• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

3 ore vdekje klinike, gjyshja e rikthen perseri

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Paul Eicke
3 vjeç nga Berlini thotë se ka parë gjyshen e tij të vdekur në parajsë pas renies se tiju në liqen nga ku me pas per tre orë ishte ne vdekje klinike.

3 vjecari ishte në pronën e gjyshit të tij kur ra në liqen, dhe qëndroi disa minuta nën ujë duke i pushuar edhe zemra. Gjyshi e nxori nga uji, ndërsa babai i tij i bëri frymëmarrje artificiale dhe masazh në zemër për 10 minuta, derisa erdhi helikopteri i spitalit.

Në spital nuk mundën ta zgjonin nga vdekja klinike per disa orë, dhe në momentin kur të gjithë hoqën dorë zemra e tij filloi të rrahë. “Kurrë nuk kam përjetuar një gjë të tillë. Zakonisht fëmijët nuk mund të qëndrojnë më shumë se një minutë nën ujë.

Ky është një rast i pazakontë”, tha mjeku Lothar Schweigerer, i cili punon në klinikën “Helios”. Femija rrëfeu më vonë se kur ishte pa vetëdije, kishte parë gjyshen Emma e cila e kishte kthyer nga parajsa për te prindërit.“Kishte shumë dritë, ndërsa unë fluturoja.

Erdha deri te dera, ndërsa gjyshja ishte në anën tjetër. Më pyeti se çfarë po bëja aty dhe më tha se duhet të kthehem te mami e babi dhe se ajo do të më presë në të njëjtin vend. E dija që isha në parajsë, por gjyshja më tha se duhet të kthehem në shtëpi dhe atë duhet ta beje shumë shpejtë.

Parajsa është e bukur, por më vjen mirë që jam sërish me mamin e babin”, tha Paul për gazetën gjermane Bild.Përkundër faktit se zemra nuk i kishte rrahur për një kohë të gjatë, djaloshi nuk ka pësuar kurrfarë dëme shëndetësore.

Në karrierën time 30 vjeçare skam parë kurrë një gjë të tillë. Kjo na dëshmon se kurrë nuk duhet dorëzuar”, tha mjeku gjerman Schweigerer.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,298
Pikët
113
Përgjigje e: 3 ore vdekje klinike, gjyshja e rikthen perseri

Femi me fat !!!!
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Përgjigje e: 3 ore vdekje klinike, gjyshja e rikthen perseri

pfffffffffff femija 3 vjec paska pa parajsen edhe ka fol aman me ca gjera koti e ka pas njohur gjyshen femija me perpara? me duket absurde gjera koti si besoj ketyre gjerave te ishte me i rritur heh po 3 vjec ai akoma sdi me fol e jo me te tregoje tregim per gjyshen e tij ne parajs gjera kotii
 
Top