• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A është Bibla e vërtetë nga ana historike? A janë ungjijtë të saktë në lidhje me Jezu

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Si mund ta dimë nëse biografitë e ungjijve mbi jetën e Jezusit janë të sakta? Kur historianët përpiqen të përcaktojnë nëse një biografi është e besueshme, ata shtrojnë pyetjen, "A tregojnë edhe burimet e tjera të shumta të njëjtat hollësi për këtë person?"

Ja si bëhet kjo. Imagjinoni sikur po mblidhni biografi të Xhon F. Kenedit. Gjeni shumë prej tyre që përshkruajnë jetën e tij familjare, karrierën e tij si president, trajtimin e konfliktit me Kubën, dhe secila prej tyre raporton fakte të ngjashme. Por po sikur të gjeni një biografi që thotë se Xhon Kenedi shërbeu për dhjetë vjet si prift në Afrikën e Jugut? Asnjë prej burimeve të tjera nuk përmendte asgjë, as për karrierën e tij si prift, as për jetën e tij në Afrikën e Jugut. Është e qartë se besueshmëria e kësaj biografie lë shumë për të dëshiruar.

Në lidhje me Jezusin e Nazaretit, a gjejmë biografi të shumta që raportojnë fakte të ngjashme për jetën e tij? Po. Janë katër librat e Dhiatës së Re (që quhen ungjij) që japin hollësi të shumta të jetës së Jezusit. Kush i shkroi ungjijtë? Dy nga librat u shkruan nga njerëz që e njohën Jezusin personalisht dhe e ndoqën Atë për më shumë se tre vjet (Mateu dhe Gjoni); dy librat e tjerë u shkruan nga bashkëpunëtorë të ngushtë të apostujve të Jezusit.

Secili nga të katër autorët dha një përshkrim të hollësishëm të jetës së Jezusit. Siç mund të pritet kur disa shkrimtarë shkruajnë për jetën e një personi real, ka përputhje faktesh, por edhe veçanti dhe variacione në përshkrime. Dhe secila biografi prezantohet pa zmadhime apo zbukurime, por në një stil gazetaresk si "kështu ngjau." Ungjijtë japin emërtime gjeografike dhe detaje kulturore specifike që janë konfirmuar nga historianët dhe arkeologët. Edhe mesazhi që përmbahet në ungjijtë tregon vërtetësi.

Deklaratat e Jezusit i përshtaten kulturës dhe audiencës së cilës po i drejtohej, por prapë ato janë ndryshe nga ajo që mësohej në atë kohë në Judaizëm. Duke lexuar ungjijtë shohim se mësimet e Tij nuk përfshijnë shumë nga çështjet për të cilat kisha e hershme do të kishte dashur që Jezusi të kishte folur. Kjo mbështet supozimin që biografët ishin të saktë, dhe nuk iu kishin shtuar gjë fjalëve të Jezusit nga një këndvështrim i mëvonshëm.
 
Top