• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

100 shprehjet filozofike për parat

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
1. ëParatë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratëë.
Jackie Mason

2. ëTek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorëë.
Thënie amerikane

3. ëParatë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiareë.
Woody Allen

4. ëKoha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtënë.
John Updike

5. ëNëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankësë.
JP Getty

6. ëNuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë ... ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbraë.
Family Guy

7. ëE vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë ... është të kesh shumë prej tyreë.
Edith Wharton

8. ëNëse doni të dini se ëfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jepë.
Thënie e vjetër irlandeze

9. ëJini të pasur për veten tuaj ... dhe të varfër për miqtëë
Juvenal

10. ëNëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disaë.
Benjamin Franklin

11. ëMe 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si ... dashuria!
Homer Simpson

12. ëMënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishitë.
Katharine Whitehorn

13. ëFinanca është arti i kalimit të parave nga dora në dorë derisa më në fund të zhduketë.
Robert W. Sarnoff

14. ëGjithëka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumturë.
Spike Milligan

15. ëE ëëvlerë ka lumturiaë Ajo nuk tëi blen dot paratëë.
Henry Youngman

16. ëShumë njerëz shpenzojnë paratë që sëi kanë fituar, për të blerë gjëra që sëi duan, për tëi lënë mbresa njerëzve që sëi pëlqejnëë.
Will Smith

17. ëSikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë ... si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zviceraneë.
Woody Allen

18. ëAi që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqijaë.
Thënie amerikane

19. ëMes punës dhe familjes, vërtet që sëpo kaloj shumë kohë me paratë e miaë.
Thënie amerikane

20. ëNdryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tijë
Johnny Carson

21. ëNjë bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se sëke nevojë për toë.
Bob Hope

22. ëKushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazarë.
Bo Derek

23. ëKur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtetë.
Oscar Wilde

24. ëMonedha është e pavlefshme në ditët e sotmeë.
Yogi Berra

25. ëëdo ditë ngrihet dhe shikoj listën e ëForbesë për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punëë.
Robert Orben

26. ëGjithmonë merr para hua nga një pesimist ... ai nuk pret që ti tëia ktheshë.
Thënie amerikane

27. ëNëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj faturaë.
Earl Wilson

28. ëMos më thoni se ku i keni prioritetet. Më tregoni për ëfarë i shpenzoni paratë dhe unë do tëju tregoj se ëfarë janëë.
James W. Frick

29. ëArsimi formal do tëju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do tëju bëjnë të pasurë.
Jim Rohn

30. ëParatë janë realitetin, një tipar permanent i jetës së përditshme. Ato i japin jetës një ritëm të veëantë, një ëtërheqjeë të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në tëë.

31. ëParatë i krijojnë problemet atëherë kur nuk i kemi; na i shtojnë ato edhe kur i kemi. Por është vetëm një iluzion se ne jemi në kontroll të parave tona. E vërteta është se ne e dimë dhe e kuptojmë sa kontroll ushtrojnë mbi neë.

32. ëParatë na bëjnë zotërinj dhe skllevër. Pushteti ynë mbi paratë është i vërtetë, por vetëm kur kuptojmë pushtetin e tyre mbi neë.
Thënie franceze

33. ëShumë prej nesh i konsiderojnë amerikanët si ndjekës të parave. Kjo është një shpifje mizore, edhe pse është përsëritur nga vetë amerikanëtë.
Albert Einstein

34. ëAi, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithëka, mund të bëjë gjithëka për paraë.
Benjamin Franklin

35. ëNëse do të ishit të pasur, mendoni edhe të kursenië.
Benjamin Franklin

36. ëKush është i pasurë Ai që është i kënaqur. Kush është aië Askushi.
Benjamin Franklin

37. ëPasuria mund të na aftësojë të bëjmë favore; por hirin pasuria sëna e jepë.
Charles Caleb Colton

