• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

5 preparate kozmetike që nuk ju duhen

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Blini vetëm ato preparate kozmetike që me të vërtetë ju duhen
.

Toniku paraqet thjeshtë harxhim të parave kot, mendon dermatologu Leslie Baumann. Tonikët janë shpikur për shkak se preparatet për pastrimin e fytyrës linin një gjurmë të rrëshqitshme në lëkurë. Preparatet moderne për pastrim kanë përparuar aq shumë, sa që tonikët thjeshtë janë bërë të panevojshëm.

Maska për shputa të këmbëve

Po ashtu është një prodhim i panevojshëm. Nëse doni që të keni shputa dhe thembra të buta e të lëmuara, bëni pedikyr dhe lyeni shputat rregullisht me kremra të yndyrshme.

Shkëlqyesi për buzë

Balsami mjafton që buzët tuaja të jenë të buta dhe sensuale. Përdoreni balsamin sa më shumë që të jetë e mundur e, sasinë e tepërt të yndyrës, nëse ju pengon, mblidheni me letër apo pambuk, këshillon Emily Kate Warren, eksperte për grim dekorativ.

Kremi kundër celulitit

Nuk ekziston ai losion, krem apo ajo shkumë që ua largon celulitin. Kjo është pasojë e mënyrës së të ushqyerit, ku më së shumti ka rëndësi që të pini sasi të mjaftueshme të ujit dhe të ushtroni sa më shumë.

Kremi për qafë

Qafën duhet ta trajtoni njësoj sikur fytyrën:*aplikoni kremra hidratuese me faktor mbrojtës nga rrezet e diellit çdo mëngjes, kurse në mbrëmje lyuni me pomadë që përmban retinol.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top