• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

25 vjet nga vdekja e legjendës së Formula 1

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
30,799
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
25 vjet nga vdekja e legjendës së Formula 1



Në 1 maj 1994, kampioni i botës në Formula 1, piloti brazilian Ayrton Senna humb jetën në një aksident tragjik gjatë garës në Imola, në San Marino. Ishte ora 14 e 17 minuta të dielën më 1 maj të 1994 kur Williams FW16 i Ayrton Senna-s u përplas në kthesë e Tamburello në Imola për shkak të shtyllës së drejtimit të thyer, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të kampionit brazilian. Njëzet e pesë vjet kanë kaluar që nga ajo pasdite e tmerrshme, e mbushur me dëshpërim.



Ai ishte vetëm 34 vjeç, kur makina e tij “Williams” e tij me një shpejtësi prej 309 km/h, doli nga rruga në kthesë dhe u përplas me forcë në një mur betoni. Fitues i 41 garave në këtë sport, ai cilësohej si piloti më i mirë i brezit të tij dhe fansat në mbarë botën do të mbanin zi.



Vetëm një ditë më parë piloti austriak Roland Ratzenberger, u vra në pothuajse të njëjtin vend, i njohur si kthesa e Tamburelos.

Senna, 3 herë fitues i kampionatit, ishte i njohur për stilin e tij agresiv të garimit.

 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,662
Pikët
113
Përgjigje e: 25 vjet nga vdekja e legjendës së Formula 1

Legjendat nuk vdesin.

Lavdi legjendave!


Adea
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Përgjigje e: 25 vjet nga vdekja e legjendës së Formula 1

Amen.......
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Përgjigje e: 25 vjet nga vdekja e legjendës së Formula 1

I VETMI PLLOT qe ka fituar GARE me marshin e......GJASHTE,dhe ne Monte Carlo QO.

Schumacher do i fshite....KEPUCET,po te ishte AI gjalle.

Duam apo sduam.

RIP.
 
Top