• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A është ndryshuar apo korruptuar me kalimin e kohës Dhiata e Re?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Disa njerëz kanë idenë se Dhiata e Re është përkthyer "aq shumë herë" saqë është korruptuar në fazat e përkthimit. Në qoftë se përkthimet do të bëheshin nga përkthimet e tjera, ata mund të kishin një farë të drejte. Por përkthimet nuk janë bërë nga përkthimet, por nga teksti origjinal në greqisht që gjendet në dorëshkrimet e lashta.

Ne e dimë se Dhiata e Re që kemi sot është besnike ndaj origjinalit sepse:
1. Kemi një numër të madh kopjesh të dorëshkrimeve--mbi 5,000.
2. Fjalët në këto kopje përputhen me njëra tjetrën--99.5% përputhje.
3. Kopjet janë gjetur shumë afër datës së shkrimit të origjinalit--shih lidhjen në fund të këtij artikulli.

Kur dikush krahason tekstin nga një kopje dorëshkrimi në tjetrën, përputhshmëria është e habitshme. Ndonjëherë mund të ndryshojë gërmëzimi ose rendi i fjalëve në fjali, por kjo ka pak rëndësi. Në lidhje me rendin e fjalëve, Bruce M. Metzger, profesor emeritus në Princeton Theological Seminary, shpjegon: "Në anglisht ka shumë ndryshim nëse thua, 'Dog bites man' dhe 'Man bites dog'--rendi i fjalëve në fjali ka shumë rëndësi në anglisht. Por në greqisht (ashtu si dhe në shqip, shën. përk.) jo. Një fjalë funksionon si kryefjalë e fjalisë pavarësisht se ku qëndron në fjali."7

Po në lidhje me mospërputhjet? Variacionet midis dorëshkrimeve janë "aq të rralla saqë studiuesit Norman Geisler dhe William Nix arrijnë në përfundimin, 'Dhiata e Re, pra, jo vetëm që ka mbijetuar në më shumë dorëshkrime se çdo libër tjetër i antikitetit, por ka mbijetuar në një formë më të pastër se çdo libër tjetër i madh--një formë që është 99.5 përqind e pastër.'"8

Dr. Ravi Zacharias, akademik i Cambridge University, komenton: "Në të vërtetë, Dhiata e Re është më i vërtetuari nga shkrimet e lashta për nga numri i dokumenteve, hapësira kohore midis ngjarjeve dhe dokumenteve, dhe shumëllojshmëria e dokumenteve që kemi për ta mbështetur apo për ta kundërshtuar. Nuk ka asgjë në provat e dorëshkrimeve të lashta që të krahasohet me një shumicë dhe pastërti të tillë tekstesh."9

Dhiata e Re është dokumenti më i besueshëm i lashtë i njerëzimit. Pastërtia e saj tekstuale është më e sigurt se ajo e shkrimeve të Platonit apo e Iliada së Homerit.
 
Top