• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A është jeta një simulim kompjuterik?

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,841
Pikët
113
Vendndodhja
Elon Musk është një djalë i zgjuar dhe argumenti i tij është i logjikshëm. Para rreth dy muajsh, ne Code Conference, shefi ekzekutiv i SpaceX dhe Teslas mbrojti tezën se është e mundshme, madje gjasat janë absolutisht në favor të kësaj, që jeta jonë, realiteti, të jetë një simulim kompjuterik i ngjashëm si në filmin The Matrix. “40 vjet më parë kishim Pong-un (lojën elektronike) që ishte dy drejtëkëndësha dhe një pikë. Aty ishim. Tani, 40 vjet më vonë kemi simulime 3 Dimensionale me realitet fotografik, ku miliona njerëz luajnë njëherësh, dhe çdo vit cilësia e lojës ngrihet. Dhe së shpejti do kemi realitet virtual dhe realitet të shtuar (augmented reality)." - thotë Musk. "Me çdo normë përmirësimi, lojërat do të bëhen të padallueshme nga realiteti. Thjesht të padallueshme."

Musk thotë se 10,000 vjet më vonë, që në terma të evolucionit nuk janë asgjë, realitetet virtuale do jenë kudo dhe të përkryera. Ndaj, gjasat që yni të jetë "realiteti bazë" dhe jo një realitet çfardo janë 1 në miliarda. "Madje unë shpresoj që kjo të jetë e vërtetë," - shton Elon Musk, "sepse nëse qytetërimi ndalon së përparuari [dhe nuk arrin dot të krijojë këto realitete virtuale, siç mund të jetë yni] kjo do të thotë se diçka shkatërrimtare ndodh." Shkurt, me këtë ritëm, realitetet virtuale pas disa qindra apo mijëra vjetësh do jenë diçka banale, dhe ne mund fare mirë të jemi njëri prej tyre. Përndryshe, ne jemi realiteti i vetëm, e ardhmja nuk prodhon çudira sepse rrugës për atje, na ndodh diçka.


/peshku/
 

Performer

density
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
28,740
Pikët
113
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Elon supports the transhumanist agenda ...Buddy I am NOT going that way ..I prefer the raw ,natural world instead according to the laws of this universe...
 

rolex

Anëtar
Anëtar
Aug 4, 2014
Postime
603
Pikët
18
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Elon Musk është një djalë i zgjuar dhe argumenti i tij është i logjikshëm.

Para rreth dy muajsh, ne Code Conference, shefi ekzekutiv i SpaceX dhe Teslas mbrojti tezën se është e mundshme, madje gjasat janë absolutisht në favor të kësaj, që jeta jonë, realiteti, të jetë një simulim kompjuterik i ngjashëm si në filmin The Matrix.
Komenti ne bold eshte sa qesharak dhe jetik per shekullin ku jetojme.

Ka ardhur koha kur psikopatet i bejme te zgjuar sepse na thone gjera te reja idiote.
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,664
Pikët
113
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Keshtu eshte kur shikon shume filma :d
 

Performer

density
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
28,740
Pikët
113
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Si e di ti qe sje duke luajtur nje rol ne kete jete? :p
 

Performer

density
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
28,740
Pikët
113
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Nuk duhet te besosh me llogjike por me sixth sense .
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,664
Pikët
113
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Aha sixth sensi sme thote gje hic mua ne kete rast :p
 

Performer

density
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
28,740
Pikët
113
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Duhet ta zhvillosh ..kokfort :p
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,664
Pikët
113
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Si zhvillohet? :d
 

Performer

density
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
28,740
Pikët
113
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Fillo te meditosh psh..
Namaste :D
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,913
Pikët
113
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

Unë nuk e di se çfar do të ndodh mijëra vite më vonë por di një gjë me siguri kur këto VR sets të bëhen 'user friendly' më praktike që edhe ata më mangësi të mëdha mbi teknollogjinë ti përdorin kolla do të shikojnë një botë tjetër. Nuk e di sa nga ju kan parë nëpërmjet këtyre veglave por unë kam të paktën një vit që merrem me to. Dhe ua them se kam parë dua gjëra të mrekullueshme. Jam futur brenda një pikturë të Van Gough, ku subjektet ishin të gjalla. Njëri i binte pjanos, një tjetër luante bilardo dhe Van Gough vet ulur në karrige duke pirë duhan. Je plotësisht brënda pikturës mund te hecës brënda saj, çdo gjë është 3 dimensional. Madje mund edhe të nxjerësh kokën nga dritarja dhe sheh rrugët prej kalldrëmi gjysmë të ndriçuara nga drita e hënës e pikturuar me atë stilin e veçant të tij. Është vërtet një ndjesi e çuditshme por e mrekullueshme.

