• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

11 prilli i vitit 1954, dita më e bezdisshme e shekullit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Është vërtetuar se 11 prilli i vitit 1954 ka qenë dita më e mërzitshme e shekullit 20. Gjatë atyre 24 orëve nuk ka ndodhur asgjë me rëndësi, qoftë lindje apo vdekje e personaliteteve me rëndësi.
Në shekullin e 20-të kanë ndodhur dy luftëra botërore, është shpikur interneti dhe televizori, ndërsa atë ditë ngjarja më e rëndësishme ka qenë organizimi i zgjedhjeve në Belgjikë. Po atë ditë prej gjithë personaliteteve “të njohura” ka lindur edhe akademiku turk Abdullah Atalar.

Shkenctarët në Cambridge kanë shqyrtuar 300 milionë fakte për ditën më të mërzitshme. William Tunsall-Pedo nga Cambridge tha se gjatë historisë çdo ditë ka ndodhur një ngjarje me rëndësi, por 11 prilli nuk është shquar për asgjë dhe kështu është shpallur si dita më bajat e shekullit, shkruan The Sun.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: 11 prilli i vitit 1954, dita më e bezdisshme e shekullit

Shyqyr qe me date 11 prill 1986 vdiq Komandanti yne i lavdishem, shoku Enver Hoxha, se ndryshe do kishte qene edhe kjo date dita me e merzitshme ne Bote.
 
Top