• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

7 vjet pa shkuar në punë, paguhej rregullisht

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Një punonjës kinez paguhej rregullisht prej shtatë vitesh, edhe pse nuk kishte shkuar asnjë ditë të vetme në punë.

Historia befaseuse se një 55-vjeçari të quajtur Jiang Jinxiang, u publikua gjatë ditës në një të përditshme kineze.

Ai ishte punësuar në vitin 2003 në një vend pune publik, në Longyan, një qytet i ndodhur në provincën e Fujianit. Ai merrte pagën prej 89 muajt, por nuk ishte paraqitur kurrë në punë.

Sipas tij, ai nuk kishte marrë një vërtetim për nisjen e punës dhe nuk ishte informuar as gojarisht për diçka të tillë, ndërsa mendonte se paga që merrte vazhdimisht ishte një dëmshpërblim për shkarkimin nga puna e tij e mëparshme.

Jinxiang, jo vetëm që merrte rregullisht pagën, por në këto vite, ai kishte marrë edhe rritje të vazhdueshme, për shkak të “paraqitjes” së mirë në punë.

Nga 800 juan që përfitonte në vitin 2003 (rreth 89 euro), paga e tij aktuale kishte shkuar në 2 600 juan, ose 290 euro. Ndonëse mund të duket pak, falë çmimeve tepër të ulta në vend, një pagë mesatare konsiderohet ajo e 1 100-1 200 juanëve në muaj.

Mungesa e transparencës në librat e pagave të administratës publike ka qenë prej kohësh një objekt akuzash në Kinë. Në vitin 2006, në provincën e Chongqing-ut, u zbuluan 3 mijë punonjës qeveritarë, që pothuajse nuk shkonin kurrë në punë.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: 7 vjet pa shkuar në punë, paguhej rregullisht

Epoo, keshtu ndodh, kur ngjajne te gjithe njesoj....



:p
 

ABORDAZH

into the wild
Anëtar
Dec 7, 2010
Postime
1,510
Pikët
48
Vendndodhja
kuturu
Përgjigje e: 7 vjet pa shkuar në punë, paguhej rregullisht

ky paska qen i lindur me kemishe thuaj hahahaha
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: 7 vjet pa shkuar në punë, paguhej rregullisht

Si puna ktij ka me qindra qe morin rroge ne shqiperi :D

Shembull: E ke mikun drejtor diku ne nje kompani? Ka mundesine qe ne listen e puntorve te shtoje dhe nje mik te vetin pa u paraqit fare ne pune :p. Rrogen e merr ne banke ,shkon e terheq cdo muj :D
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: 7 vjet pa shkuar në punë, paguhej rregullisht

Ka ardh dita qe duhet me shku me punu n'Kine, se kenej nga Juropi nuk ta jep njeri rrogen po nuk i paraqite n'pune kohe pas kohe. :D
 
Top