• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

567 vjet nga Rënia e Konstandinopojës dhe impakti politik në Europë

pirro

Anëtar
Anëtar
Dec 2, 2017
Postime
76
Pikët
8
Vendndodhja
Tirane

Me 29 Maj 2020 mbushen 567 vjet nga pushtimi i Konstandinopojës i cili ndodhi pikerisht me 29 Maj 1453, nga Sulltan Mehmet 2, i cili me ushtrine e tij te madhe dhe me moshën e tij të re realizoi ëndrën e Sulltanëve të mëparshëm të shkatërrimit të një Perandorie të Krishterë të Lindjes dhe në vënd të saj të krijontë një Perandori tjetër me kryeqytet po Konstandinopojës.

Kjo fitore e turqve osmanllnj hodhi bazat e pushtimit 450 vjeçar të gadishullit ballkanik, në Anatoli, Azi të vogël, dhe ndryshimet masive e të thella në përbërjen e popullatave të asaj kohe për shkak të largimeve massive, vrasjeve, përdhunimeve, ndryshimeve të mëdha ekonomike , sociale dhe politike. Kryesorja ishte konvertimi me forcën e armëve, tëligjeve të reja dhe të korrutpimit të klasave të pasura në religjionin islam, të popullatave të mbetura të asaj kohe. implikimet e shumta të rënies së një Perandorie të Krishterë të Lindjes shkaktoi gjithashtu edhe ndryshimin e ineresave gjeopolitike të shteteve të reja të krijuara më vonë pas rënies së Perandorisë Osmane por edhe të shteteve të mëdha që ndikuan më vonë në rënien e kësaj perandorie.

Pushtimi nga Osmanët i trevave të gadishullit ballkanik që kishin popullarë të krishterë kryesisht orthodokse por dhe katolike në disa zona, shkaktoi gjitashtu një rënie në anarki ekonomike, sociale, dhe prishjen e shteteve të reja që mund të formoheshin në atë kohë në gadishullin ballkanik dhe në Europën lindore apo dhe në Azinë e Vogël bazuar në binomin Fe+Atdhe. Perandoria Osmane mbeti një perandori pushtuese për popujt e atyre trevave dhe aspak siç e pretendojnë disa osmanofilë se perandoria osmane ishte vetëm një administruese. Vetë fakti i largimit masiv të popujve pas pushtimit, vrasje dhe genocide masiv që u bënë popujve që luftuan kundër tyre, çvendosjet e popullatave nga periferia lindore e perandorisë osmane për në ballkan, bëri që struktura e popujve të ndyshojë madje u krijuan pupuj të rinj por që ruajtën gjuhën e deri diku edhe karakteristikat e një popullate të mundur por luftarake.

Prania e nje shteti turk që prej 563 vitesh në vënd të qytetërimit bizantin ka ndryshuar gjitashtu dhe gjeopolitikat në Europë e sigurisht dhe kahjet ekonomike-politike.

i

Le të kthehemi tek Perandoria e Bizantit.

Perandoria Bizantine nganjehere referohet si Perandoria Romake e Lindjes dhe vazhdim i Perandorise Romake te Lindjes gjate periudhes Antike te vone dhe gjate mesjetes. Kryeqyteti i saj ishte Konstandinopoja (Stambolli i sotem) e cila ne fillim e kishte emrin Bizantium.

Kjo Perandori, i mbijetoi fragmentimit te Perandorise Romake te Perendimit ne shek 5 e.r., dhe vazhdoi te egzistoje deri ne renien e Konstandinopojes ne duart e Osmaneve me 29 Maj 1453. Perandoria e Bizantit jetoi afersisht 1100 vjet.

Gjatë egzistences se saj Perandoria e Bizantit ishte nje force ekonomike, ushtarake, kulturore e fuqishme. Njëlloj Perandoria Bizantine dhe Perandorie Romake e Lindjes jane terma të njëjtë historiografike te krijuar pas perfundimit te mbreterise.

