• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A do te deshtoi Koalicioni VV-LDK?

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


LDK-ja vendos që të mos ketë takime me Vetëvendosjen pa u certifikuar rezultati zgjedhor
11 tetor 15:51

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në mbledhjen e sotme ka vendosur që strukturat e kësaj partie të mos zhvillojnë asnjë takim me Lëvizjen Vetëvendosjen për koalicion qeverisës, derisa nuk certifikohet rezultati i zgjedhjeve.

Pas mbledhjes, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka thënë se LDK-ja ka vullnet të flas me LV-në, por pas certifikimi të rezultateve.

“Është mirë që të synojmë të arrijmë marrëveshje në kohë rekord. Kur të certifikohen rezultatet të mos na marrë më shumë se dy-tri javë. Brenda nëntorit, nëse gjatë tetorit kemi rezultat final atëherë brenda nëntorit do të duhej të finalizojmë diskutimet. Kemi vullnet që sa më shpejtë të përfundojmë diskutimet, por pasi të dihen rezultatet. Nëse edhe VV-ja ka vullnet, s’shoh se mund të ketë probleme të mëdha”, ka thënë Mustafa.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,707
Pikët
113


LDK-ja vendos që të mos ketë takime me Vetëvendosjen pa u certifikuar rezultati zgjedhor
11 tetor 15:51

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në mbledhjen e sotme ka vendosur që strukturat e kësaj partie të mos zhvillojnë asnjë takim me Lëvizjen Vetëvendosjen për koalicion qeverisës, derisa nuk certifikohet rezultati i zgjedhjeve.

Pas mbledhjes, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka thënë se LDK-ja ka vullnet të flas me LV-në, por pas certifikimi të rezultateve.

“Është mirë që të synojmë të arrijmë marrëveshje në kohë rekord. Kur të certifikohen rezultatet të mos na marrë më shumë se dy-tri javë. Brenda nëntorit, nëse gjatë tetorit kemi rezultat final atëherë brenda nëntorit do të duhej të finalizojmë diskutimet. Kemi vullnet që sa më shpejtë të përfundojmë diskutimet, por pasi të dihen rezultatet. Nëse edhe VV-ja ka vullnet, s’shoh se mund të ketë probleme të mëdha”, ka thënë Mustafa.
Publikohen 7 marrëveshjet që u nënshkruan dje nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur marrëvjeshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit shkruan "Bota sot".
Gazeta Bota sot mëson se Kurti dhe Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshëm kishin nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.

Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:
1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri

2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive
3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë
4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës
5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare
6. Do të ketë depolitizo në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike

7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat).
_____________________________________________
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1169050/publikohen-7-marreveshjet-qe-u-nenshkruan-dje-nga-albin-kurti-dhe-vjosa-osmani/
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48

Agim Veliu dhe Vjosa Osmani
Agim Veliu me deklarata të forta kundër Vjosa Osmanit dhe koalicionit me Vetëvendosjen

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 12:27


Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu që udhëheq edhe bastionin e kësaj partie në Podujevë, si duket nuk ka dalë i kënaqur nga rezultati i Lidhjes Demokratike në zgjedhjet e gjashtë tetorit. Në një bisedë, Veliu flet për Vjosa Osmanin në pozitën e Ministres së Jashtme, e për koalicionin me Vetëvendosjen.

Njeriu i dytë në LDK pas Isa Mustafës, Agim Veliu që ishte edhe ndër më të zëshmit që kishte kundërshtuar një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje e nuk u duk fort i lumtur kur Vjosa Osmani u propozua nga partia si kandidate për kryeministre, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dalë mirë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Në një bisedë, Veliu thotë se pavarësisht se dikush po e paraqet si rritje përqindjen e LDK-së, në zgjedhjet e kaluara nacionale kjo parti kishte pasur përqindje më të madhe. Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pasi që Osmani e prezentoi rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje si më të mirin që nga viti 2004.