38. ëTë ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore nëntëmbëdhjetë; rezultati, lumturi. Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore njëzet e gjashtë paund; rezultati, mjerimë.
Charles Dickens

39. ëNëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerëtë.
Christina Stead

40. ëParatë e tepërta janë delli i luftësë
Cicero

41. ëParatë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveëse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është lojaë.
Donald Trump

42. ëParatë janë delli i dashurisë, si dhe i luftësë.
Doktor Thomas Fuller

43. ëPo jetoj kaq larg të ardhurave të mia, sa mund të thuhet se po jetojmë të ndarëë.
Anonim

44. ëKurseni nga pak ëdo muaj dhe në fund të vitit do të habiteni se sa pak që kenië.
Ernest Haskins

45. ëTë pasurit janë shkuma e tokës në ëdo shtetë.
G.K. Chesterton

46. ëMungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijaveë.
George Bernard Show

47. ëNjerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënitë.
George Eliot

48. ëParatë ju ëlirojnë nga të bërit e ëdo gjëje që sëpëlqeni. Meqë sëmë pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punëë.
Groucho Marx

49. ëVlera kryesore e parave është në faktin se njerëzit jetojnë në një botë e cila mbivlerësohetë.
H.L. Mencken

50. ëBëjeni paratë perëndinë tuaj, dhe do tëju shkatërrojë si djalliëHenry Fielding
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: 100 shprehjet filozofike për parat

51. “Nëse mund t’i numëroni paratë, nuk keni një miliardë dollarë”.
J. Paul Getty

52. “Kam aq para sa të më mbeten deri në fund të jetës, deri në momentin që do të blej diëka”.
Jackie Mason

53. “Një rrogë e mirë është receta më e mirë për lumturinë që kam dëgjuar ndonjëherë”.
Jane Austen

54. “Një njeri i zgjuar duhet ta ketë paranë në kokë, por jo në zemër”.
Jonathan Swift

55. “Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtën”.
Julius Rosenwald

56. “Kurrë s’e kam përfunduar gjimnazin, megjithatë jam i pasur dhe i suksesshëm”.
Këngëtar anglez

57. “Nëse doni të ndiheni të pasur, mjafton të numëroni gjërat që keni dhe që paratë s’i blejnë”.

58. “Paratë janë si shqisa e gjashtë, s’mund t’i përdorësh pesë të parat pa to”.
William Somerset Maugham

59. “Mund të bëheni të përkryer në diëka që doni. Mos i bëni paratë synimi juaj. Por, përkoni gjërat që doni të bëni, dhe atëherë bëjini ato aq mirë, sa të tjerët s’do t’jua ndajnë sytë”.
Maya Angelou

60. “Paratë ende s’e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër”.
Benjamin Franklin

61. “Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave”ë
Ayn Rand

62. “Intelekti ndërtohet paralelisht me ekonominë e parave”.
G. Simmel

63. “Paratë, nëse nuk të sjellin lumturi, të paktën të ndihmojë të jesh i mjerueshëm në luks”.
Helen Gurley Brown

64. “Arti nuk është në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyre”.
Fjalë e urtë

65. “Paratë janë vetëm një mjet. Do të të ëojnë ku të duash, por nuk do të të zëvendësojnë ty si shofer”.
Ayn Rand

66. “Paratë shpesh kushtojnë shumë”.
Ralph Waldo Emerson

67. “Nuk do të jetoni një ditë të lumtur, edhe sikur të keni fituar shumë para, nëse nuk bëni diëka për dikë që s’mund t’jua rikthejë”.
Ruth Smeltzer

68. “Dilni në botë dhe punoni sikur paratë mos kenë rëndësi, këndoni sikur askush s’ju dëgjon, dashuroni sikur kurrë mos jeni lënduar dhe kërceni sikur askush s’po ju sheh”

69. “është mirë të keni para dhe gjërat që i keni blerë me para, por është mirë që ndonjëherë të bëni një kontroll se mos keni humbur ndonjë nga gjërat që s’i keni blerë me para”.
George Lorimer