Qytetaret e saj vazhduan ti referohen peradorise se tyre si `perandori romane` ose Romanian dhe per vehten e tyre si `romane` apo `romanoi`.

Konstantinopoja ka qene kryeqyteti perandorak pas shenjterimit te saj ne vitin 330 e.r., ne Kohen kur Perandor i Romes ishte Konstandini i Madh me origjinë ilire. Gjate 11 shekujve qyteti ka qene rrethuar shume here por u pushtua vetem nje here : gjatë kryqëzates se 4 ne vitin 1204 dhe kryqtaret vendosen nje shtet jo stabel Latin per disa vite; Nicaeanet u a rimorën Konstandinopojën latineve me 1261; dhe heren e dyte kur u pushtua perfundimisht nga turqit në 29 maj 1453.

Disa ngjarje ne shekujt 4-6 shenuan periudhen e tranzicionit gjate te ciles Perandoria Romake u nda perfundimisht Perandorinë Romake e Perendimit dhe ne Perandorine Greke te Lindjes.

Konstandini i i (mbreterimi 324–337) e riorganizoi Perandorinne duke e bere Konstandinopojen Kryeqytet të Ri dhe legalizoi Kristianizmin ne Perandori.

Nen Theodosius i i (mbreterimi 379–395), Kristianizmi u be Fe zyrtare dhe Perandoria u be shtet-fetar-zyrtar Kristian, dhe praktikat e tjera religjioze u ndaluan.

Më në fund, nën mbretërimin e Heraclius i i (mbreterimi 610–641),Ushtria dhe Administrata Perandorake u ristrukturuan dhe u përshtaten per perdorim zyrtar Grek ne vend te asaj Latine.

Keshtu, megjithsse shteti Romak vazhdoi dhe mbajti traditat e shtetit Romak , historianet modern e dallojne Bizantin nga Roma e Lashte aq sa kur Perandoria u perqendrua ne Konstandinopoje, u orientua me shume nga kultura greke se sa ajo latine dhe u karakterizua nga Kristianizmi Orthodoks.

Termi Roma e Lindjes eshte pershkruar me kujdes si nje njesi politike qe perfshin provincat lindore te Perandorise se vjeter Romake deri ne vitin 476 e.r., kur kishte akoma dy perandore.

I njejti term mund te jete perdorur te pakten deri ne shek VI, per aq gjate sa njerezit vazhduan te veprojne dhe mendojne ne pajtim me ato qe mbizoteronin ne nje Perandori Romake te meparshme.

Ne nje perpjekje per te njohur kete dallim, historianet ne menyre tradicionale kane pershkruar perandorite e mesjetes si `Bizantine`.

Termi erdhi nga emri Bizantium, qe ishte ne fakt nje koloni greke e lashte ne anen europiane te Bosforit midis detit mesdhe dhe detit te zi; qyteti me kete emer ishte nje pike kalimi midis Europes dhe Azise se Vogel (Anatolia.)

I rithemeluar si Roma e Re nga Perandori Konstandin ne vitin 330 e.r., ketij qyteti i u vendos emri Konstandinopoje ose qyteti i Konstandinit për nder të Perandorit me të njëjtin emër.

Termi Bizantium thekson aspektin qendror te civilizimit bizantin; nje shkalle qyteterimi ne te cilin jeta administrative dhe intelektuale gjendej ne kete qytet nga viti 330- deri ne vitin1453 kur ishte Perandor Konstandini 11.

Pas dates 29 Maj 1453 kur Osmanet me ne krye Sulltan Mehmetin e II Konstandinopoja u be Kryeqytet i Perandorise Osmane. Qyteti e nderroi emrin ne Istanbul (Stamboll) ne vitin 1930.

