• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi. Ne fakt, secili ushqim ne kete list mbart ne vete nje liste te shumte te efekteve sheruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogelimi i kolesterines, mbrojtja ndaj semundjes se zemres dhe keshtu me radhe. Ha keto ushqimet e shendetshme dhe fillo te ndjehesh me i shendetshem.

Kivi

Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjitashtu përplot me vitamin C (dyfish sasin e portokallit), ka më shumë fiber se sa mollat, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Perzirja unike e vitaminave dhe mineraleve qe gjenden në kivi ndihmon kunder sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzirjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADNs por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Qershit

Kur flasim për ushqimet me te shendetshme aty kemi edhe qershit. Qershit mburren me nje list te gjate te fuqive sheruese. Qershit jane të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumorëve e gjihashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershit, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Gujava (Guava)

Gujava është një frut i vogël tropiak që mund të jet i rrumbullakët, oval apo në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm kështu që është vështirë të gjenden, varësisht se ku jeton. Por nëse i gjen atëherë ia vlen mundin. Gujava përmbajnë më shumë lisofene, antioksidant që lufon kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetër. Guavat përmbajnë lisofene gati për 20 përqind më shumë se domatet. Trupi jonë nuk mund të procesoj shumë nga lisofene që gjenden në domate nëse ato nuk përgaditen. Procesimi ndihmon në thyerjen e mureve e fortave të qelizave. Por, struktura qelizore e këti fruti lejon që antioksidanti të absorbohet pa marr parasysh nëse fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si është natyral. E përveç tjerash ky frut ofron vlerat ushqyese pa sodium që i shtohet produkteve të procesuara të domateve. Kështu që nëse i gjen… e din çfar duhet të bësh?

Fasulet

Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjakë dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që te trijat në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën Ushqimet Me Te Shendetshme.

Lakerishtet

Jo vetëm që janë tepër të pasura me materie ushqyese, por gjithashtu është ushqim pa kalori. Kalori për kalori, ofron katër herë kalcium më shumë se sa qumështi 2 përqind. Gram për gram ofron vitamin C sa një portokall dhe hekur më shumë se spinaqi. Është përplot me vitamin A dhe me shumë sasi të Vitaminës K, e gjithashtu ka shumë lloje të antioksidanteve karotenoid dhe fitokemikale mbrojtese.

Spinaqi

Ju veçmë e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni dit se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit te prostates, zorreve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundes së zemrës, goditjes në tru (pika ne tru), dhe dementis (çmenduris); zvogelon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitamines K, kalcium, vitamin A, vitamin C, folat, magnez dhe hekur.

Qepet

Qepet kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjes e trupi ky qepa ka efekt. Qepet përmbajnë enzime të fuqishme që lufojnë kancerin; konsumimi i qepes ka treguar të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostates dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterines (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

Karrotat

Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potent të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikezes se urines, zverkut, prostates, zorres, laringut dhe ezofagut.

Në anën tjetër dietat me pak karotenoid janë asociur me sëmundje kronike duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karote në ditë do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karrota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrah shëndetin e veshëve dhe syve.

Lakera

Lakera është një shtëpi përplot me vitamin K dhe C. Vetëm një grusht me laker ofron 91 përqind të sasis së rekomandur të vitaminë K, 50 përqind të vtaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si magnez, vitamin B6, folate e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira i keni së bashku me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori lakera ofron 11 përqind më shumë vitamina C se sa portokallet.

Brokoli

Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filgjan) me brokoli të ziera ofron 200 përqind të vitaminës C të rekomanduar (prap më shumë se portokalli), gati ka po aq vitamin K, dhe rreth përgjysmë të sasis së rekomanduar ditore të Vitamines A, së bashku me folate, fiber, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori brokoli përmbanë gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës. Po kërkon ushqimet më të shëndetshme, ja ku ke brokoli!

Lakera Jeshile (para)

Lakera Jeshile është tejet ushqyese, ka antioksidant të fuqishëm dhe është anti-inflamatore. Një filgjan me laker jeshile te ziera përmbajnë 1328 përqind të sasis së rekomandar ditore të vitaminës K (edhe 1228% më shumë!), 192 përqind të sasis së rekomanduar të vitaminës A, dhe deri 90 përqind të vitaminës C. E përveç tjerash është gjithashtu edhe burim i mirë i kalciumit dhe hekurit.