“LDK nuk ka dalë mirë. LDK nuk ka humbë se nuk ka qenë në pushtet, po LDK nuk ka fituar edhe përqindja e këtyre zgjedhjeve edhe pse dikush po mundohet me prezantuar sikur rritje LDK në përqindje nuk ka rritje, që në dy palë zgjedhje të kaluara LDK ka qenë në përqindje më e madhe se sa që e ka përqindjen tash. Në zgjedhjet e kaluara nacionale ka qenë në përqindje më e madhe”, thotë Veliu, derisa, i njëjti thotë se ka disa faktorë se pse LDK doli si parti në zgjedhje, e për këtë duhet të pyetur ekipi zgjedhor e vetë Vjosa Osmani.

“Këtu ka shumë faktorë nuk është vetëm një, sigurisht këtë pyetje duhet me ja shtu në radhë të parë kandidates edhe ekipit. Unë ende nuk e kam një vlerësim të qartë, jam ka punoj në këtë drejtim, sigurisht do të mblidhen organet e partisë do ta shqyrtojnë krejt ecurinë edhe sigurisht do ta kemi një qëndrim do të vijmë te një e vërtetë”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së, ka dyshime edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Veliu thotë se të dy partitë kanë dallime në programe.

“Vallai shtir e ka se programet tona janë të ndryshme edhe pse prap këtu dikush po mundohet me paraqitë se këto janë të njejta. Programet tona janë shumë të ndryshme edhe si parti edhe nuk do të jetë e lehtë, po duhet me bisedu edhe me bë përpjekje me u afru nëse ka ndonjë mundësi, nëse ka hapësirë”, shton, derisa, komenton edhe takimin e djeshëm të bërë në mes të krerëve të dy partive.

“Ne fillimisht edhe pse ka ndodhë një takim i parë që nuk është diskutu faktikisht ndonjë modalitet, ne do ta diskutojmë në organet e partisë, edhe do të marrim vendim çdo vendim të partisë e respektoj”, shton ai.

Agim Veliu në një përgjigje për Express ka komentuar edhe pozitën që po diskutohet se do të marrë pas marrëveshjes për koalicion me VV-në, Vjosa Osmani. I njejti thotë se nuk e di a mund të jetë e kënaqur Osmani me emërim vetëm si Ministre e Punëve të Jashtme, pasi që fillimisht kishte qenë kandidate për kryeministre.

“Nuk e di, nuk e di a mund të jetë e kënaqur me një pozicion të tillë, nuk e di a mund të jetë e kënaqur ajo prej një pretendente për kryeministre, me një post ministror, nuk e di, është çështje e saj ajo duhet me vendosë duhet ta thotë fjalën vetë”, shton Veliu, derisa komenton edhe se si duhet të bëhet ndarja e ministrive.

“Nuk është najfar dallimi i madh me vota, duhet të edhe VV me pas kujdes shumë se çka po mendon ose si po sillet në deklarimet e para pas zgjedhjeve, thanë që do t’i kenë shtyllat kryesore, këtë atë me rend, nuk e di se ku e çojnë. Edhe vendimet e organet e LDK-së, edhe bisedat që do të rrjedhin po besoj”, thotë ai.

Veliu ka komentuar edhe deklarimin e Kurtit për Listën Serbe.

“Çështja e listës serbe është diçka tjetër, është çështje që ata kanë mendu me votu në atë formë, ata e kanë thënë fjalën e vet, nuk e di si mendon ai me i sistemu këto gjëra”, thotë ai.

Sa i përket asaj se LDK mbeti përsëri bastion në Podujevë edhe në këto zgjedhje, Veliu shton se aty është një stabilitet elektoral. I njëjti megjithatë pavarësisht kësaj thotë se nuk preferon ndonjë post ministror por do të qëndrojë kryetar komune deri në fund të mandatit.

