• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

10 Ore Gjume Ne Dite Mund Te Ndihmojne Te Jetosh 100

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum





A do te dëshiroje të arrije moshën 100 vjeçare? Kush nuk do të dëshironte. Epo, shko bëj 10 orë gjumë sepse kështu sugjeron një studim i ri.

Gjumi, siç e dimë të gjithë, është një faktor kryesorë në rigjallërimin e trupit dhe aktivizimin e sistemit imunitar.
Në këtë studim shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që kanë arritur të 100tat ka gjasa që së paku të bejne 10 orë gjumë nate.
Studimi ka përfshi analizat e të dhënave të një ankete Kineze të vitit 2005.* Ky studim përbënte 15,638 të rritur të moshës 65 e më të vjetër dhe ka përfshirë 3,927 tjerë të moshës 90 deri 99 dhe 2,794 të cilët ishin më të vjetër se 100 vjet, raporton The Daily Express.

Dr. Danan Gu, i Univerzitetit Shtetërorë Portland në Oregon, thotë: “Rreth 65 përqind e tyre në përgjithësi kanë raportuar se kualiteti i gjumit të tyre ishte i mirë apo shumë i mirë, dhe se koha mesatare e gjumit që ata bënin gjatë ditës ishe shtatë orë e gjysmë duke përfshirë këtu edhe gjumin e shkurtë gjatë ditës.”

Për çudi, ata të moshës 100 e tutje ishin për 70 përqind me më shumë gjasa të raportonin kualitet të mirë të gjumit se sa pjesëmarrësit më të ri të moshës 65 deri 79 vjeç”

Pjesëmarrësit e moshës 100 vjeçare e tutje ishin me 70 përqind me më pak gjasa që të flinin për 5 orë apo më pakë në ditë po me më shumë gjasa që të flinin për 10 orë apo më shumë në ditë.”

“Meshkujt, kundrejt grave, për 23 përqind më shumë raportonin të bënin gjumë të mirë.”

Kur njerëzit bien në gjumë qelizat e tyre rigjenerohen dhe ata gjithashtu largojnë materiet toksike nga trupi i tyre dhe aktivizojnë qelizat e sistemit imunitar.

Kështu pra nëse dëshironi të jetoni më gjatë atëherë mundohuni të bëni gjumë të qetë dhe nëse keni mundësi dhe ua premton koha atëherë pse jo edhe të flini për 10 orë në ditë.

Ky hulumtim është publikuar në Maj në gazetën periodike Sleep.

Kliko Per te shkarkuar Librin 27 KESHILLAT SHENDETSORE QE DUHET TI DINI!

10 Ore Gjume Ne Dite Mund Te Ndihmojne Te Jetosh 100

Poste te ngjashem:
  1. Gjashte Veset Te Mira Shendetsore Qe Mund Ti Filloni SOT Të gjithë dëshirojmë të jemi të shëndetshëm, apo? Edhe pse...
  2. A Zvogelojne Ushtrimet Rrezikun Ndaj Kancerit? Hulumtuesit Finlandez se fundi kane ardh ne perfundim se nese...
  3. Mungesa e Gjumit Me Shume Godet Femrat Hulumtimet e mehershme kane sugjeruar se njerezit qe flejne me...
  4. Dieta me Molla – Dieta Me 3 Molla Ne Dite Dieta me molla ose ndryshe si e quajnë dieta me...




Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top