Luleradhiqet (Pipirit)

Po i njëjti bar i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura të ndryshme rreth globit. Një filgjan me flet të luleradhiqeve ofron 535 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 përqind të sasis së rekomanduar të vitaminës A. Fletët e Luleradhiqeve, apo pipirit ashtu si i quajmë ne në Kosovë, janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibres dhe potases. Nga të gjitha ushqimet është nga më të pasurit me vitamin A, në mesin e jeshileve (perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karotene. Nëse deri më tani nuk e keni ditur që konsumohen, tash kur e din që është nga ushqimet e shendetshme shëruese, a do të ndryshosh, a do fillosh ta konsumosh?

Keto jane pra ushqimet e shendetshme qe duhet ti beni pjese te dietes suaj. A ke ndonje tjeter qe do te deshiroje ta shtoje ne kete list te ushqimeve te shendetshme?

Kliko Per te shkarkuar Librin 27 KESHILLAT SHENDETSORE QE DUHET TI DINI!

12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Poste Te Ngjajshme:
  1. 10 Ushqimet e Shendetshme Per Detoksifikim Trupi Kur behet fjale per detoksifikim te trupit tone ka shume...
  2. Ushqimet Qe Ndihmojne Te Mbani Lekure Te Shendetshme Lekura eshte gjeja e pare qe njerezit shohin kur ju...
  3. Super Ushqimet Anti-Kancerogjene A e keni ditur që ajo që hani mund të...
  4. Ushqimet Kunder Mplakjes Nëse inkorporoni ushqime me shumë antioksidues (të cilët na mbrojnë...

Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: 12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Mrekullitë e natyrës

Studimet në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin, përmendin faktin
se forma e çdo peme, bime apo perimeje, tregon pjesën e trupit për të
cilën është e dobishme… Ja disa shembuj:

Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij!
Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë
qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit.

Avokado, patëlxhani dhe dardha, janë të domosdoshme për shëndetin e
mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado
për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të
mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së
mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9
muaj që të piqet plotësisht.

Kjo është një shtresë domatje e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse
zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet
bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

Fasulja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre… ajo u përngjan formës së tyre.

Fiku.. është pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi
i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve
si dhe pakëson gjasat e sterilitetit

Kjo është karrotë e prerë për së gjëri; I përngjan bebzës së syrit dhe
me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e
dobishme për shikimin.

Portokalli, limoni dhe agrumet tjera, u përngjajnë gjëndrave të cilat
tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit

Patatja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.

Qepa… u përngjan qelizave të trupit. Studimet tregojnë se qepa ndihmon
në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me
ç’rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.

Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr
rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se
rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.
 
e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: 12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to.
Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në
eshtra.

Të luftosh stresin është e mundur duke ngrënë një thelë pjepri, fruti i stinës i njohur kryesisht për përmbajtjen e lartë të betakarotenit.

Kështu përveçse është mik i nxirrjes, mund të jetë i vlefshëm edhe për të kaluar tensionet e jetës së përditshme.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i Institutit francez të kërkimit agrikulturor, sipas të cilit një konsumim i përditshëm i antioksiduesve si ai që gjendet tek pjepri mund të ulë nivelin e proteinave të stresit
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,369
Pikët
113
Përgjigje e: 12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Barna Popullore Për Thumbim Blete

Thumbimi bletës mund të jetë i dhembshëm për orë të tëra gjersa e ënjtura dhe kruaja mund të zgjasin deri në një javë. Fatmirësisht ka një mori barna popullore për trajtim thumbim blete që ju ndihmojnë të zvogëloni efektet negative brenda minutave. Provo disa prej këtyre barnave popullore kur thumboheni nga bleta, s’ke nevojë të eksperimentosh vetëm për të parë efektin e këtyre barnave popullore.

Uthulla e Mollës – sigurisht nuk është edhe aq befasi për ata që veç janë në dijeni për fuqitë e uthullës së mollës, ky lëng është gjithashtu në gjendje të zvogëloj dhembjet dhe pa-rehatin nga thumbimi bletës. Pas thumbimit, thjesht lag një top pambuku (ato që përdorni për pastrim fytyre) me uthull molle dhe vendoje aty ku jeni thumbuar. Ky bar popullor funksionon gati në të gjitha thumbimet nga bletë të ndryshme. Sa për dijeni, kjo është vetëm njëra nga shumë të mirat e uthullës së mollës (lexo më shumë për uthullën e mollës).

