• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A është fisnikëri falja e gjakut?

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Katër familje në gjak, shtrinë dorën e pajtimit për Pashkë


Shkodër-Katër familje katolike, kanë gjetur lirinë në rastin e festës së Pashkës. Familjet nga rrethi i Shkodrës, kanë shtrirë dorën e pajtimin një ditë më parë, duke i dhënë fund hasmërisë midis tyre. Falja e gjakut në këtë ditë të shënuar, ishte gjithashtu apel edhe për familje të tjera në rrethin e Shkodrës, për të ndërmarrë një veprim të tillë. Në ceremoni u tha se 2 prej familjeve që i shtrinë dorën e pajtimit njëra-tjetrës janë me banim në Hotin e Ri, dhe dy të tjera në fshatin Rranxa të komunës Bushat.

Mësohet se deri në shtrirjen e dorës së faljes mes këtyre familjeve është bërë një punë e gjatë dhe e lodhshme, ku veçohet roli i Imzot Anxhelo Masafrës, Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Shkodër-Pult. Edhe pse ishte gjykuar që pajtimi të ruante identitetet e familjeve, mësohet se për familjarë dhe të afërm të Mark Vilës në Rranxë të Bushatit e Prenk Dedës nga Mali i Jushit, ngjarja e pajtimit në ditën e Pashkëve kishte një domethënie të madhe për ta.

Kryesisht, riti i ngujimit ekziston në zonat e mbi Shkodrës, ku të gjithë anëtarët e familjes së vrasësit detyrohet të mbyllen brenda. Ndërkohë, në zonat të tjera të vendit, veçanërisht në veri, gjaku merret po riti i ngujimit është më pak i pranishëm.

Jepni mendimin tuaj a eshte fisnikeri falja e gjakut...
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Përgjigje e: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

Eshte shume e veshtire ,por jo e pamundur.
Duhet te kesh nje force te madhe shpirterore per te falur dike qe i ka marre jeten nje familjarit tend ,gjakut tend.
I admiroj keta njerez ,falja eshte sa fisnike aq dhe hyjnore,por dhe shume e veshtire per te vendosur .
Une nuk arrij te urrej,kete e pranoj,nuk provoj meshire per askend sepse nuk kam meshire as per veten time.
Por kur behet fjale per te falur ketu jam shume e pavendosur,ndoshta sepse si natyre jam shume kontradiktore.
Te falesh do te thote te harrosh.
E nese une harroj do te thote se kam harruar kujtimin e njeriut qe kam humbur.
Nuk e di ndoshta e mendoj gabim,ndoshta do te me duhet me shume besim tek vetja per te arritur te bere keqe gjest fisnik sic e kane bere keto familje...
 

Dori

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2009
Postime
433
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

Tani fajla e gjakut eshte paksa e veshtire per te mos then e pamundur . un personalisht jan dakort me hakmarrjen e gjakut po vetem me personin qe te ka kryer vrasjen jo me personat e tjere te familjes dhe te fisit . ky eshte budallik c'faj kan ate te shkretet se del 1 Idjot ne fis qe vret dike dhe duhet te ngujohen dhe te jetojne me frike :s Shqip fare duhet te vrasesh personin qe te ka vrare dike dhe jo cunin e xhajes se atij ose vellain e atij se skan faj ata :D
 

Remember

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
120
Pikët
0
Përgjigje e: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

mire e ke thon kush vret, te vritet po falja dhe nese jepet ncncnc nuk do te thote se e ke fal me zemer :(
 

Dori

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2009
Postime
433
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

Per mendimin tim sduhet falur gjaku por sic e thash dhe me lart te vritet ai qe vret dhe jo personat e tjere qe skan lidhje me ate ngjarje dhe skan asnji lloj faji,
 

Diellza

Super Anëtar
Anëtar
Jan 20, 2010
Postime
202
Pikët
28
Titulli: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

Falja asht hyjnore o njerez. Nuk ka gja ma te mir se te falesh me zemer e me mendje. Sidomos ne raste te tilla. T'pikon zemra gjak kur nigjon per da familje qe kane vite n'hasmeri e nuk munen me dal ma larg pragut deres. Vrau...dorari te kalbet ne burg, por jo te vriten te pafajshmit e fisit - nga te dyja anet.
 

