• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

20 fakte qe si dini per jeten ne hapesire !

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Dhimbjet nga hapësira
1. Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje kokë dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.

Lëngjet rrjedhin lart
2. Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.

Anët e mira
3. Të paktën do të jeni të fryrë, në gjendje kapsllëku dhe të gjatë. Presioni në ulje mbi shpinën kurrizore bën që udhëtarët në hapësirë të zgjaten me 5 centimetra.
4. Minjtë e laboratorit në hapësirë gjatë periudhës së mesit të shtatzënisë, ndërsa po i zhvillohen veshët e brendshëm, lindin bebe me veshë të gjatë.
5. Asnjë njeri nuk është ngjizur në hapësirë, prandaj këto janë supozime.

Efektet në Tokë
6. Një studim i vitit 2001 tregoi se astronautët që gërhisnin në Tokë dremisnin të heshtur në hapësirë.
7. Është normale që astronautët të flenë pa bërë zhurmë. Me 16 lindje dielli në ditë kjo është më e pakta që mund t’u ndodhë.
8. Në fillimin e ditës së punës në anijen kozmike, paneli i kontrollit në Hjuston transmeton muzikë për t’i zgjuar astronautët.

Vakumi i hapësirës
9. Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.
10. Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda.

Mungesa e oksigjenit në gjak
11. Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.
12. “Virgin Galactic”, një kompani e turizmit të hapësirës nga Richard Branson, ka vendosur të mos pranojë asnjë grua që ka kryer transplantime të gjoksit, nga frika se mos ato shpërthejnë.

Si ushqehen
13. John Glenn e pati të vështirë të përtypë ushqim, por jo për shkak të mungesës së gravitetit. Astronautët e hershëm përdornin tuba alumini për të kaluar ushqime të thara, qull gjysmë të lëngshëm dhe ushqim në formë kubi.
14. Sot astronautët mund t’i marinojnë ushqimet që hanë me kripë dhe piper në formë të lëngshme. Drithërat në masë të vogël do të pluskonin, duke u dalë nga hunda dhe do t’i gudulisnin rrugët e frymëmarrjes.

Çfarë mungon
15. Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.
16. Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.

Lindja e dytë
17. NASA u përpoq të ndërtojë një WC në kostumet e hapësirës, një tub të ngjitur në fshikëzën e meshkujve dhe një pajisje të tillë të modifikuar për femrat, por u dorëzuan dhe kaluan në planin B, pelena për të gjithë.
18. Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “lindja e dytë”.

Jeta në hapësirë
19. Por disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien.
20. Mos është më mirë të qëndrojmë atje lart? Tetëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur gjatë misioneve në hapësirë, por kurrë ndërsa kanë qëndruar atje lart, por vetëm gjatë udhëtimit nga poshtëë lart dhe anasjelltas.
 
Top