Qytei i Bizantit u krijua nga nje koloni greke te themeluar ne anen europiane te Bosforit. Legjenda e lashte Greke i referohet mbretit legjendar Byzas, udheheqesi i koloneve Megarean, dhe njekohesisht themeluesi i ketij qyteti qe ne vitin 667 p.e.r. Forma e latinizuar- Byzantium mbeti emri original i ketij qyteti. Shumë më vone, emri Byzantium u be i zakonshem ne Perendim te cilet i referoheshin Perandorise Romake te Lindjes.

Kryeqyteti Konstandinopoja u ri-inagurua ne vitin 324 e.r., ne qytetin e lashte te Bizantit, si Kryeqytet i Perandorise Romake nga Perandori Konstandini i Madh dhe emir i tij i dedikohet ne 11 maj 330.

Nje nga Perandoret me te medhenj Justiniani i i (mbreteroi 527-565), konstruktoi Katedralen e famshme të Shën Sofisë më 537e.r. Pas pushtimit menjëhere u be xhami sepse Sulltan Mehmetit te iI i pelqeu shume dhe u mahnit nga bukuria. Si xhami shërbeu deri më 1930, dhe pas 1930 u vendos te behet Muza. Emri Konstandinopoje ndenji me ketee mer si kryeqytet i Perandorise deri ne 1930, dhe pastaj me vendim u quajt istambul (ose Stambolli i sotem).

ii

Shizma midis Kishës Lindore Bizantine Orthodokse dhe Kishës Perëndimore Katolike filluan që në shek e 5, atehere kur Perandoria Romake e Perëndimit pushoi se egzistuari për të pushtimit Romës nga Osthrogotet ne vitin 476 e.r.

Ndarja perfundimtare e Kishave Linodre byzantine Orthodokse me atë Perëndimore Latine ndodhi në vitin 1054. Shkaqet mund të përmblidhen si më poshtë por kryesisht ka qënë më tepër çështje dominimi politik dhe religjioz:

Divergjenca Teologjike

Problemi i `Filioque` (`dhe Biri`), i futur nga Perendimi ne versionin Latin, riafirmimi qe imazhet duhen nderuar por jo adhuruar, iconoklastet qe u kundershtuan nga Kisha Lindore.

Divergjenca Juridike

Debatet se te kujt kishe i perkisnin: Ballkani, Sicilia, Italia e Jugut, nga Roma apo Konstandinopoja

Perandoria Bizantine ishte Theokraci, pra dhe Mbret dhe perfaqesues i Zotit.

Kurse ne Perendim Autoriteti i Kishes ishte i pavaur nga ai shteteror.

Per shkak te pushtimeve te msylimaneve ne territoret lindore (pushtimi i Patriarkateve te Antiokit, Aleksandrise dhe Jeruzalimit), Roma luajti nje rol ndermjetes dhe disi perfitues.

Divergjenca Kanonike

Perdorimi i bukes se pabrumte per Eukarist (darka e Zotit me buke dhe vere) nga katoliket, ne vend te bukes me maja nga orthodokset.

Beqarlleku tek katoliket.

Ndarja gjeografike bazuar mbi Religjionin Orthodoks dhe atij Katolik u sistemua ga Perandori Thedosius i Madh (Perandor Romak nga viti 379-395) e quajtur Linja e Theodosit në të cilën Orthodoksë mbetën: Bizanti, Sllavët, Ballkani, Europa lindore dhe Qendrore (pjesërisht), Azia e vogel, dhe Anatolia(Anadolli).

Me vendim të perandorit Leo [Isauriku] (732), Epiri i Ri, Prevalitana dhe italia e Jugut, iu hoqën kishës Romane, pushtetin e së cilës për këto territore e përfaqësonte vikari apostolik i Selanikut, dhe u vunë nën kontrollin e patriarkatit të Konstantinopojës. Kryeqendra e Prevalitanës, që ishte në Shkodër, transferohet në Durrës, kështu që zhduket qendra ipeshkvnore e Shkodrës, autoriteti i të cilës i kalon Dioklesë.

iii

Pushtimi i Kryeqytetit Perandorak Kristian Orthodoks i Konstandinopojës filloi me rrethimin e tij më 6 prill 1453 dhe u pushtua me 29 Maj 1453, pas një rrethimi prej 53 ditësh.