Mos e hidhni posht kaq kollaj gjërat sidomos kur nuk e keni provuar. Unë kam edhe Gear VR edhe Oculus dk2. Është e kot tua shpjegojë. Po nuk e patë vetë është e kot të mundohem tua shpjegoj.
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,646
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

duke patur 80% adn-je shimpazeje edhe mundet te jemi simulim, por une do vazhdoje te ha njesoj tagliatelle te bera ne shtepi...
 

ciarli

Super Anëtar
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
488
Pikët
28
Përgjigje e: A është jeta një simulim kompjuterik?

jeta eshte nje enderr, nje mase bio elektrike e thjerrzave te syve te kokave te medha, qe nga emocioni i zbulimit egzistojne ne enderr dhe nuk munden te egzistojne vertete! rregullat e kesaj endrre mund te thyhen lehte dhe njerezit mund te behen paranormale duke e kuptuar sekretin e jetes!
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,841
Pikët
113
Vendndodhja
A jetojmë në një simulim kompjuterik? Shanset janë 50 me 50

1606015672508.jpeg


Nga Anil Ananthaswamy

Që kur Nik Bostrom i Universitetit të Oksfordit, shkroi një studim rreth argumentit të simulimit në vitin 2003, filozofë, fizikantë, teknologë, por edhe komedianë janë entuziazmuar me idenë e realitetit tonë si një simulim kompjuterik.

Disa janë përpjekur të identifikojnë mënyrat, përmes së cilave ne mund të dallojmë nëse jemi qenie të simuluara. Të tjerët janë përpjekur të llogarisin mundësinë që ne të jemi ente virtuale. Tani një analizë e re tregon se shanset që ne të jemi duke jetuar në një realitet themelor – pra në një ekzistencë që nuk simulohet – janë shumë të barabarta.

Por studimi, tregon gjithashtu se nëse njerëzit do të zhvillonin ndonjëherë aftësinë për të simuluar qenie të vetëdijshme, shanset do të anonin në favorin tonë, edhe duke qenë qenie virtuale brenda kompjuterit të dikujt tjetër.

Në vitin 2003 Bostrom imagjinoi një civilizim të aftë teknologjikisht, dhe që zotëron një fuqi të madhe llogaritëse, të cilit i duhet vetëm një fraksion i asaj fuqie për të simuluar realitete të reja me qenie të vetëdijshme brenda tyre.

Duke pasur parasysh këtë skenar, argumenti i tij i simulimit tregoi se të paktën një propozim në trilemën vijuese, duhet të jetë i vërtetë:Së pari, njerëzit zhduken thuajse përpara se të arrijnë fazën e simulimit. Së dyti, edhe nëse njerëzit e kalojnë në atë fazë, ata nuk ka gjasa të jenë të interesuar të simulojnë të kaluarën e tyre stërgjyshore. Dhe së treti, probabiliteti që po jetojmë në një simulim është afërsisht 1.

Para Bostrom, filmi “Matrix” kishte dhënë tashmë kontributin e tij për të popullarizuar konceptin e realiteteve të simuluara. Dhe kjo ide ka rrënjë të thella në traditat filozofike perëndimore dhe lindore, që nga Alegoria e Shpellës e Platonit, tek ëndrra e fluturave të mendimtarit kinez Zhuang Zhou.

Kohët e fundit, multi-miliarderi Ilon Mask, i dha kredite të tjera konceptit se realiteti ynë është një simulim:”Shanset që ne të jemi në një realitetin bazik, janë 1 në miliarda”- tha ai në një konferencë të vitit 2016. “Mask ka të drejtë nëse supozoni se propozimet një dhe dy të trilemës janë të rreme”- thotë astronomi Dejvid Kiping nga Universiteti i Kolumbias.

Për të pasur një trajtim më të mirë të argumentit të simulimit të Bostrom, Kiping vendosi të përdorë arsyetimin Bajesian. Kjo lloj analize përdor teoremën se Bajesit, të quajtur kështu në nder të Tomas Bajes, një statisticien dhe ministër anglez i shekullit XVIII-të.