Dori

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2009
Postime
433
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

Kete po them dhe une . Por per te falur dike qe me ka vrar 1 person te dashur un personalisht nuk e fal :s Por qe te vriten persona te pafajshem te fisit sjan dakort . Prsh. del cuni xhajes tim Idjot dhe shko e vret dike cfaj kam un qe te ngujohem dhe te jetoj me frike , per kete gje sjam dakort , si nuk jam dakort dhe te fal personin qe kryen vrasjen ate nuk e fal :)
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

gjakmarja ka qen nji ligj i pashkruar i shqiptareve qe akoma vazhdon te sfidoje shtetin shqiptar ka qene pikerisht ky ligj i pashkruar qe i ka ber te njohur shqiptaret boterisht si njerez krenar qe spranojn rug te mesme persa i perket krimit ne pergjithesi
kanuni e sakteson fare mire qe ne raste krimesh gjaku meret dhe vritet personi i cili ka shkaktuar krimin e jo gjith familja e kriminelit per me teper i lihej mundesia atij personi te kerkonte te falur e pastaj mbildhej kryesia e pleqve qe vendosnin
devijimet dhe makabriteti i realizmit te jetes shqiptare erdhi si pasoj e 50 viteve komunizem te eger sllav per pasoj edhe kanuni mori goditjen e radhes e cila shprehet dukshem sot kur per nji person paguan nji familje e tere
perseri duhet analizuar pak me thell ky veprim i sotem
njeriu vret nji fis te tere me shum per vetmbrojtje sepse e di qe do vritet po nga ata njerez qe ka lene gjalle
e gjith kjo ngase vjen ? thjesht nga fakti qe ne shqiperi ska shtet ska rend sepse po te kishte ligj dhe rend gjakmarja do ishte haruar prej kohesh
falja esht nji veprim qe kerkon shum humanizem dhe per kete arsye esht pak e veshtir per shum njerez
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

Per mendimin tim sduhet falur gjaku por sic e thash dhe me lart te vritet ai qe vret dhe jo personat e tjere qe skan lidhje me ate ngjarje dhe skan asnji lloj faji,
Jam dakort..po pse duhet hakmarrja...apo se s'ka shtet q ete meret me kete ceshtje ;)
Ska gje me te shtrejte e te bukur se Falja... tregon njerezillik..humanizem..tregon qe ke ..virtute njerezore ..tregon qe pas Faljes mund te ndryshojn shum qera qe i pengon kjo Hakmarrje..
Dakort qe Shqiptari eshte gjaknxehte...e kemi te trasheguar ne Gene..kjo duket qarte..jo vetem ne SHqiperi..po kudo qe jemi..ama ketu ndryshon puna..seps eke tbesh me familje..gjamarje dhe vrasje njerezish te pafajshem ...
Me pak fjal...Lum ai qe di te Fali...;)
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
458
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

Gjaku duhet falur po kjo sdo te thote se ai njeri i ka mbaruar gjithe punet me ligjin...biles ai qe ka kryer vrasjen duhet te shkoje ne burg si ne cdo shtet te botes..

E vertete qe shteti shqiptar eshte rrempalle dhe kur nuk kryhet denimi sic duhet njerezit nxehen dhe kujtojne se do te vene drejtesi vete..po dallimi yne nga kafshet eshte se kemi logjiken dhe vrasja nuk eshte asnjehere pergjigjja ...
Duhet te merret ne konsiderate se nuk eshte e lehte dhe per shtetin ne shqiperi sepse te jete per ate pune sdo kishte shume burra ne shkoder po do ishin ne burg gjysma, sepse eshte ai efekti domino ...ti me vrave une te vrava..gjyshi stergjyshi katragjyshi...edhe hajde tja gjesh fundin..

Lexova me siper se nese harron ..harron kujtimin e njeriut tend...
Ky mentalitet eshte i gabuar dhe nese egziston per nje cast ne mendimin e atyre familjareve qe jane ne gjak..sidomos per shqiptaret qe bejne tmerresisht shume per familjen e tyre atehere Gjakmarrja do vazhdoj per vite e vite...
Asnje nuk te ben te harrosh personat me te dashur per ty...asnje nuk e ka ate fuqi mbi mua (apo ty)...

Po e mbyll duke thene se eshte e veshtire per te gjithe ne te japim mendime nga distanca..dhe se asnje nuk e di fuqine e tyre te vertete derisa te perballesh first hand me kte dukuri..(hopefully not)
Por nje gje e di me siguri asnje ska te drejte ti heqe nje djali te drejten per te luajtur perjashta per te shkuar ne shkolle per te jetuar nje jete normale...
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

sa inat kam fjalet e gjate .....-bla--bla--bla-

tema si teme tregon vet keshtu qe bjeri shkurt

A eshte fisnikeri falja e gjakut....?

Po more vlla eshte fisnikeri si nuk eshte po nuk e fale shkon i gjithe fisi ...
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A është fisnikëri falja e gjakut?

Varet nga situata megjithate nqs dikush do me vriste nje pjesetar te familjes (pa te drejte), nuk mendoj se do tregohesha aq fisnike.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: A është fisnikëri falja e gjakut?

