• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

91 vjecarja ne SHBA jetonte ne shtepi me dy kufoma

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥


Jean Stevens jeton ne Pensilvani ne nje shtepi qe per shume vite me rradhe e ka ndare me nje kufome dhe qe per nje periudhe te shkurter edhe me nje kufome te dyte.

Me pas u zbulua nga policia. E moshuara 91 vjecare ka ngelur e ve me shume se 10 vjet me pare. Ne filim ajo e varrosi te shoqin por nuk e perballonte dot ate ndarje prej tij.

"Kur varros nje person eshte nje lamtumire." - i shpjegoi ajo policise pasi u zbulua zgjidhja e saj e cuditshme.

"Nuk mundesh t'u prekesh ata apo te flasesh me ta.".

Dhe per kete Jean vendosi qe nuk mund ta linte te shoqin e saj ne ate arkivol. Sipas asaj cfare tha policia, ajo mori kufomen dhe e solli ne shtepine e saj. Nuk eshte ende e qarte se si ia beri.

Ajo shpjegoi qe tani mund te fliste me te. "Jam shume klaustrofobike dhe nuk mund te duroja mendimin qe burri im te rrinte ne ate arkivol te vogel nen toke."

Nuk jane ende te qarta faktet se si e ka mbajtur trupin aty pa u zbuluar dhe per me teper se si ka mundur te kaloje pa u vene re nderkohe qe e zhvarroste dhe e transportonte burrin e saj ne shtepi. Por kjo alternative i pelqeu aq shume Jean, sa kur vdiq motra e saj beri te njejten gje edhe me te. Policia nuk beson se e moshuara ka vepruar pa asnje ndihme dhe ka te dyshuar te ndryshem si bashkepunetoret e saj.

Tani Jean rrezikon te futet ne burg edhe pse tani per tani nuk ka patur denoncim.
 
Top