• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

28 shprehje legjendare!!

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Talking 28 shprehje legjendare!!

Paris. Nji vandal hyn me forcë në Louvre dhe i ngjet dy krahë Venusit të Milosë.
Chavy Chase

Thonë se amerikanët e mirë kur vdesin shkojnë në Paris kurse ata të këqijtë kur vdesin mbesin në Amerikë.
Oskar Wilde


Dhe si tha Isaac Newton menjëherë pasi i ra në kokë nji mollë: «Çudi pra, unë qeshë ulë në bythë të dardhës!»
Laugh-In


Nji burrë në hanë nuk do jetë kurrë interesant sa një grua në diell.
Leopold Fechtner


Jam nji ateist teologjik egzistencial. Besoj te egzistenca e universit me përjashtim të ndonji kantoni zviceran.
Woody Allen


Nuk asht se kam frikë me vdekë. Thjesht nuk do desha me qenë aty kur kjo të ndodhë.
Woody Allen


Kokaina asht mënyra që ka Zoti me të thanë se po ban pare me teprí.
Robin Williams


Hera e fundit kur kam penetrue nji grue ishte kur hyna te Statuja e Lirisë.
Woody Allen


Ime amë ishte gjithmonë kaq e dehur sa kur vedosëm t’a çonim për nji kontroll mjekësor gjetën 2 përqind gjak në alkolin e saj!
Robert de Niro


Me qenë i pafajshëm asht e rrezikshme se nuk ke alibi.
Boris Makaresko


Dje shpëtova nji vajzë nga përdhunimi. E mbajta veten.
Boris Makaresko


Truni asht nji organ i hatashëm. Fillon me punue qysh kur zgjohesh në mëngjes dhe nuk pushon deri sa hyn në zyrë.
Robert Frost


Amerikani 100 përqind asht idot 99 përqind!
Bernard Shaw


Mes dy të këqijave zgjedh gjithmonë atë që nuk e kam provuar.
Mae West


Ndryshimi mes gazetarisë dhe letërsisë? Gazetarinë s’ka burrë që e lexon kurse letërsinë s’e lexon njeri.
Oskar Wilde


Dimni ma i ftohtë që kam kalue, ka qenë nji verë në San Francisco. Mark Twain


Parajsën m’a kande për klimën, ferrin për shoqninë. Mark Twain


Urtë! Përndryshe se ndëgjoj dot zhurmën e flokëve të tua që rriten!
Neil Simon


Më mungojnë vetëm një milion dollarë për me qenë milioner!
John Candy


Shikojeni atë njeri: duket si pisqollë dhe flet si pisqollë, por mos t’u gënjejë mendja: asht me të vërtetë pisqollë!
Groucho Marx


Me u plakë asht akoma mjeti i vetëm që kemi gjetë për me jetue gjatë!
Saint-Beuve


Nuk e kam kuptue kurrë pse në teatrot e operas i lanë me hy spektatorët e radhëve të para me instrumente muzikore.
Alfred Jarry


Ai që pi duhan mund të shkaktojë zjarre në pyll. Ja përse nuk e shihni kurrë një kafshë duke pi duhan.
Bill Crosby



Feministja e parë që i dogji sytjenat në këtë botë ishte Zhanë D’Arka.
Makaresko-Trani


Sikur Zoti të kishte dashtë që njeriu të flutorojte, do e kishte lindë me nji biletë.
Mel Brooks


Ata që kanë katërmijëetetëqindedhetë metra Mal të Bardhë, treqind Kullë Eiffel dhe njëzet e pesë centimetra gjoks dhe janë krenarë...
Jacques Prévert


Xhirafë: fjalë e kulturueme për mos e quejtë nji grue gamilje.
Gustave Flaubert


Vrasja asht gjithmonë gabim: nuk duhet bërë kurrë diçka për të cilën s’mundesh me folë mbas nji darke.
Oskar Wilde
 
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
4,296
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Ke te drejte Sweet , Ajo qe une shkrutja ska te bej fare as me temen e as me Cfare ti ke postu :)
 

Emilia

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
56
Pikët
0
Përgjigje e: Re: 28 shprehje legjendare!!

nice :)


Seshte teme Golden_Boy thjesht nje gje interesante po qe nuk dija te ca teme ta vija dhe e vura ketu :)
Mund te postoj quota te tjera ne vazhdim te postimit tuaj ?
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: 28 shprehje legjendare!!

e 29 -ta !



nga : Akrepi


-profesor-
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
69,428
Pikët
113
Përgjigje e: 28 shprehje legjendare!!

Më duket se unë doja të përmirësoja edhe cilësinë e diellit.``fumato``
Po këtë të 29-ën kur e kam thënë??:O
Sa bukur e paskam thënë....o më lumtë o më lumtë.:D
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: 28 shprehje legjendare!!

hahah prit se ke akomaaa

-----------------------


e 30-ta e verteta !

 
Top