Osmanet e komanduar nga 21 vjecari Sulltan Mehmeti 2, e mundi ushtrinë e komanduar nga Perandori Bizantin Konstandin XI Palaeologos.

Sipas profecive osmaneve `ishte pjekur Molla e Kuqe`, dhe ate muaj Sulltan Mehmeti i iI i mbiquajtur Fatih (cliruesi) vendosi rrethimin dhe pushtimin e Konstandinopojes.

Pushtimi i Konstandinopojes (dhe e dy territoreve te tjera-shtete) shenoi fundin e Perandorise Romake, te ketij shteti perandorak i cili kishte jetuar per 1100 vjet (330 e.r.,-1453 e.r.).

Pushtimi i Konstandinopojes ishte nje goditje shume e rende per Krishterimin sidomos atij Orthodoks.

Ushtrite Osmane tashme kishin dore te lire per te perparuar me ne perendim.

Pas pushtimit, Sulltan Mehmeti 2 e transferoi Kryeqytetin Osman nga Ederne ek qyteti- kryeqytet i Konstandinopojes.

Kur filloj rrethimi, popullata e kryeqytetit llogaritej rreth 50.000 banore se bashku me rrefugjatet qe erdhen nga periferia perreth.

Garnizoni i qytetit perbehej nga 5.000 greke dhe 2.000 te huaj, me te shumtit ishin gjenoveze dhe veneciane.

Njerzit e Justininit ishin armatosur mire, kurse pjesa tjeter ishin civile, vullnetare dhe armatosur vendas e te huaj, marinare,dhe gjithashtu edhe murgj.

Te gjithe zoteronin shpirt luftarak dhe shume nga ata u vrane duke luftuar.

Gjate javes se pare te rillit, trupat osmane u rreshtuan dhe mren pozicionet perreth mureve te kryeqytetit. Sulmi i pare u be me 18 prill 1453.

Dihej qe ushtria e Sulltanit u grumbullua masivisht ne zonen e Adrianopoles. Trupat kishin ardhur nga cdo rajon i Perandorise osmane dhe ishin afersisht mbi 150.000 ushtare nga shume nacionalitete, dhe mijra te tjere jo ushtare te rregullt por te grumbulluar se bashku me ushtrine osmane me qellim per te plackitur.

Trupat osmane ishin shume te pergatitura dhe te pajisura mire. Trupat `elite` ishin Janissaries qe perbeheshin nga femijet e rrembyar te krishtere dhe te konvertuar forcerisht ne islam; sidoqofte ishin ushtare profesioniste qe perbenin ajken e ushtrise osmane.

Sipas tradites islame , Sulltani perpara fillimit te masakres u kerkoi te rrethuarve te dorezonin qytetin duke u premtuar tu ruante jetet e tyre dhe pronen e tyre.

Perandori i Konstandin i XI i Bizantit dha nje pergjigje sfiduese dhe krenare dhuke hedhur poshte kerkesen e Sulltan Mehmetit te iI.

Menjehere filloi goditja e mureve te qytetit me topa te medhej gjylet e te cileve peshonin disa kuintale.

Veziri i Sulltanit Halil Chandarli pati rezerva te medha persa i perket rrethimit qe ne fillim,sepse kishte frike nga ndonje nderhyrje e Flotes Veneciane qe sipas fjaleve qe qarkullonin –ishte duke ardhur, apo trupat hungareze qe do te kapercenin Danubin, e keshtu rrethimi do te vazhdonte per nje kohe te gjate.

