• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

28-vjeçari shpëton nga vdekja për 1 milimeter

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Një punëtor ka shpëtuar për mrekulli pasi gozhda që i është ngulur në gojë, ka ndaluar vetëm 1 mm larg trurit.
28-vjeçari Victor Benavidez ishte shumë pranë vdekjes, por ai nuk ka kuptuar asgjë deri sa ka parë gjakun që i rridhte nga goja.
Një pakujdesi gjatë kohës kur po punonte në një çati ka bërë që punëtori të rrëzohej dhe një gozhdë t’i ngulej në fytyrë.
“Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Unë u rrëzova dhe dëgjova mjetin me të cilin ngulen gozhdat që bëri zhurmë. Në fakt nuk ndjeva fare dhembje, por menjëherë dallova me gjuhë që në gojë kisha diçka”, u shpreh Victor.
“Kur shkova në spital dhe doktorët panë grafinë menduan se kisha tentuar të vrisja veten me veglën e punës. Ishte një incident i çuditshëm dhe jam shumë me fat që jam gjallë”, vazhdon më tej ai.
Doktorët thanë se e hoqën gozhdën me një darë dentisti dhe plaga po shërohet normalisht.
Victr Benavidez ka rifilluar punën dhe përdor ende të njëjtën vegël pune e cila për pak sa i mori jetën.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: 28-vjeçari shpëton nga vdekja për 1 milimeter

Lum si ky qe paska pasur fat te mos i demtohet truri..dhe eshte akoma eshte ne jete dhe me shendet mire.. :))
 
Top