Analiza Bajesiane i jep mundësinë dikujt të llogarisë shanset e diçkaje që ndodh (i quajtur probabiliteti ‘i pasëm’), duke bërë së pari supozime rreth objektit që analizohet (duke ia caktuar një probabilitet ‘paraprak’).

Kiping filloi analizën, duke e kthyer trilemën në një dilemë. Ai bashkoi propozimet 1 dhe 2 në një deklaratë të vetme, pasi në të dyja rastet, rezultati përfundimtar është se nuk ka simulime. Kështu, dilema krijon një hipotezë fizike (nuk ka simulime) kundër hipotezës së simulimit (ekziston një realitet bazik, dhe ka edhe simulim).

“Mjafton që të caktoni një probabilitet paraprak për secilin prej këtyre modeleve. Ne thjesht marrim parimin e indiferencës, që është supozimi i paracaktuar, kur nuk keni asnjë të dhënë apo prirje në ndonjë lloj forme”- thotë Kiping. Kështu çdo hipotezë ka një probabilitet paraprak të gjysmës, tamam si dikush që do të hidhte një monedhë për të vendosur një bast.

Faza tjetër e analizës, kërkon të menduarit e realiteteve “parous” – pra ato që mund të gjenerojnë realitete të tjera – dhe realitete “nullipare” – ato që nuk mund të simulojnë realitete pasardhëse.

Nëse hipoteza fizike do të ishte e vërtetë, atëherë probabiliteti që ne po jetojmë në një univers “nullipar” do të ishte i lehtë për t’u llogaritur:ai do të ishte 100 për qind. Atëherë Kiping tregoi se edhe në hipotezën e simulimit, shumica e realiteteve të simuluara do të ishin “nullipar”. Kjo pasi, ndërsa simulimet krijojnë më shumë simulime, burimet kompjuterike të disponueshme për çdo brez të mëpasëm, zvogëlohen deri në atë pikë ku shumica dërrmuese e realiteteve do të jenë ato që nuk kanë fuqinë kompjuterike të nevojshme për të simuluar realitete pasardhëse, që të jenë të afta të kenë brenda qenie të vetëdijshme.

Lidhini që të gjitha këto në një formulë Bajesiane dhe del përgjigja: probabiliteti i pasmë se ne po jetojmë në realitetin bazik, është thuajse i njëjtë me probabilitetin e pasëm që ne të jemi duke jetuar në një simulim, me shumë më pak shanse më tepër që anojnë në favor të realitetit bazik.

Këto gjasa do të ndryshonin në mënyrë dramatike nëse njerëzit do të krijonin një simulim me qenie të vetëdijshme brenda saj, pasi një ngjarje e tillë do të ndryshonte shanset që më parë ia caktuam hipotezës fizike.

“Ditën që do ta shpikim atë teknologji, ajo do të ndryshojë shanset nga pak më të mira sesa 50 me 50 që ne të jemi realë, në gati 100 për qind me siguri që nuk jemi realë, po sipas këtyre llogaritjeve”- thotë Kiping. Rezultati i analizës së tij është se duke pasur parasysh provat aktuale, Mask gabon në lidhje me shanset 1 në miliarda që ai na i përshkruan ne, mbi skenarin nëse ne po jetojmë në një realitet bazik.

Zoreh Davudi, fizikante në Universitetin e Merilendit, mbështet idenë se një simulim me burime kompjuterike të fundme mund të zbulojë vetveten. Puna e saj përqendrohet tek bashkëveprimet e forta, ose forcën e fortë bërthamore – një nga katër forcat themelore të natyrës.

“Natyrisht, nëse do të arrinim të simulonin sot një bërthamë atomike, mbase për 10 vjet, ne mund të bënim një bërthamë më të madhe. Dhe ndoshta për 20 ose 30 vjet, mund të kemi një molekulë ”- thotë Davudi. Ajo shton:Kushedi, për 50 vjet mund të bëjmë diçka me një madhësi disa cm. Dhe ndoshta për rreth 100 vjet, apo më shumë, mund të prodhojmë trurin njerëzor”.
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
9,615
Pikët
113
truri njerezor mund te prodhohet edhe pa simulim. ceshtja eshte: a jemi vetem tru? vetem mendime? vetem dicka e shpjegueshme me llogjike e hipoteza? apo egziston edhe dicka tjeter si shpirti? perjetesisht i pashpjegueshem? e i pasimulueshem? :)
 
Top