Veziri gjate nje takimi ne daten 25 maj, i tha Sulltanit qe te hiqnin rrethimin, sepse sipas tij po te qendronte rrethimi me gjate, atehere, do te kishin pasoja te paparashikuara per interesat Osmane.

Sulltani ishte i merzitur dhe vete per shkak te zgjatjes se veprimeve luftarake dhe per pasoje, dha urdher per nje sulm frontal, ne shkalle te gjere, dhe te fundit kunder Konstandinopojes.

Vendimi i Sulltanit u perkrah nga komandantet e rinj e sidomos nga Zaganos Pasha, nje Kristian i konvertuar ne islam.

Propozimi i Vezirit Halil u hodh poshte dhe te gjithe te pranishmit vendosen te vazhdojne rrethimin.

Te rrethuarit gjate dites se hene te 28 majit, riparuan muret dhe pengesat dhe i riforcuan ato.

Ne qytet kembanat e kishave orthodokse rane zhurmshem dhe qytetare e ushtare u bashkuan ne nje procession te gjate duke mbajtur reliket e shenjta Brenda dhe pastaj duke marshuar jashte kishave.

Procesioni vazhdoi duke kenduar himne ne greqisht, italiane, katalane, dhe katolike; burra dhe gra, ushtare, femije, civile, klerike, murgj, dhe murgesha, duke e ditur qe do te vdisnin nga perpjekjet me osmanet, u luten dhe bene paqe me veten e tyre dhe Zotin Jezu Krisht.

Atehere nje grup ushtaresh armiq hyne papritur ne qytet nga nje port i vogel (kripore), i quajtur Blachernae, aty ku muri takohej me nje mur te trefishte. Luftimet shperthyen prane portes se vogel. Pataj mberriten shume jenicere te cilet i u afruan murit te brendeshem.

Duke pare luftimet, Perandori Konstandin XI e kuptoi qe cdo gje humbi, hoqi shenjat e tij perandoorake dhe se bashku me kusheririn e tij Theophilus Palaeologus, Castilian Don Francisko nga Toledo, dhe John Dalmatus, te gjithe duke mbajtur shpatat ne dore u hodhen ne sulm kunder ushtareve armiq qe ishin futur turma turma ne qytet duke goditur sa majtas djathtas ne nje akt final te sfidues.

Keshtu ata nuk u pane me kurre.

Sulltani me jeniceret e tij te gardes, hyne ne qytet mbasditen e pare te pushtimit. Konstandinopoja kryeqyteti i Perandorise se Bizantit dhe qeyteti me i madh i Europes se asaj kohe kishte rene ne duart e tij. Sulltani beri nje vizite ne te gjithe qytetin e shkaterruar.

Sulltani hyri per here te pare ne Katedralen e Shen Sofise dhe e pa me habi madheshtine e saj.

Pas pak urdheroi qe kjo katedrale te kthehej ne xhami.

Sulltani dha urdher qe tu jepeshin fund vrasjeve, sepse sipas tij mjaftonte.

Ndersa Sulltani kaleronte ne rruget e Konstndinopojes ai tha: Cfare qyteti qe fituam, qe e lame ne dore te plackitjes dhe shkaterrimit.

iv

Krishterimi Orthodoks pësoi nje humbje jashtzakonisht te madhe pas Rënies së Konstandinopojës.

I vetmi popull orthodox, qe luftoi deri ne 1479 ishin Arberit dhe Epirotët te cilet nen udheheqjen e Gjergj Kastrioti –Skenderbeu, rezistuan per 25-30 vite pushtimit Osman.

Pushtimi i Gadishullik ilirik shpërbeu kishat orthodokse dhe hierarkine orthodokse, por ajo u ruajt nga disa dekrete te Sulltaneve per: Mali Athos, kishat sllave te Serbisë dhe Bullgarisë, më pak ato Rumune, ne disa zona te Greqise, ne Siri, Egjipt (koptet), Armeni e Gjeorgji, irak, me kusht qe te paguanin harac dhe te mobilizonin ushtare ne rast lufte si dhe te lejonin kalimin e ushtrive osmane.