70. “Me para mund të blini një qen të mirë, por vetëm dashuria do ta bëjë të tundë bishtin”.
Richard Friedman

71. “Paratë kurrë s’e krijojnë një ide. është ideja që krijon paratë”.
Owen Laughlin

72. “Sa ndryshim bën sa shumë keë Ajo që s’keni është edhe më e madhe”.
Seneca

73. “Paratë janë barometri i virtytit të shoqërisë”.
Ayn Rand

74. “Shumë njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre, derisa ato përfundojnë, ndërsa të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre”.
Johann Wolfgang von Goethe

75. “Paratë dhe gratë janë më të kërkuarat”.
Will Rogers

76. “Paratë do të vinë kur bëni gjënë e duhur”.
Mike Phillips

77. “Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen më shumë se paratë”.
Thomas Jefferson

78. “Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të mira”.
Robert Bosch

79. “Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohen”.
Jim Rohn

80. “Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtit”.
Henry David Thoreau

81. “Nëse paratë s’mund ta blejnë lumturinë, të paktën ju lejojnë të zgjidhni një formë mjerimi”.

82. “Një burrë ka njëqind dollarë dhe ju e lini me dy dollarë. Kjo është zbritja”.
Mae West

83. “Paratë nuk rriten në pemë”.
Fjalë e urtë

84. “Paratë janë si dashuria; vret me ngadalë atë që e mban dhe gjallëron atë që e jep”.
Kahlil Gibran

85. “Nuk kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë”.
Ronald Reagan

86. “Nuk më interesojnë shumë paratë, se paratë s’ma blejnë dashurinë”.
Tekst nga “Beatles”.

87. “Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhep”.
Frank Hubbard

88. “Ekziston një mënyrë e lehtë për t’u kthyer nga kazinoja me një shumë të vogël: të shkosh atje me një shumë të madhe”.
Jack Yelton

89. “Të përzierat e makinës të vijnë kur kalon afati i pagimit të faturave”.

90. “Inflacioni ka shkatërruar gjithëka. Një monedhë përdoret vetëm si kaëavidë”.
Jackson Brown

91. “I kundërshtoj milionerët, por do të ishte e rrezikshme sikur të ma jepnin mua atë post”.
Mark Twain

92. “S’mund ta përballoj të humbas kohën duke bërë para”.
Louis Agassiz

93. “Kur ka para në poezi, por nuk ka as poezi në para”.
Robert Graves

94. “Kur has në para e heq qafe shpejt, para se të më futet në zemër”.
John Wesley

95. “Një xhepmbushur shpesh rënkon më shumë se një stomakbosh”.
Franklin Delano Roosevelt

96. “Pas një vizite në plazh, vështirë të mendosh se jetojmë në një botë materiale”.
Pam Shaw

97. “Masa e vërtetë e pasurisë është sa shumë do të vlenit sikur t’i humbisnit paratë”.

98. “Kur pema e fundit të jetë fishkur dhe lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë zënë, atëherë do të kuptojmë se s’mund ta hamë paranë”.
Fjalë e urtë indiane

99. “Do të më pëlqente të jetoja si një njeri i varfër me shumë para”.
Pablo Picasso

100. “Filozofia e parave kontribuon në edukimin e njerëzimit dhe i ndihmon njerëzit të kujtojnë se “matësi i të gjitha gjërave” duhet të jetë gjithmonë njeriu”.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Titulli: 100 shprehjet filozofike për parat

Keto lart jane thenie filozofike.

Thjesht fare se sjam filozofe : Parate jane Domosdoshmeri Absolute!
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Titulli: 100 shprehjet filozofike për parat

euuuuuuuuu hajdeni e thuni shqiptarve ju se parate sjan as gje :p:p:p ej rrime drejt e flasim tamam paraja te ben te harrosh veten tende( thenie nga una kjo)ahhahaha
 
Top