• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Romina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 11, 2009
Postime
63
Pikët
0
Shpesh dikush ndjen nevojën të gënjejë për diëka. Jeta na rezervon situata të vështira me të cilat duhet të përballemi medoemos duke gënjyer dikë apo veten. Në pjesën më të madhe të situatave të përditshme gënjeshtrat janë të padëmshme, megjithatë të pakëndshme. Duhet shumë vullnet të mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund të ndihmojmë njëri-tjetrin duke e vënë në dijeni palën tjetër sa herë që kuptojmë se nuk po thuhet e vërteta. Nëse dikush po ju tregon diëka, ja disa këshilla për ta kuptuar një gënjeshtar. Teknikat e mëposhtme që ju tregojnë nëse dikush po gënjen shpesh përdoren nga policia dhe ekspertët e sigurisë. Kjo njohuri është e nevojshme për menaxherët, punonjësit dhe për këdo në situata të përditshme që nuk do të jetë viktimë e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakërive të tjera.
Paralajmërim: Ndonjëherë mosdija është lumturi; pasi të merrni këtë njohuri mund të lëndoheni kur të kuptoni se dikush po ju gënjen.

Gjuha e trupit te gënjeshtrat
1. Shprehja fizike do të jetë e kufizuar dhe e ngurtë, me pak lëvizje krahësh dhe duarsh. Kur dikush që ju flet gënjen, lëvizjet e krahëve, duarve dhe këmbëve janë në drejtim të trupit të tij/saj, pasi gënjeshtarët përpiqen të zënë sa më pak hapësirë.

2. Dikush që po gënjen do të shmangë sa më shumë kontaktin e syve. Njerëzit e njohin të mirën dhe të keqen; edhe kur thonë fjalë të pavërteta, ndërgjegjja i thotë të kundërtën. Kontakti i syve tregon sinqeritet dhe ëiltërsi në ëdo rast.

3. Duart do të prekin fytyrën, fytin dhe gojën. Prekja apo kruajtja e hundës, apo prapa veshit është e zakonshme në këto raste. Nuk ka asnjë gjasë të prekë gjoksin/zemrën me një dorë të hapur.
Gjestet emocionale dhe fjalitë e shkurtra

4. Ekziston një mospërputhje mes gjesteve, shprehjeve dhe fjalëve. Për shembull: Dikush thotë ëMë pëlqenë kur merr një dhuratë dhe pastaj buzëqesh pasi bën pohimin, dhe nuk buzëqesh në të njëjtën kohë kur thotë pohimin.

5. Gjestet/shprehjet nuk përputhem me pohimin verbal, si për shembull kur dikush shtrembërohet kur thotë ëTë duaë.

6. Kur dikush shtiret me emocione të rreme shprehjet janë të kufizuara me lëvizjet e gojës (si i lumtur, i habitur, i trishtuar apo i frikësuar) në vend që të ndryshojë krejt ëehren e fytyrës. Për shembull: kur dikush buzëqesh natyrshëm e gjithë fytyra e tyre është e përfshirë: nofullat dhe faqet lëvizin, sytë dhe balli mblidhen etj.

7. Minutazhi dhe kohëzgjatja e gjesteve emocionale do të jetë jashtë tempit. Shfaqja e emocioneve do të vonojë, kur ato të shprehen do të qëndrojnë më gjatë nga sa do të qëndronin normalisht, dhe më pas do të ndalin papritmas.
Bashkëveprimet dhe reagimet

8. Një person fajtor bëhet mbrojtës i vetvetes, duke justifikuar veten. Një person i pafajshëm priret të ofendohet. (Kujdes se gënjeshtarët e dinë këtë taktikë dhe luajnë rolin sikur ofendohen).

9. Një gënjeshtar nuk ndihet rehat përballë akuzuesit/pyetësit dhe mund ta kthejë kokën apo të lëvizë trupin prapa.

10. Një gënjeshtar ka mjaft gjasa të vendosë objekte si libra, filxhanin e kafesë, mes atij dhe jush.
Konteksti verbal dhe kapaciteti

11. Një gënjeshtar do të përdorë fjalët tuaja për tëu përgjigjur apo për të pyetur. Kur e pyesin: ëA e hëngre biskotën e funditëë, gënjeshtari do të përgjigjet: ëJo, sëe hëngra unë biskotën e funditë.

12. Një pohim i shkurtuar ka më pak gjasa të jetë i vërtetë: ëSëe bëra unëë, në vend të ëNuk e bëra unëë.

13. Gënjeshtarët ndonjëherë i shmangen gënjeshtrës duke mos bërë pohime të drejtpërdrejta. Ata thjesht nënkuptojnë përgjigje në vend që ta mohojnë diëka në mënyrë të drejtpërdrejtë.