Sulltani lejoj Patriarkanen e Konstandinopojes te mbijetonte dhe te manaxhonte ne menyre te kufizuar kishat dhe te krishteret.

Me pushtimin e Stambollit, Sulltan Mehmeti iI u shpall si mprojtës i Kishës Orthodokse dhe i njohu Patrikanës jo vetëm të drejtat e vjetëra n'anën fetare, po edhe fuqi juridike mbi Orthodoksit.

Ai ripërtëriu traktatet e paqes me Serbinë dhe Vllahinë.

Megjithe keto leshime orthodoksia u pakesua dhe nje pjese e mire e populates orthodokse u largua ne zona jashte perandorise si ne itali, Ukraine, Venedik, Spanje, Hungari.

Pas viteve 1540, Doktrina FIDE dhe Urdheri Bazilian, filluan te kristianizojne me lejen e Sulltanit disa zona ne Ballkan, ne religjionin katolik.

Pas pushtimit me 1537 nga Sulltan Sulejmani, shume njerez u kthyen ne kripto-kristiane (laramane).

Misioni Basilian dhe Propaganda Fide, e cila u themelua nga Selia e Shënjtë më 1622 nga Papa Gregori XV. Propaganda Fide u quajt ndryshe edhe “Kongregacioni për Ungjillizimin e Popujve“.

Perandorinë ruse ka mbrojtur kristianizmin duke qënë i vetmi shtet që mund të uftojë kundër Perandorisë së re turke. Ka qenë njësi Luftarake `Shqiptare` orthodokse, e cila ka marrë pjesë në luftërat ruso-turke, në vitet 1768-1774, 1787-1792, 1806-1812 si dhe në Luftën e Krimesë”.

Shen Kozmai ndihmoi ripërtëritjen e kristianizmit orthodoks në ballkan, madje erdhi ne Shqiperi ne vitet 1760-1779., si dhe krijimi i shtetit grek me 1831.

Definitivisht, Traktati i Shën Stefanit 1878, pas humbjes se luftës me Rusinë, detyroi Perandorine Turke të lëshojë tokat e zaptuara në Ballkan dhe formimin e shteteve të reja kryesisht të krishtera. Kështu pas 563 lindën gjeo-politika të reja dhe aspirate të reja për popujt e nënështruar dhe të vuajtur të Ballkanit.

Sigurisht Pavarësia e Shqipërisë shënoi përfundimisht largimin e sundimit turk në Ballkan por mentaliteti turkoshak vazhdon të mbijetojë akoma në politikën ballkanase dhe asaj shqiptare duke krijuar probleme të mëdha integrimin në BE. Ndoshta prania e një Perandorie byzantine në vend të asaj turke do të kishte krijuar mundësinë e një shteti të madh shqiptar apo më saktë Arberor dhe Epirot.

REFERENCAT

(1)Nicolo Barbaro, "Diary of the Siege of Constantinople, 1453", translated from the italian by J.R. Jones, an Exposition-University Book, Exposition Press, Neë York, 1969. The Venetian surgeon Nicolo Barbaro ëas present in the city throughout the siege and ëitnessed the events described by him in his diary.

(2) Among recent studies, the basic reference on the subject is Sir Steven Runciman's, "The Fall Constantinople, 1453", Cambridge University Press, 1969. This ëork, by the British Historian, a Byzantine studies scholar, is based on an exhaustive study and analysis of existing sourse material.

Additional Referecnes: (http://xn--cdaaa.greece.org/romiosini/fall.html)

(1) Babinger, F., "Mahomet iI le Conquerant et son Temps, 1432-1481", translated from the German by H.E. del Medico, Paris, 1954.

(2) Pears ,E., "The Destruction of the Greek Empire and the story of the Capture of Constantinople" by the Turks", London, 1903.

