• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A është konstipacioni rrezik për shëndetin?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Edhe pse kjo mund të jetë tejet i mërzitshëm, kapsllëku si i vetëm zakonisht nuk është serioz. Kapsllëku nganjëherë kjo mund të sinjalizojë dhe të jetë i vetmi simptomë në kuadër të një sëmundje serioze si kanceri, etj.
Në këto raste pacienti më konstipacion ka edhe simptoma tjera shoqëruese si rënia në peshë, anoreksia, gjakderdhja nga zorra e trashë. Kapsllëku që zgjatë një kohë të gjatë mund të çojë në komplikime si hemorroide të brendshme ose të jashtme, fisura anale si pasojë e sforcimit të shtuar gjatë dhe çarjes së sfinkterit anal.

Gjakderdhja është e shpeshtë tek personat me konstipacion, si pasoje e paraqitjes së hemorroideve, në këto raste gjaku është i freskët, i kuq dhe zakonisht vie pas jashtëqitjes, në formë pikash apo në raste të rënda edhe në formë rrjedhje. Fisurat mund të jenë mjaft të dhimbshme dhe mund të përkeqësojnë kapsllëkun që fillimisht është shkaktuar nga ajo, por tani në frikë të dhimbjes ajo bëhet edhe më e rëndë.

Herë pas here, sforcimet e shtuara gjatë jashtëqitjes shkaktojnë dalje jashtë kanalit anal të një pjese të zorrës që njihet si prolaps i rektumit. Kjo është e njohur si rënie i zorrës së trashë dhe mund të çojë në sekrecionet e mukusit që mund të njollosë brekët. Në fëmijët, mukusi mund të jetë karakteristike si tek fibroza cistike.
 
Top