14. Personi fajtor mund të flasë më shumë se zakonisht, duke shtuar detaje të panevojshme për tëju bindur. Ata nuk ndihen rehat me heshtjen apo pushimeve në bashkëbisedim.

15. Një gënjeshtar mund të lërë jashtë përemrat dhe të flasë me një ton monoton. Kur bëhet pohim i vërtetë, përemri theksohet po kaq shumë sa pjesa tjetër e fjalëve në një pohim.

16. Fjalët mund të ngatërrohen apo të fliten me ngadalë. Sintaksa dhe gramatika harrohen fare kur gënjen. Me fjalë të tjera, fjalët do të jenë të ërregullta në vend që të theksohen.

Shenja të tjera të gënjeshtrës
- Nëse mendoni se dikush po ju gënjen, provoni të ndryshoni me shpejtësi temën e një bashkëbisede. Gënjeshtari do të pranojë dhe do të ndihet më i ëliruar pastaj. Fajtori kërkon të ndryshojë temë; i pafajshmi mund të hutohet nga ndryshimi i papritur në temë dhe do të kërkojë të rikthehet tek tema e mëparshme.
- Fajtori do të përdorë humorin apo sarkazmin për të shmangur një temë.

Shënimet e fundit:
Duhet të kini parasysh se edhe nëse dikush ka këto shenja, kjo nuk e bën atë gënjeshtar/e. Sjelljet e sipërme duhet të krahasohen me sjelljen normale të tij/saj në sa më shumë raste të jetë e mundur.
 
4x4

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 14, 2009
Postime
676
Pikët
0
Titulli: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Ehhh Kush Eshte Genjeshtar Dihet Mo . Por Ka Dhe Genjeshtar Profesioniste :p
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
13,369
Pikët
113
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Cdo gje e thene ketu eshte me se e vertete!
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,243

Ai genjeshtari te shikon ne sy dhe te pyet:kqyr mua kur po flas.
Pergjigja: ti mi ngre nervat,apo se kupton????
Jo kaq snoba.
 
Hajla

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 18, 2011
Postime
24
Pikët
0
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Me e gabuara me doket per ata/o qe genjein veten...:S;)

Pershendes...

Hajla!
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,865
Pikët
113
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Mu kujtua nje histori me keto genjeshtrat.

Asnjehere s'kam qene ne gjyqe,por ne polici vec njehere.

Do ikja ne Tirane per te marre ca vula nga drejtoria e zjarrfikses per te nxjerre nje leje ndertimi,edhe mora motorrin e lash te rruga kryesore te shtepia e nje te afermit tim,e mora autobuzin per ne Tirane.

Parkova motorrin ne oborrin e tij,e ika ,e ora shenonte diku te 6.30 e mengjesit.

Kur hyra ne zyre te drejtori (ne shkalle vendi drejtor i zjarrfikses)filluam muhabet,ai kish qene i burgosur politik me burgim ne Spac,e per koicidence para tij ne ate vend kish qene dikush tjeter me te njejtin emer e mbiemer si timin,dicka qe une e dija por kur vulosi drejtori hapi syte NAAAAAAA:O :O. Gjithe ate simpati me biseden e kryer sikur e shartoi kur lexoi emrin.

S'me tha gje,e pse kundershtare sikurse duket.
Papritmas me vjen nje telefonate.
Pershendetje!
Jemi policia e rrethit ,,,,,,,,,,,,,,.
Po i thashe.
Ku ndodheni mu drejtuan serish?
Ne Tirane iu pergjigja.
Ka ndodhur gje???
Mendja me te keqen,aksident,aman aman se nga nuk shkon mendja.
Mos u ngut me thane,por kur te vish duhet te paraqitesh ne rajon e policise.

Direkt furgonave te radhes,edhe direkt te policia.
Dikushi s'me linte te hyja brenda se duhej takim me tha:D
Mora serish numrin qe me kish thirrur edhe doli e me shoqeroi ne zyre.
Ishin civil dy vete,edhe sapo u dhash doren une duke u prezantuar u shtrengova doren si malsor qe isha(27 cm doren e gjat e kam:)):D) e ca nga frika ,si deshmi qe jam ca serioz:p

,,,,,,,,,, me thane.
Sot do bejme nje raport sepse ka ndodhur nje grabitje ne nje shtepi,e aty ka qene i pranishem motorri yt.
Nga targat e marra nenkuptuam qe ish i yti,edhe kerkuam ju.
Njeri me fliste,edhe tjetri me shikonte ne sy.
Hej temen e semes thash me gjet belane.
Thash oren e nisjes ,edhe c'bera diten.