Mjalti – ndoshta ju duket e çuditshme të shihni mjaltin si një bar popullor për thumbim blete, por nuk është për tu çuditur. Dobitë shëndetësore të mjaltës janë të shumta dhe, duke konsideruar përbërësit e saj antibakterial, antifungal dhe antiseptik, mjalti është një bar efektiv për shumë probleme shëndetësore. Vendo pak mjaltë në vendin ku jeni thumbuar dhe prit se si largohet dhembja dhe e ënjtura brenda minutave dhe kjo duke ju falënderuar mjaltit si antiseptik. Mos provo ta fshehësh mjaltin nga bletët…

Tabako – Çuditu sa të duash por edhe tabako (duhani) është një nga barët popullor për trajtimin e thumbimin të bletëve. Ashtu si aplikimi i uthullës së mollës dhe mjaltit, thjesht merr pak duhan dhe fërko në vendin ku je thumbuar. Nëse opsionet e sipërme nuk funksionojnë ose gjendesh diku ku vetëm duhanin e ki në dispozicion, lirisht apliko dhe do ndihesh më mirë me këtë trajtim.

Balta – diçka që secili e ka afër dhe në dispozicion gjithmonë, balta mund të përdoret edhe për trajtimi të pickimit nga bleta. Thjesht përziej ca dhe dhe ujë për të bërë baltën dhe fërko mbi vendin e thumbimit, më pas jepi pak kohë që helmi të dali jashtë dhe shiko se si largohet e ënjtura përderisa thahet balta.

Qymyr Druri Aktivizuar – i njohur si një agjent i shkëlqyeshëm detoksi që përdoret për shumë qëllime, qymyr druri mund të përdoret edhe për… po pra për thumbim blete. Përziej ca qymyr druri me ujë dhe apliko në vendin e thumbimit.

http://sherohu.com/ilace-popullore-shtepiake-per-thumbim-blete
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0

Te falenderoj per sjelljen e ketij materiali
Interesante!!!!!
 
Elina

V.I.P
Anëtar
Feb 4, 2013
Postime
2,526
Pikët
113
Vendndodhja
Ne lotin e gezimit.
Përgjigje e: 12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Disa
ushqime që mund të përdoren në vend të ilaçeve

Nuk janë erëza të thjeshta aromatike apo ushqime. Janë ilaçe të vërteta dhe antibiotikë natyrorë, pikërisht falë karakteristikave të tyre kurative. Hudhra, kanella, qepa, etj, gjithnjë e më shumë janë objekt studimi nga ana e shkencës për të zbuluar aftësitë e tyre shëruese. Le të zbulojmë së bashku këta antibiotikë natyrale.

1) Hudhra

Hudhra konsiderohet si një kurë natyrale dhe efikase që në shekujt e shkuara. Është e pasur me antioksidantë dhe kontribuon në shkatërrimin e mbeturinat e lira që janë përgjegjëse për dëmtimin e organizmit, mos shkatërrimi i të cilave me kohën, çon edhe drejt patologjive kardiake dhe kancerit. Hudhra kontribuon në uljen e tensionit, dhe në luftimin e infeksioneve të lëkurës si dhe mbron zemrën.

2) Qepa

Qepa njësoj si edhe hudhra konsiderohen ilaçe të vërteta natyrale, me karakteristika të fuqishme antibakterike. Qepës i kontribuohet edhe ndihma që i jep organizmit për t’u pastruar. Ato ndihmojnë në qarkullimin e gjakut. Përdoren gjithashtu edhe për parandalimin e gripit, të ftohurës apo dhimbjes së fytit.

3) Avokadoja

Nga këndvështrimit shkencor avokadoja kondiderohet si një frut i rëndësishëm kundër baktereve që konsiderohen rezitente ndaj antibiotikëve. Varieteti më i mirë i frutit është avokadoja e Kilit.

4) Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së disa tipologjive të tumorit, në mënyrë të veçantë të atij të lëkurës.

5) Neem

Nga gjethet e Neem-it, dhe nga frutat e kësaj bime, përftohet një vaj mjaft kurativ i cili përdoret kryesisht nga mjekësia tradiconale indiane. Ka aftësi antibakterike,antivirale dhe antiparazitare.

6) Xhenxhefili

Xhenxhefili është një bar i vërtetë shërues për shëndetin. Ai mund të konsumohet i freskët, ose jo. Ai mund të përdoret shumë mirë në formë çaji që ndihmon në parandalimin e gripit, dhimbjes së fytit, kollës dhe ftohjes. Ndër të tjera ai konsiderohet si një prej dhjetë ushqimeve më të mira kundra kancerit.