Varet nga situata megjithate nqs dikush do me vriste nje pjesetar te familjes (pa te drejte), nuk mendoj se do tregohesha aq fisnike.
Po, por eshte fjala per kete zakon te trasheguar dhe per procesin e faljes ne kuptim te ndalimit te gjakderdhjes.Pavaresisht normave te Kanunit te L.D, ky fenomen shume atavik, eshte bastarduar, si mund te thuash se edhe ky term nuk eshte me shume vend.Tani eshte me se e vertete qe shuhet nje familje apo nje i aferm i vrasesit vritet...madje edhe kur ky i fundit ka marre denimin.
..Me te drejte eshte thene me lart se duhet te veproje ligji dhe vetem ligji.
Me shpirt gjithkush s`do ta Falte dhe Harronte vepren kriminale apo vrasesin/
Aboslutisht qe nuk falet ne kuptim te dhimbjes se pasherueshme apo dhe me keq akoma...
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,890
Pikët
113
Përgjigje e: A është fisnikëri falja e gjakut?

Sigurisht qe po...Sado qe eshte diçka e hidhur ai njeri i vrare nuk kthehet me..Te vrasesh perseri eshte t'i besh akoma me keq vetes dhe atyre perreth teje..Duhet force, vetemohim dhe mbi te gjitha ndergjegje mendoj une..
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: A është fisnikëri falja e gjakut?

Do e quaja qytetari, civilizim.

Fisnikeria eshte gje tjeter.

Te mos maresh jeten e dikujt te pafajshem, qe mbi te gjitha nuk te kthen jeten e tendit qe iku, nuk mund te quhet akt i fisem.

Gjakmarja ka qene nje lloj 'ligji' i nje shoqerie te dikurshme kur njerzit nuk dinin c'ishte shkrimi dhe kendimi. Njerzeve te asaj kohe po tu binte ndonje pene ne dore do kruanin veshin ose ndonje gje tjeter me te, dhe kurr nuk do e gjenin dot perdorimin e saj.

Gjakmarja e sotme hedh posht teorin e Darvinit, sepse tregon qe nje pjese te shqiptarve nuk i ka evoluar as edhe nje neuron te vetem ne keto 2-3 mije vjetet e fundit.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: A është fisnikëri falja e gjakut?

Teme katunaresh...


Po keta trimat,sikur e kishin falur gjakun ne kohen e Enverit....
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: A është fisnikëri falja e gjakut?

dbv said:
Gjakmarja e sotme hedh posht teorin e Darvinit, sepse tregon qe nje pjese te shqiptarve nuk i ka evoluar as edhe nje neuron te vetem ne keto 2-3 mije vjetet e fundit.
DBV, ti ke të drejtë në disa gjëra që thua, por duhet parë edhe ana tjetër e medaljes. Pse e them këtë?

Në kohët e shkuara kur nuk kishte shtet të fortë ligjor, vetëgjyqësitë ishin të pashmangshme. Në kohën komuniste kur kishte shtet të fortë dhe ligje të ashpra, gjakmarrja u shua. Pra kjo tregon që shqiptarët dinë të jetojnë edhe pa gjakmarrje, mirëpo në kohët e sotme ligjet janë zbutur, shteti është shthurur, gjykatat janë korruptuar dhe vrasësit gjejnë mënyra të ndryshme për të mos marrë dënimin e merituar.

Përpara se të flitet kështu, secili duhet ta mendojë tek vetja e tij. Çfarë do të bënte secili sikur ta pësonte në familjen e tij këtë gjë e pastaj vrasësi të paguante e të shpëtonte, ose të dënohej pak?
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: A është fisnikëri falja e gjakut?

DBV, ti ke të drejtë në disa gjëra që thua, por duhet parë edhe ana tjetër e medaljes. Pse e them këtë?

Në kohët e shkuara kur nuk kishte shtet të fortë ligjor, vetëgjyqësitë ishin të pashmangshme. Në kohën komuniste kur kishte shtet të fortë dhe ligje të ashpra, gjakmarrja u shua. Pra kjo tregon që shqiptarët dinë të jetojnë edhe pa gjakmarrje, mirëpo në kohët e sotme ligjet janë zbutur, shteti është shthurur, gjykatat janë korruptuar dhe vrasësit gjejnë mënyra të ndryshme për të mos marrë dënimin e merituar.

Përpara se të flitet kështu, secili duhet ta mendojë tek vetja e tij. Çfarë do të bënte secili sikur ta pësonte në familjen e tij këtë gjë e pastaj vrasësi të paguante e të shpëtonte, ose të dënohej pak?


Ska pse hyn ne burg e pastaj te dale. nese preket familja ime, une i jap automatikisht pafajsine vrasesit nese drejtesia e zbulon ate, madje edhe do paguaja per ta nxjerre nga burgu, Pasi dua ta shoh ne sy kur tia mush koken me plumba.
 
Top