• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

7 gjerat te cilave duhet ti thoni Stop qe tani ne Facebook

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Publikuar nga ConsumerReports.


Te perdorni nje Password te dobet

Perpiquni te shmangni emrat apo fjalet qe mund ti gjeni zakonisht ne fjalore, edhe po te perdorni numra ne fund. Ne vend te tyre, tentoni te perzieni germa kapitale me germa te zakonshme si edhe simbole. Nje password duhet te permbaje te pakten 8 karaktere. Nje teknike e mire eshte futja e numrave apo simboleve ne mes te fjales, si per shembull ne vend te fjales “shtepia” te vendosni: shtE27piA!

Te vendosni ditelindjen tuaj te plote ne profilin tuaj

Eshte nje shenjester ideale per hajdutet e identiteteve, te cilet mund ta perdorin per te perftuar me shume informacion per ju dhe me shume mundesi te fitojne akses tek karta juaj e kreditit apo tek llogaria juaj bankare. Ne rast se tashme e keni vendosur ditelindjen, shkoni menjehere tek profili juaj dhe klikoni tabelen Info, me pas klikoni Edit Information. Nen frazen Basic Information, zgjidhni te tregoni vetem muajin dhe diten apo mos te shfaqni fare ditelindjen.

Te mos e vrisni mendjen per Kontrollin e Privatesise

Pothuajse per cdo gje ne profilin tuaj te Facebook, ju mund te kufizoni aksesin vetem per miqte tuaj, miqte e miqve apo vetem per vete. Ndaj kufizoni aksesin si per shikimin nga te tjeret te fotove, ditelindjeve, pikepamjeve fetare dhe informacionit per familjen tuaj.

Postimi i emrit te femijes tuaj ne foto apo ne tag-e.

Mos perdorni asnjehere emrin e femijeve ne fotografi apo ne tag-s. Ne rast se dikush tjeter e ben kete, fshijeni duke klikuar tek Romove Tag. Ne rast se femija juaj nuk eshte ne Facebook dhe dikush tjeter perfshin emrin e tij apo te saj ne nje tag, kerkojini menjehere atij personi ta heqe emrin.


Te permendni qe do te jeni larg shtepise


Kesaj i thone sikur te vendosesh nje tabele tek dera e shtepise tende me shkrimin “S’ka njeri ne shtepi”. Prisni derisa te shkoni ne shtepi per ti treguar gjithkujt se sa fantastike ishin pushimet tuaja dhe mos tregoni datat e udhetimeve tuaja.


Te lini motorret e kerkimit ne internet t’ju gjejne


Ne menyre qe te parandaloni njerez te panjohur te futen ne faqen tuaj, shkoni tek seksioni i kontrollit te privatesise se Facebook, Search dhe zgjidhni opsionin Vetem Friends (Only Friends) per te gjeneruar rezultatet e kerkimit te Facebook. Sigurohuni qe kutiza per rezultatet e kerkimit publik te mos jete e aktivizuar (Checked).


Te lejoni te vegjelit apo te rinjte te perdorin Facebook pa i mbikqyrur


Kufiri i Facebook per anetaret e tij eshte mosha 13 vjec e siper, por femije edhe me te vegjel se aq e perdorin ate. Ne rast se keni femije apo adoleshente ne Facebook, menyra me e mire per ti mbikqyrur lehte te beheni miq me ta online. Perdorni adresen tuaj te emailit si kontakti per llogarine e tyre ne menyre qe te merrni njoftime nga ata dhe te monitoroni aktivitetet e tyre.


“Ata mendojne se asgje nuk mund te jete shume serioze,” – thote Charles Pavelites, nje agjent special supervizimi tek Internet Crime Complaint Center. Per shembull, nje femije qe poston komentin “Mami do te jete se shpejti ne shtepi dhe mua me duhet te laj pjatat”, cdo dite ne te njejten ore, aktualisht po zbulon shume informacion per prinderit e tij se kur vijne dhe kur ikin nga shtepia.
 
Top