7) Rigoni

Rigoni nuk është thjesht erëz aromatike për tu përdorur në kuzhinë, por është një bar i vërtetë mjekësor, për të mbrojtur shëndetin tonë, falë karakteristikave të tij terapeutike, që e përcaktojnë atë si një antispetik dhe një qetësues dhimbjesh natyral. Vaji esencial që përftohet prej tij ka karakteristika të mëdha antibakterike ai gjithashtu bën shumë mirë për rrugët e frymëmarrjes.

8) Kanella

Kanella nuk përdoret vetëm për të aromatizuar gatimet e ëmbla. Ajo ka vlera të mëdha për shëndetin. Qetëson dhimbjet menstruale, është një antibakterik natyral, lehtëson dhimbjet prej artritit, kontribuon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe mund të përdoret për të luftuar gripin dhe dhimbjen e fytit.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,426

Faleminderit per informacionin por kjo Neem cfar lloji bime eshte sepse se kam degjuar ndonjehere :confused:
 
Elina

V.I.P
Anëtar
Feb 4, 2013
Postime
2,526
Pikët
113
Vendndodhja
Ne lotin e gezimit.
Përgjigje e: 12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Shtatë ushqimet që të mbajnë të ri

“Rinia e përjetshme” dhe “pavdekësia”, dy prej ëndrrave të hershme të njerëzimit, frymëzojnë shkencëtarët që gjejnë te ushqimet elemente të bukurisë dhe jetëgjatësisë. Dhe sipas tyre janë shtatë ushqime me të cilat arrijmë të shtyjmë plakjen. Ja cilat janë ato.

Vaji i ullirit
Katër dekada më parë, kërkime nga studimi i kryer në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta, për sëmundjet e zemrave dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidant të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.

Vera
Të pish alkool, do të thotë t’u hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkolike sjellin probleme, përveç verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.

Boronicat
Në një studim të gjerë të publikuar në vitin 1999, kërkimet e bëra nga Universiteti i Taftit nxorën në dritë faktin se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, për një kohë të barabartë me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.

Peshku
Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.

Kosi
Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të populltës se në çdo rajon tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është i pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.

Bajamet
Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime.

Çokollata
Popullata e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë kanë një numër nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2.
 
Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,271
Pikët
113
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: 12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Levoret e frutave

Molla
Hulumtuesit kanë zbuluar se acidi i cili e mbanë lëvoren e mollës të shkëlqyer, na jep më shumë vlera për shëndet se sa vetë brendësia e mollës – duke filluar nga forcimi i muskujve deri te mbajtja nën kontroll e kolesterolit dhe sheqerit

Mollët nuk janë pemët ose perimet e vetme të cilat kanë lëvore të dobishme. Lëvoret mund të përdoren si preparate natyrale për lëkurë e madje edhe për lustrimin e këpucëve.

Po ju japim disa këshilla se çka të bëni me lëvoret e pemëve sezonale – madje edhe levorja me qime e kivit është e shfrytëzueshme.

Pjeshka

Hajeni lëvoren e saj për shkak të vlerave të pasura ushqyese ose fërkojeni fytyren me të që të keni lëkurë shkëlqyese.

E pasur me kalium dhe vitaminë A, e cila rigjalleron dhe hidraton lëkuren, lëvorja e pjeshkës do t’jua përmirësojë sistemin tuaj të imunitetit, do t largojë toksinet nga trupi, do të zvogëlojë mundësitë për kancer, sëmundje të zemrës dhe artritis, por edhe do t’i ruajë sytë tuaj nga katarakti.

Atë mund ta përdorni si një ilaç të shpejtë për lëkurën, pas një nate të stuhishme. Vendosni pak sheqer në anën e brendshme të lëvores dhe fërkojeni butë fytyren tuaj.

Limoni dhe limoni i athet

Të dy frutat përmbajnë acid limoni, kështu që ju mund t’i përdorni ato si një mjet të shkëlqyeshëm për lustrim të mesingut, bakrit… Shtrydhni pak lëng në soden e bikarbonit që të fitoni një efekt edhe më të mirë, ose lërini disa copëza të lëvores në shishe të ujit për të krijuar një freskues aromatik në shtëpi.

