• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A do t’ia dinim vlerën shpirtit sikur ta blinim me para?

Rock'erka

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 20, 2010
Postime
95
Pikët
0
Vendndodhja
Kosovë/Gjilan
Me duhen ca ide te juaaja??


A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

Shpirti, ky emër i vjetër por i pavjetruar, shfaqet prapë në botën që jetojmë por që s’është e jona. Shpirti që nga dijetarët tradicionalë cilësohej si uji në tëndafil, si zjarri në thëngjill, si vaji në ulli, në kohën e konsumizmit edhe pse nuk njihet, nuk quhet fshehtësi. Gjykuam se mendja dhe truri ynë janë komponentet tona më të rëndësishme, por harruam se nga erdhi ky gjykim. Duke u përpjekur ta zotërojmë botën para se ta zotërojmë veten, harruam se ç’do të thotë prania e vetes në botë. Harresa na bëri t’i studijojmë retë pa menduar për qiellin, degët pa menduar për rrënjën, syrin pa menduar për dritën, derisa vetmia zbriti ne thellsinë e zemrave dhe na pikëlloi për të kaluarën e na bëri me ankth për të ardhmen. Nga ndjenja e padurueshme e kësaj vetmie u detyruam t’i pyesim teologët modernë për shpirtin, por feja e tyre e reduktuar në produkt kulturor të kohës, nuk na dha përgjigje, por thjeshtë na ndaloi të bënim pyetje. Sidoqoftë, shpirti nuk u qetësua dhe nuk do të qetësohet kurrë me ushqimet e trupit. Çdo dashuri ka epsh por çdo epsh nuk është dashuri, prandaj dhimbjet dhe vuajtjet që shkakton dashuria, nuk shërohen me asnjë kënaqje epshore. Dehja e dhimbjes nuk është shërimi i saj. Dashuria i takon shpirtit dhe epshi trupit, ndërkaq të dyja bashkë i takojnë njeriut që edhe në globalitet mund të pyes: A do t’ia dinim vlerën shpirtit sikur ta blinim me para? Edhe kjo, njëlloj si shpirti, pyetje e vjetër që kërkon përgjigje të re. Por, para se të merrnim përgjigje, me një ekzaminim shumë të kujdesshëm do të vërenim se jorastësisht, botës ku jetojmë i kemi zhveshur konceptin e universalizmit, për ta reduktuar në globalizëm. Globalizimi nënkupton vetëm globin, ndërkaq universalizmi rrjedh nga UNI që na e kujton njëshin. Njëshi na kujton vetëm një realitet të ekzistencës. Gjithçka buron nga Njëshi dhe i kthehet Atij. Tërndafili mbetet pa ujë, thëgjilli pa zjarr, ulliri pa vaj dhe shpirti pa fshehtësitë e të djeshmes dhe të nesërmes duke marrë përgjigjen: “…sot ta kemi hequr perden dhe po sheh qartë…”
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: A do t’ia dinim vlerën shpirtit sikur ta blinim me para?

me pak fjal gjitha blehen me para po vetem shpirti joooooo
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: A do t’ia dinim vlerën shpirtit sikur ta blinim me para?

-mendon-..........u lodha
.............shume s'kuptova
.............nga gjithe kjo
.............qe lexova !

Nese shpirti do ishte mall qe blihej, vlera e tij matet nga çmimi ( i rashe shkurt) :O
 
Top