnvIfNoCase user-Agent ^Offline.Explorer [NC,OR]SetEnvIfNoCase user-Agent ^[Ww]eb[Bb]andit [NC,OR]SetEnvIfNoCase user-Agent ^Zeus [NC]Order Allow,DenyAllow from allDeny from env=bad_bot## .htaccess Code :: FUNDI6. Drejtoi vizitorët tek një IP tjetër

Nëse ju doni ti drejtoni vizitorët diku në një faqe apo IP tjetër edhe ti jepni akses vetëm disa personave (ip) të caktuar, mund ti hidhni një sy kodit të mëposhtëm.

ErrorDocument 403 http://www.domainijuaj.comOrder deny,allowDeny from allAllow from 123.45.67.890Allow from 142.55.66.1237. Hiqni pyetjen e shkarkimit

Normalisht kur ju shkarkoni dicka nga një faqe interneti del një tabelë e cila pyet nëse doni ta shkarkoni atë apo jo (ta ruani në pc). Për të hequr këtë lloj kërkese mund të përdorim kodin e mëposhtëm. Duhet të keni parasysh që nëse keni file extension të tjerë përvec atyre të listuar duhet ti shtoni në listë.

AddType application/octet-stream .pdfAddType application/octet-stream .zipAddType application/octet-stream .mov8. Bllokoni hyrjet në dokumentin .htaccess

Ju mund të bllokoni të gjitha hyrjet në dokumentin .htaccess për të modifikuar atë. Në këtë rast në broswer personave do ti shfaqet një error 403

# siguro dokumentin htaccessorder allow,denydeny from all9. Drejtoni një domain të vjetër tek një i ri.

#drejtoni domainin e vjeter tek i riuRewriteEngine OnRewriteRule ^(.*)$ http://www.domainijuaj.com/$1 [R=301,L]10. Vendosja e faqes default

Normalisht si default është index.html (.php) por nëse ju doni ta ndryshoni këtë atëher mund të përdorni kodin e mëposhtëm. Në rastin e treguar default page është info.html

# vendosni default page tuajenDirectoryIndex info.html10 Keshilla perdorimi te .htaccess është një postim nga: RomeoLab.Com




Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top