Diten e neserme per korrektesi me moren ne tel e me thane ndjese per besdisjen ,por hajdutet u kapen,nje bande prej 4 vetash.
 
ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,296
Pikët
0
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Edhe ti nuk je pa gje po hë, hihihihihi

Nejse tek Tema tani.

Te rinjte kryesisht me nje test te thjeshte kuptohen sepse adrenalina tek ta leviz ne menyre te pakontrolluar dhe japin shenja nervozizmi te pavullnetshem, por me plakun aha beni kujdes se ne jemi me stilin e vjeter ( dmth i mbajme breket me ushkur ene zor se keputet, te rinjte perdorin llastik edhe ja u ulin breket direkt ne toke)

Nejse une deklaroj pa medyshje qe zor te me impresionoje edhe nje dhome me gjak apo vegla torturash.
Ndersa per testet, pijini lengun nuk funksionojne me moshat mbi 40 vjeç e lart, mund te them edhe 35 vjeç.
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,865
Pikët
113
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Kjo qe thua ti funksionon kur s'je fajtor Dito,se ndryshe te ndodh tradhetia besoj.

Ata qe njohin ate fushen e leximit te syve te dallojne(besoj).
 
Edhe nje fajtor nuk dallohet kur vitet kane kaluar sepse eksperienca e viteve te heq emocionet dhe eshte e veshtire qe te tradhetoje vetvetja.
Nje nga menyrat me te hasura ne kriminalistike eshte genjeshtra prane te vertetes, teper e veshtire per t'u kapur sepse te lejon variacionin te dalesh shume shpejt nga situata sepse mjafton nje modifikim i lehte dhe zor se te kuptojne.
Ajo qe une sugjeroj per kuptimin e genjeshtres eshte verifikimi dhe hetimi i çdo fjale pa zhurme dhe pa pyetje, mjafton vetem qe viktima te derdellise sa me shume.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,243
Pikët
113
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Punonjesit e sigurimit bejne psikollogji!
Fuksa.
 
Anemone

V.I.P
Anëtar
Sep 27, 2014
Postime
29,772
Pikët
113
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

e lezetshme kjo puna e genjeshtres.
ne nje debat qe kam patur me nje shokun tim nder te tjera po debatonim kete punen e sinqeritetit tim te tepert dhe te ciltersise. i them po mire ca te bej une qe jam keshtu... aty ne moment me thote dicka qe sdo e harroj kurre, me thote ( e sidomos ne virtualitet) do thuash gjithmone te kunderten e asaj qe mendon. se di nese e kam aplikuar kete keshille deri me sot. gjejeni ju :d
 
Anemone

V.I.P
Anëtar
Sep 27, 2014
Postime
29,772
Pikët
113
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

ty e di une sa te ha :D
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
66,421
Pikët
113
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Ai shoku jot ja ka futur kot Deb.:p
 
Kurt

———>
Anëtar
Aug 10, 2014
Postime
8,272
Pikët
113
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Cdo gje e thene ketu eshte me se e vertete!
Me vjen keq per njerzit perreth teje qe do i besh "suspect" kot te shkretet.
Shume gjera ktu jane taman spekulime femrash me filxhan. Nje bullshit i madh.
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
45,438
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Mashtrusat e genjeshtaret qe te shohin drejt ne sy, te puthin doren, te rrahin shpinen, te perqafojne e zgerdhihen si llufa, qe hapin thesin si te ishin shites te rrobave te perdoruara jane sidomos politikanet shqiptare te mbare trevave ne fushate per zgjedhje.....per ata keto 16 e kacafiu kushte nuk jane te verteta......ata mashtrojne edhe sistemet e cia's e kkb'se.
 
Anemone

V.I.P
Anëtar
Sep 27, 2014
Postime
29,772
Pikët
113
Përgjigje e: 16 këshilla për të dalluar një gënjeshtar!!

Ça i ha? :O :eek:

sa te ha (meraku) kam thene, ti direkte ça te ha e ke thene :O :p

edhe mua ashtu mu duk qe ai ishte komplet gabim por pas nje analize te shkurter kuptova se ai e bente te mos zhgenjehej nga njerzit dhe perdorte gjithmone mendimin e kundert.. me ate rast edhe provokonte. lere se eshte i papame si tip :d
 
Top