• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,947
Pikët
0
Rrobat tona, sjellja, stili, apetiti dhe gjestet - janë simbole precize se çfarë është qenia jonë seksuale dhe me siguri indikatorë të saktë se si do të sillemi në shtrat.

Si ha

Apetiti i mirë do të thotë që e shoqëron libidon e zjarrtë. Vështrojeni se si ha dhe do të mësoni se si do ta “kafshojë” veshin tënd, qafën dhe pjesët e tjera të trupit. Nëse nuk tregon gatishmëri t’i provojë shijet e reja ekzotike, mundësitë janë të vogla që do t’ju ngazëllejë me ndonjë “aftësi” të Kamasutrës.

Si flet

Nëse kur flet bëhet i mërzitshëm dhe ndryshon shprehjen e fytyrës një herë brenda një ore, ai është i formuar “nga materiali i zakonshëm”. Entuziazmi i dobët do të thotë se në shtrat do të jetë i mërzitshëm. Personi i cili ngre dorën lart gjatë darkës, është plot jetë dhe afsh. Nëse atë afsh mund ta shpërthejë edhe në shtrat, atëherë mund të prisni që të jetë dashnor i mirë. Duke qenë se femrat janë ato të cilat në të shumtën e rasteve kanë dhuntinë e të folurit, mashkulli i cili flet shumë mund të lë përshtypje jo të mirë. Bisedat të cilat zgjasin shumë tepër simbolizojnë pasiguri. Kur nuk di se si t’ju afrohet dhe si t’ju bëjë për vete, kjo mund të tregojë se as në krevat nuk do të dijë të bëjë punën si duhet. Ndërkaq, mashkulli i cili paraqitet i matur dhe zgjedh fjalët për t’ju bërë të interesuar, jep shenja për partner të sigurt dhe të vendosur, i cili e di saktë se çfarë dëshiron në jetë, po ashtu edhe në krevat.

Çfarë është në shoqëri

Rregull i përgjithshëm është: sa më i hapur të jetë ndonjë person dhe sa më shumë të ketë të zhvilluar shkathtësitë shoqërore, është më se e sigurt që në shtrat do të jetë edhe më i mirë. Nëse është komunikues me të tjerët, do të lidhet seksualisht më mirë me ju.

Si ulet

Se ku ulet derisa jeni duke pirë apo duke darkuar, është edhe një sinjal më shumë. Nëse ka zgjedhur pozicion të mirë kundruall jush dhe murit, në vend që të zërë një vend nga i cili mund t’i vështrojë të tjerët, ju keni njohur personin e duhur. Sa më shumë që të fokusohet në ju, aq më shumë do t’u kushtohet edhe në çastet kur të jeni vetëm ju bashkë.

Edhe dalja nëpër klube të natës, mund të jetë vendi i duhur për të zbuluar se si është në krevat. Nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizjet në vallëzim, por edhe për mënyrën se si ju prek me ritmin e muzikës. Prekjet e buta, siç është përshkimi i lëkurës suaj ose flokëve me gishta, mund të nxisin po ashtu pasionin dhe të zbulojnë mashkullin i cili di si të eksitojë një femër. Njëkohësisht, reagimet e pakëndshme dhe vallëzimi me lëvizje të pakontrolluara që jep pamjen sikur po shoqëroheni me vëllanë e vogël, e karakterizojnë mashkullin i cili ka mendim shumë të lartë për vetveten, ndërsa dikush që është i dashuruar në vete dhe në trupin e tij, padyshim se në momentet pasionante do të mundohet të kënaqë vetëm veten e tij.
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

E kena i shprehje te mire ne...

Terhiq e mos e keput :p

Iki une re sa ta shoh qe o keq puna
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

do i beni paranonjak njerezit me tema te tilla
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

ashtu eshte...
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

s'e kam bere ndonjehere kete qe te filloj ta bej tani :) por ishte thjesht nje batute ajo e imja per paranojaket...ndoshta harrova te shtoja nje figure si kjo :p
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

paranojake mund te jene ata qe i hapin te tilla tema me shumice por fale paranojes se tyre ne fitojme eksperiencen...pra duhen pare si heronj qe sakrifikojne per te miren e njerezimit
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

eksperienca fitohet me mire duke perjetuar...
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

Ouuu, pranej po m'shifte njona mu sot n'dreke !!!

Mazallah se u priste milanese me thike, aq e forte ishte ... -qesh- -qesh- -qesh-
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

Ouuu, pranej po m'shifte njona mu sot n'dreke !!!

Mazallah se u priste milanese me thike, aq e forte ishte ... -qesh- -qesh- -qesh-

Pranej po mshef kjo pastrusja punes mer....
Nejse sqek keq rumunja alamet pula.
Do e ftoj per kafe......pa lol.
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

E po njeriu nuk munde ti dije te gjitha, diqka duhet mbetet suprize se ndryshe nuk ka lezet. Nese do bazohshim ne keto te dhena, te gjithe do fillonin te aktronin per te lene pershtypje te mire, per ti plotsuar kushtet.:d
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

Titulli i pershtatshem per kete artikull duhet te ishte: "Si t'i shtojme komplekset adoloshenteve"!
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

freemeson// paske pare enderr te bukur , dhe kerkone qe te tjeret ta zbatojne ,

tem shum interesante , dhe shum bindese .-boh-
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

freemeson// paske pare enderr te bukur , dhe kerkone qe te tjeret ta zbatojne ,

tem shum interesante , dhe shum bindese .-boh-
E mo,mbasi paska pa anrra ,po mujka me ba nje serial me epizode..:d
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

Nuk e gjeta veten ne kete pershkrim...!lol!
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

Dihet qe dicka do dal te na pelqej apo te na largoje nga ai person.
Por gjerat duan pak kohe ti shohesh e po jam e mendimit qe gjithcka ka vleren e tyre.
 
Përgjigje e: A është i mirë në shtrat, shikojeni se si ha dhe flet

Personi i cili ngre dorën lart gjatë darkës, është plot jetë dhe afsh.
Nuk e kuptova këtë gjë...
 
Back
Top