Po t’i shtoni vajit të ullirit lëvoren e limonit do t’i jepni një aromë interesante, por edhe do të gjallëroni vajin që ka ndenjur gjatë. Për të menjanuar erërat e palakmueshme nga furra mikrovalore, vendosni lëvoret e limonit dhe të mbeturat nga lengu i limonit në të, (p.sh. pasi keni bërë torte) në enë të pambuluar dhe zieni disa minuta.

Portokalli

Lëvorja e portokallit është plot me antioksidantë të fuqishëm të quajtur superflavonide, e të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Sipas hulumtimeve të bëra në SHBA, antioksidantët që gjenden në lëvore janë 20 herë më të fuqishëm se ata në lëngun e shtrydhur të portokallit.

Shtojeni lëvoren e prerë në rende në ëmbëlsira që të përforconi ushqimin dhe të fitoni një aromë të mirë. Më së miri është të hidhet e tërë lëvorja e portokallit në shtrydhëse frutash dhe të perfitohet krejt ajo që fsheh kjo lëvore e pasur. Vetëm se mos harroni ta lani mirë lëvoren para se ta fusni në shtrydhëse.

Bananja

Përdorni anen e brendshme të bananes për të “vizlluar” gjethet e luleve të shtëpisë. Jo vetëm që do të shkëlqejnë, por edhe do të mbrohen për shkak se lëvorja e bananes është pleh natyral dhe pesticid. Lëvorja e bananes është ideale për shkelqim të madh, kurse pas lustrimit pastrojeni me një pecetë letre. Lëvorja e bananes përmban shumë kalium dhe antioksidantë të cilët e mbajnë lëkurën të butë dhe i mundësojnë një këndellje edhe më të shpejtë. Nëse keni gërvishtje ose dicka të ngjashme vendosni mbi të lëvoren e bananes, dhe do t’ju shërohet më shpejtë.

Nese ju pickon mushkonja, kjo lëvore çudibërëse do të qetësojë kruarjen. Vetëm fërkojeni vendin e prekur. Lëvoren mund edhe ta hani, vetem së pari ziejeni ose përziejeni me mikser!

Për shkak të luteines e cila gjendet në masë të madhe në këtë lëvore, me konsumimin e këtij ushqimi sytë tuaj do të jenë të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV. Zijeni lëvoren për 10 minuta dhe pini ujin, ose thjesht përziejeni në shtrydhesen e frutave dhe pini lëngun e përfituar.

Kivi

Lëvorja me qime e kivit nuk është ushqimi më i shijshem të cilin do ta kishit dëshiruar, por as ajo nuk duhet hedhur. Përmban tri herë më shumë antioksidantë se sa brendësia dhe vepron si një mjet i fuqishem kundër alergjive, infeksioneve, por edhe tumoreve.

Lëvorja e kivit gjithashtu është një ilaç natyral kundër baktereve siç janë stafilokoku dhe E.coli. Shfrytëzojeni bananen që ta maskoni shijen. Të gjitha së bashku i përzieni në shtrydhëse dhe i pini.

Shega

Përdorni lëvoren, prejeni në copa të vogla, thani dhe rregullojeni këndin tuaj të vogël aromatik. Nëse keni probleme me diarre ose dhimbje në stomak, ziejeni lëvoren e sheges në ujë dhe shtoni kanellë. Kur të ftohet pini nga pak tri herë në ditë.

Patatja

Lëvorja e patates është një elektrane e vërtetë ushqyese. Vetëm lëvorja e një patateje të madhësisë së grushtit ofron gjysmën e sasisë ditore të rekomanduar të fibrave të tretshme, kaliumit, hekurit, fosforit, zinkut dhe vitaminës C. Patatja është po ashtu e mirë për flokë – mund t’i hiqni qafe thinjat në mënyrë natyrale.

Lëvoren e patates ziejeni në ujë për 30 minuta dhe lëreni të ftohet. Këtë ujë shfrytëzojeni per t’i shpërlarë flokët pas shamponit dhe gradualisht do t’i errësojë thinjat tuaja. Ju nuk do të keni nevojë për kimikate dhe ngjyra të forta.

Dardha

Nëse hidhni lëvoren e kësaj frute keni hedhur pjesën definitivisht më cilësore. Lëvorja e dardhes është e pasur me vitamina, fibra dhe vlera ushqyese të cilat e tejkalojnë vlerën e asaj çka gjendet nën të. Në mesin e përbërësve tjerë cilësor, duhet theksuar flavonoidin floretin – materien që pengon rritjen e qelizave të tumorit.
 
Top