• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

10 Programuesit “V.I.P”

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum



Në këtë postim do të listoj 10 personat më të rëndësishëm të botës së programimit. Persona që kanë ndryshuar shumë gjëra edhe pa të cilët shumë programe apo teknika ndërtimi faqesh nuk do të ekzistonin. Gjithashtu ato janë edhe nga personat më të pasur në botë.



1. Tim Berners-Lee

Ky është krijuesi i HTML (hyper text markup language) dhe i World Wide Web. Besoj pa punën e këtij personi nuk do të ishim këtu sot.



2. Matt Mullenweg

Matt është themeluesi i platformë më të famshme për Blog, Wordpress. Në vitin 2005 ai krijoi kompaninë Automattic e cila qëndron mbas Wordpress edhe Akismet.



3. Larry Page

Larry është bashkëthemeluesi i Google bashkë me Sergey Brin. Ai është personi i 7 më i pasur në Amerikë edhe i 27 më i pasur në botë.



4. Sergey Brin

Gjysma tjetër që qëndron mbas Google. Në vitin 2008 sipas revistës Forbes u rëndit i 28. në 50 personat më të pasur në botë.



5. Linus Torvalds

Personi më i dashur në komunitetin Open Source. Ky është krijuesi i sistemit operativ të famshëm Linux. Sot ekzistojnë shumë versioni të këtij Sistemi Operativ.



6. Dennis Ritchie

Dennis njihet si krijuesi i gjuhës së programimit C edhe si një nga zhvilluesit e mëtejshëm të sistemit operativ Unix. Ka marr medalje të ndryshme për punën e tij.



7. Brian Kernighan

Zhvilloi sistemin operativ Unix përkrah Ritchie edhe Thomson. Gjithashtu ka një dorë të mirë në krijimin e idene e WYSIWYG (what you see is what you get).



8. Rasmus Lerdorf

Rasmus është krijuesi i gjuhës PHP. Dy versionet e para ai dha falas edhe më pas ndihmoi goxha në zhvillimin e versioneve të mëvonshëm.



9. James Gosling

James është një nga programuesit më të njohur. Ndryshe njihet edhe si babai i gjuhës së programimit Java. Tani është shkrues në disa artikuj teknik të Apple.



10. Brendan Eich

Brendan është një tjetër programues i njohur. Gjithashtu është themeluesi i JavaScript. Momentalisht është Chief Technology Officer tek zyrat e Mozilla.

10 Programuesit “V.I.P” është një postim nga: RomeoLab.Com




Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top