“LDK në Podujevë është më stabile, ka vite që në Podujevë është ma e madhja, edhe jemi dega më e madhe në Kosovë, e kemi një stabilitet të elektoratit megjithatë. Unë e kam mandatin tim punën time, nuk i lë qytetarët e Podujevës do të punoj deri në fund të mandatit, me gjithë fuqinë që e kam nëse kam jetë e shëndet”, ka thënë ai.

I pyetur se a është në tryezën e diskutimeve VV-LDK pozita e presidentit, e a mund të ju premtohet kjo Vjosa Osmanit, Veliu ka shtuar se nuk janë në pozicion që të provojnë gjëra.

“Nuk kisha dashtë me i komentu skenarët e ndryshme, nuk jemi në pozicion me provu gjëra veç hajt te provoj këtë veç hajt nëse sbon kjo, se besoj që është korrekte në radhë të parë”, ka përfunduar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë si parti e dytë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, me një rezultat të ngushtë me partinë e parë, VV-në e Albin Kurtit.

Të dy partitë tashmë kanë filluar diskutimet për një koalicion të mundshëm paszgjedhor.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48




LDK-ja ngrin negociatat me Vetëvendosjen për koalicionin: Takohemi vetëm pasi të numërohen krejt votat.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


Çfarë po ndodh me koalicionin LVV-LDK – Partia e Isa Mustafës kërkon që të ngrihen negociatat


Lidhja Demokratike e Kosovës e Vetëvendosje si duket do të pauzojnë pak sa i përket koalicionit parazgjedhor. Kështu ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së që zgjati dy orë ka thënë se kanë diskutuar për koalicionin e mundshëm me VV-në, por, që për të njejtin do të vendoset vetëm pasi që të numërohen krejt votat.

“Sot në kryesinë e LDK-së, diskutuan edhe njëherë faktin që kemi një rezultat mjaft të ngushtë me VV-në pra jemi 50:50, atëherë po presim certifikimin e rezultateve finale nga KQZ-ja, duke mos përjashtuar edhe 45 mijë vota nga mërgata me kusht e të personave me afëtsi të kufizuara, prandaj negociatat do t’i zhvillojmë në momentin kur do të numërohen votat.

“Zhvillimi i negociatave do të bëhet në momentin kur të dalin rezultatet. Rezultatet presim që të certifikohen sa më parë, në momentin e parë do të kemi takim për koalicion. Do të presim certifikimin e rezultateve në momentin që kemi rezultatin final, pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin. Sot ne kemi diskutuar fakti që kemi një rezultat të ngushtë, nëse përpjestohet me dy kemi më pas se 2.500 vota dallim”, ka thënë ai.

I njejti ka shtuar se takimi i radhës do të jetë vetëm pasi që të numërohen krejt votat.

“Takimi i radhës do të jetë vetëm pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë ai.

LDK dhe VV kishin paraparë që sot të angazhonin grupe punuese për të biseduar për koalicionin e mundshëm paszgjedhor
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,814
Pikët
113
po, po qashtu do te ndodhi dhakum :D ik kadhezoj Gadrise te behet gati per kolacjon :D Alpini te ik ne Vladimir te Hashimit :D ti mbledhe edhe do furrika te vezeve :D

dhakum mos sjelle fakanjuza, se kur po ti mbydhin temat po del po ankohesh qe po luajne qoke me ty :D
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


Kështu e komenton Flaka Surroi, vendimin e LDK-së për pezullimin e negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje


Publicistja kosovare, Flaka Surroi, e ka quajtur si të pamençëm vendimin e LDK-së për pezullimin e negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje, deri në certifikimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kjo pasi që, siç ka thënë Surroi, nëse ata janë dakorduar për koalicion qeverisës, atëherë kush mund t’i ndal për ndërtimin e programit qeverisës, duke shtuar se kjo gjë nuk ka lidhje me certifikim.