(3) Schlumberger, G., Le siege, la prise et la sac de Constantionple en 1453", Paris, 1926.

(4) Ëalter, G., La ruine de Byzance", Paris, 1958.

• · Back to the main "Romiosini" ëebpage hosting this and related articles on Byzantine history

Dionysios Hatzopoulos

Professor of Classical and Byzantine Studies, and Chairman of Hellenic Studies Center at Daëson College, Montreal, and Lecturer at the Department of History at Universite de Montreal, Quebec, Canada.

https://en.xn--ikipedia-s1a.org/ëiki/Byzantium

• ttps://en.ëikipedia.org/ëiki/East–Ëest_Schism#/media/File:00058_christ_pantocrator_mosaic_hagia_sophia_656x800.jpg

http://xn--history-orld-8eb.org/byzantine3.htm

http://xn--cdaaa.xn--neorldencyclopedia-fxba.org/entry/Theodosius_I

• REFERENCAT

• 1. Gerorg Ostrogorski, Historia e Perandorisë Bizantinë, Tiranë 1997.

• 2. Ogys Baji, Perandoria e Bizantit, Tiranë (pa vit botim).

• 3. John, Bizanti, Tiranë 2005.

• 4. Stanfrod J. Shoë, Historia e Perandorisë Osmane dhe Turqisë Modernë, Tiranë 2006.

• 5. Osman Nuri Topbash, Osmanët, Progresi 2009.

• 6. Ferdinand Julius NorëichSchevill, Ballkani-Historia dhe Qytetërimi, Tiranë 2002.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,075
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Si rregull i pashkruar plackitja vazhdonte 3 dite pasi pushtohej nje qytet. Kjo ishte si thuash pagesa e shume mercenareve. Mirepo ne rastin e Kostandinopolit,sulltani lejoje plackitjen vetem diten e pare dhe dha urdher qe qyteti te mos demtohej.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,134
Pikët
113
Jo zoterinj.
Bizanti ka rene zyrtarisht ne 1204 tek kohortat mercenare Europiane (latinet) dhe sherbyesit e tyre sheparde e armene ne Azi.
Ne 240 vjete qe vijuan, Bizanti u zhvesh deri nga stolisjet e mermerta te ndertesave, kishave dhe tempujve qe u derguan ne Europe.
Turqit nuk jane por se nje dege e Imperatoreve 'latine' [Komnene] nga Trabizonda te cilet bene kushqi me Sulltanatin e Ikonumit ky hynte edhe Siria.
 

Iluzionisti

V.I.P
Anëtar
Jan 9, 2020
Postime
1,856
Pikët
113
Tema me duket se asht e shtrume gabim, sepse impaktin me te madh shembja e perandorise osmane e dha ne lindjen e mesme. (pa deshe me ju fut detajeve historike se pastaj nuk dalim kurre ne substance)

Renia e Perandorise Osmane politikisht prodhoi marreveshjen Sykes-Picot, e cila definoj kufinjet e sotshem ne lindjen e mesme.

Rezultati?

-Nje komb i zhdukur ne gjeografi (kurdet)

-kombeve te tjera (irak,siri ..etj) nga me te lashtat ne bote ua percaktuan kufinjet me vizore, po te shikoni kufinjet e lindjes se mesme jane te terhequr me vizore 😉.