“Vendim i pamençëm. Në jeni dakorduar për koaicion qeverisës, kush ju ndal me e ndërtu programin qeverisës? Ajo s’ka lidhje me certifikim”, ka shkruar ajo.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


Sejdiu: Ka nisur dyshimi i thyerjes së koalicionit LDK-VV



Zyrtari i lartë i PSD-së, Dardan Sejdiu ka deklaruar se koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes “Vetëvendosje” ka nisur të marrë kahje tjetër.

Mirëpo, sipas tij, Kosova duhet që sa më parë të krijojë Qeverinë e re.

“Ndonëse LDK para zgjedhjeve shpreheshin të sigurt për bashkëqeverisje me VV, sot copëzat e dyshimit po shpërfaqen.

Është e rëndësisë jetike të formohet qeveria sa ma shpejtë, të fillohet me punën e madhe të reformave shtetërore, dhe të tejkalohen inatet apo dyshimet.

Populli ju dha besimin! Nëse CDU dhe SPD në Gjermani gjejnë rrugën e përbashkët, nuk duhet të jetë më vështirë në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


Osmani nuk preket nga deklaratat e Veliut: Thotë se kishte disponim të mirë në kryesi

Aktuale tetor 11, 2019 - 16:55

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk iu ka kundërpërgjigjur Agim Veliut, nënkryetarit të parë të partisë, e deklaratave që ky i fundit i dha gjatë ditës për Gazetën Express.

Në një paraqitje para mediave, Osmani që ishte kandidate e LDK-së, për kryeministre në zgjedhjet e jashtëzakonshme tha e pyetur nga T7 se nuk e dinë se çfarë deklarata ishin ato.

E njëjta, po thotë se disponimi në kryesi ishte i mirë sot.

“Nuk e di për besë çfarë deklarata kanë qenë ato, disponimi në kryesi ka qenë shumë i mirë si dhe nuk ka pas asnjë vendim për me ngri diskutimin, përkundrazi vendimi në kryesi ka qenë për me ngritë çështjen në nivel të ekspertëve që të diskutohen çështje programore dhe të mos të lihen ato pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë Osmani.

Sot ndërkaq në një përgjigje për Gazetën Express, Agim Veliu nënkryetar i parë i LDK-së tha se zgjedhjet e fundit LDK ka humbur, duke ju referuar një deklarate të Osmanit që tha një ditë më parë se Lidhja Demokratike pati rezultatin më të mirë që nga zgjedhjet e vitit 2004.

I njëjti ka komentuar edhe mundësinë që ajo të emërohet si Ministre e Punëve të Jashtme.
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
7,797
Pikët
113

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,814
Pikët
113
Do kete koalicion, nuk ka zgjidhje tjeter. Edhe, do kete te pakten nje qeveri shume me te mire se ajo e meparshmja, me Rambon ne krye (dhe Snake-in ne prapavije) qe ndajke buxhet special edhe per kravatat.
edhe ne LDK jane ca zhalloga, qe vrap do iknin ke Gadria :D se me nje koalicion keshtu nuk mund te vjedhin per kravata e çorapa e hullahopka :D

Kete here ka ndodhur ndryshim i mbare.
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
7,797
Pikët
113
edhe ne LDK jane ca zhalloga, qe vrap do iknin ke Gadria :D se me nje koalicion keshtu nuk mund te vjedhin per kravata e çorapa e hullahopka :D

Kete here ka ndodhur ndryshim i mbare.
Mendoj qe propozimi i Albinit eshte fer, sado kudo me diference teper minimale i ka fitu zgjedhjet keshtu qe posti i kryeministrit i takon VV-s. Por, do duhet te beje trade off per pozitat tjere.

Po ne fakt mu me pelqen kesi lloj pluralizmi qeverises. Nuk krijohen oktopoda qeverises. Gjithmone do duhet ne check-in te jete kushdo qe eshte ne qeveri.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,707
Pikët
113
edhe ne LDK jane ca zhalloga, qe vrap do iknin ke Gadria :D se me nje koalicion keshtu nuk mund te vjedhin per kravata e çorapa e hullahopka :D

Kete here ka ndodhur ndryshim i mbare.
Duhet me ia nis nga is prapashtica (prapshte) e nja 4-5 tjere me i dergue te husimini dhe katrushja(ka do manire t'çuditshme kjo katriu)), e krejt bashke me i qit n'prokuplje ose diku te vraja...
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48



VV jo që është pishman, por krenohet me 70 dosjet për Isa Mustafën



Për Lëvizjen Vetëvendosje dërgimi në prokurori i lëndëve kundër qeverisjes komunale nga Isa Mustafa është njëra ndër punët më e mirë që Shpend Ahmeti ka bërë në krye të komunës së Prishtinës, edhe në ditën kur këto dosje janë përmendur si pengesë mes LDK-së dhe VV-së



Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes i ka thënë se me dosjet e deponuara në prokurori është njëra ndër punët më të mira në komunën e Prishtinës, ku edhe pret angazhim serioz të prokurorisë.



“Njëra ndër punët më të mira në Komunën e Prishtinës është ndalja dhe luftimi i korrupsionit. Me dosjet e deponuara në prokurori merret drejtësia madje ne presim një angazhim dhe seriozitet të prokurorisë në këtë drejtim në mënyrë që gjithë ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare të marrin përgjegjësinë penale”, ka thënë Haxhiu.



Haxhiu ka thënë se kërkesa e LDK-së për heqjen e dosjeve nuk do të bëhet por duhet të hetohet me seriozitet.



“LDK po kërkon diçka që ne nuk mund dhe as nuk duam ta bëjmë. Dosjet s’mund te tërhiqen, ato duhet te hetohen”, ka thënë ajo për insajderin.



Ajo më tutje deklaratat e sotme të bëra nga LDK-ja i ka quajtur naive dhe që nuk i kontribuojnë aspak situatës aktuale.



“Sot me të drejtë thuhet se koalicioni PAN, ka bllokuar institucionet e vendit, për shkak të pazareve personale por ama mosveprimi i LDK në drejtim të zhbllokimit për ne është i papranueshëm. Deklaratat e përfaqësuesve të LDK janë naive dhe nuk i kontribuojnë situatës aktuale”, ka deklaruar Haxhiu.



Nga 70 dosjet e dërguara nga Vetëvendosje vetëm një rast rezultoi me aktakuzë – ai ndaj kryeinspektorit Ismet Haliti dhe 9 zyrtarëve tjerë, inspektorë e punonjës të Komunës.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


Përgjigja e Vetëvendosjes për Mustafën rreth 72 lëndëve në prokurori




Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndalja dhe luftimi i korrupsionit është prioriteti i këtij subjekti politik, ajo ka shtuar se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë pavarësisht se kush janë përgjegjësit.

“Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Prishtinë ka deponuar në prokurori mbi 70 dosje që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës. Ne presim që secila prej tyre të hetohet dhe gjykohet madje presim një angazhim të prokurorisë në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është një prej punëve më të mira që ka bërë është ndalja dhe luftimi i korrupsionit, andaj njëjtë do të veprohet edhe për qeverisjen qendrore.

“Një prej punëve më të mira në Komunën e Prishtinës është edhe ndalja dhe luftimi i korrupsionit. Njësoj do të veprojmë edhe në qeverisjen qendrore. Ndalja dhe luftimi i korrupsionit është prioritet i yni. Pavarësisht se kush janë, duhet të japin përgjegjësi penale për dëmet që i kanë shkaktuar vendit”, tha ajo përcjell Gazeta Blic.

Në anën tjetër, ditë më parë Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vënë disa ‘kushte’ për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen. Mustafa ka folur për dosjet që Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurori për kohën sa ai ka qenë në krye të komunës së Prishtinës.