-ndarja e kufinjeve kishte vetem nje synim qe anglia te merrte sa me shume puse nafte (iraku sot asht produkt anglez ne aspektin gjeografik pasi kishte interesa ne puset e naftes, Siria Franceze )

-pjese e kesaj marreveshje (une e quaj kasaphane historike) ishte edhe vete Churchil asokohe djal i ri ne ministrinw e jashtme te inglizit...😉

...etj
 
Last edited:

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,586
Pikët
113
Artikullshkruesi ose eshte nje idiot ose nje spiun grek, jua le ne dore lexuesve qe te bejne zgjedhjen e tyre. Habitem se si komentuesit ne kete teme nuk e vene re kete gje. Nja dy gjera te vogla se nuk ja vlen qe te meeresh gjate me keta njerez:
I vetmi popull orthodox, qe luftoi deri ne 1479 ishin Arberit dhe Epirotët te cilet nen udheheqjen e Gjergj Kastrioti –Skenderbeu, rezistuan per 25-30 vite pushtimit Osman.
Shqiptaret nuk ishin nje popull ortodoks. Shqiptaret ishin katolike dhe ortodokse. Cfare jane epirotet ne periudhen e Skenderbeut, shqiptare apo greke? Sepse te forumi tjeter je shprehur qe ishin greke.
Ky individ te fyen inteligjencen me gjerat qe shkruan:
Ndoshta prania e një Perandorie byzantine në vend të asaj turke do të kishte krijuar mundësinë e një shteti të madh shqiptar apo më saktë Arberor dhe Epirot.
Seriozisht e ke mo pirro?
Sigurisht Pavarësia e Shqipërisë shënoi përfundimisht largimin e sundimit turk në Ballkan por mentaliteti turkoshak vazhdon të mbijetojë akoma në politikën ballkanase dhe asaj shqiptare
Ti je shembulli tipik i nje turkoshaku, lexoje se cfare shkruan:
Beqarlleku tek katoliket.
Ne Shqip shkruhet Beqaria tek katoliket. Po ti si turkoshak qe je nuk heq dot dore nga perdorimi i prapashtesave turke.
Shen Kozmai ndihmoi ripërtëritjen e kristianizmit orthodoks në ballkan, madje erdhi ne Shqiperi ne vitet 1760-1779., si dhe krijimi i shtetit grek me 1831
Patjeter, eshte shume e qarte qe je nje spiun i Janulles.
P.S.
Edhe dicka tjeter. Turqit hyne nga Kerkoporta qe murgjit ortodokse e hapen qellimisht. Tani po kerkoni qe tua faturoni cifuteve kete gje.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,593
Pikët
113
Sa here qe njeriu del jashte metodologjise se fakteve kalon ne lemine e Futkologjise 🤣 thuhet te jete shkenca per pasime futkote, doli ku doli vetem bjeri 🤔

Me historine e Hatumaneve se ç‘kane bere ne anen tjeter te Azhise nuk me ka interesuar te mirrem, por eshte nje fakt tjeter qe Otomanet kishin invaduar pjese te Evropes edhe para renjes se Konstandinopojes. Pra, ajo kishte ngelur si ishull e rrethuar nga sugjukat Ottoman dhe çeshtje kohe ishte se kur do ja kalonin vetes dhe nderkohe Juropianet as koken nuk kthenin te shikonin se çfare po ndodhte, se jo me ta mbronin.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,579
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Piro, me termin grek e ke tepruar. Duhet kuptuar me holl ai term. Nuk ka ekzituar nje term i till ne kohen e Bizantit. Ky term filloi te qarkullonte pas rilindjes evropiane.

Termi grek iu eshte veshur disa popullsive ne menyre arbitrare sepse qellimi i tij ka qene te emertoj nje kulture. Pra greqizma eshte mje kulture, jo nje kombesi.
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
7,610
Pikët
113
Bizanti i pas pandemise Justinianit ka qene vetem nje hije e se kaluares. Njefar tendence ka pas gjate shekullit IX dhe XX por kot.
 

Solon12

Anëtar
Anëtar
Jun 1, 2020
Postime
45
Pikët
18


Po dhe për fat të keq bizantinët u përballën me një pushtim të madh nga skllavët, një luftë madhore me Persinë, shumë pushtime të muslimanëve që morën shportën e tyre të bukës në Egjipt,
dhe lufte ndërfetare (ikonoklastet)
 
Top