“Sa i përket Vetëvendosjes kemi disa çështje që duhet t’i sqarojmë dhe pastaj të bëjmë partneritet. Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Në qoftë se dikush ka dërguar 72 lëndë në prokurori për mua atëherë ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë”, ishte shprehur Mustafa pas mbledhjes se mbrëmshme të LDK-së
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,707
Pikët
113



VV jo që është pishman, por krenohet me 70 dosjet për Isa Mustafën



Për Lëvizjen Vetëvendosje dërgimi në prokurori i lëndëve kundër qeverisjes komunale nga Isa Mustafa është njëra ndër punët më e mirë që Shpend Ahmeti ka bërë në krye të komunës së Prishtinës, edhe në ditën kur këto dosje janë përmendur si pengesë mes LDK-së dhe VV-së



Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes i ka thënë se me dosjet e deponuara në prokurori është njëra ndër punët më të mira në komunën e Prishtinës, ku edhe pret angazhim serioz të prokurorisë.



“Njëra ndër punët më të mira në Komunën e Prishtinës është ndalja dhe luftimi i korrupsionit. Me dosjet e deponuara në prokurori merret drejtësia madje ne presim një angazhim dhe seriozitet të prokurorisë në këtë drejtim në mënyrë që gjithë ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare të marrin përgjegjësinë penale”, ka thënë Haxhiu.



Haxhiu ka thënë se kërkesa e LDK-së për heqjen e dosjeve nuk do të bëhet por duhet të hetohet me seriozitet.



“LDK po kërkon diçka që ne nuk mund dhe as nuk duam ta bëjmë. Dosjet s’mund te tërhiqen, ato duhet te hetohen”, ka thënë ajo për insajderin.



Ajo më tutje deklaratat e sotme të bëra nga LDK-ja i ka quajtur naive dhe që nuk i kontribuojnë aspak situatës aktuale.



“Sot me të drejtë thuhet se koalicioni PAN, ka bllokuar institucionet e vendit, për shkak të pazareve personale por ama mosveprimi i LDK në drejtim të zhbllokimit për ne është i papranueshëm. Deklaratat e përfaqësuesve të LDK janë naive dhe nuk i kontribuojnë situatës aktuale”, ka deklaruar Haxhiu.



Nga 70 dosjet e dërguara nga Vetëvendosje vetëm një rast rezultoi me aktakuzë – ai ndaj kryeinspektorit Ismet Haliti dhe 9 zyrtarëve tjerë, inspektorë e punonjës të Komunës.
98% te ldk-se mezi presin largimin e isa shkavellit nga kjo parti; ky individ asht njolle e zeze e kesaj partie.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
98% te ldk-se mezi presin largimin e isa shkavellit nga kjo parti; ky individ asht njolle e zeze e kesaj partie.
98% Agim Veliu eshte kunder koalicionit me VV-ne e Albinin
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,684
Pikët
113
Po dale ta bëjnë njëherë koalicionin, se nuk e kanë krijuar akoma. Të fillojnë nga puna dhe le të shpresojmë se mbase bëjnë gjëra të mira për vendin. Po pse ore, si në kohën e baba qemos do vazhdojmë, me bajraktarë që nuk e lëshojnë kurrë karrigen?
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,148
Pikët
113
Mendoj qe propozimi i Albinit eshte fer, sado kudo me diference teper minimale i ka fitu zgjedhjet keshtu qe posti i kryeministrit i takon VV-s. Por, do duhet te beje trade off per pozitat tjere...
Nuk ka trade off. Kjo do te jete Qeveria Kurti edhepse ne koalicion me LDK - ne. Dmth, ministrite kryesore te udheheqjes shteterore i ka partia qe fiton zgjedhjet qofte edhe me nje vote te vetme. Ato jane; ministria e puneve te mbrendshme, e financave dhe ajo e drejtesise, perpos postit te kryeministrit. Per te tjerat mund te diskutohet, pak rendesi kane ato ne krahasim.
 
Top