• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A duhen qelluar femijet me pellembe?

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,632
Pikët
113
Po e hap kete teme ketu dhe jo ne nen-forumin e "Nenes dhe femijes" pasi doja ta shikonim kete ne aspektin shoqeror duke e krahasuar dhe midis kultures tone si shqiptare, si jemi rritur ne, dhe cfare kemi mesuar tani qe jemi bere apo do behemi vete prinder dhe shume nga ne kemi emigruar ne vende te ndryshme ku rregullat jane ndryshe.

Po sjell nje artikull ketu qe ka te beje pikerisht me "10 Arsyet pse femija nuk duhet te qellohet".

1. Qellimi modelon qellimin.
Prinderit qe qellojne femijet e tyre e shikojne kete te ndodhi kur femijet e tyre me te rritur qellojne ata me te vegjelit.

2. Qellimi i femijes nenvlereson femijen.
Imazhi i vetes i nje femije fillon me se si ai shihet nga te tjeret dhe sidomos nga prinderit e tij.

3. Qellimi i femijes nenvlereson prindin.
Dihet qe dhe prindi ndihet jo mire pasi e ben dicka te tille, pasi ne vetvete nje prind e di qe ajo nuk eshte forma e duhur e disiplines.

4. Qellimi mund te coje deri ne abuzim te femijes.
Nqs femija nuk i pergjigjet nje renie me pellembe te dores kur ai ben dicka qe ti nuk e aprovon si prind, deri sa larg do shkosh per t'i treguar qe ai eshte gabim?

5. Qellimi nuk permireson sjelljen e femijes.
Sa here degjojme prinder qe thone se sa me shume i qellojne femijet, aq me keq ata sillen?

6. Qellimi ne fakt nuk eshte ne Bible.
...prandaj mos e perdorni ate si nje arsye kot per te gjuajtur femijet tuaj.

7. Qellimi shkakton inat si te femijet ashtu dhe te prinderit.
8. Qellimi sjell mbrapa kujtime te keqija.
9. Qellimi abuziv ka efekte negative afatgjata.
10. Qellimi i femijes thjesht nuk funksionon.

Nqs doni te lexoni me teper mbi kete, mund te shkoni te linku i meposhtem:

http://www.askdrsears.com/html/6/t062100.asp

****************************************
Mendoj se pothuaj se te gjithe ne jemi qelluar me pellembe nga prinderit, ca me shume e ca me pak.

- Cfare pasoja mendoni se rrahja apo qellimi nga ana e prinderve pati te ju, per mire ose per keq?
- A i qelloni ju femijet tuaj dhe pse?
- A mendoni se rregullat ne Shqiperi mbi trajtimin e femijeve duhet te jene pak me te forta se c'kane qene?

Diskutim te kendshem!
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Nuk kam femije, keshtu qe nuk mund te flas me teper. Mgjth mund te them sot, qe ato shpullat prinderore me kane bere mire. Ne mos pellembe fytyres, bytheve e duan ndonjehere femijet, sidomos nqs jane harrakate :p
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
A duhen qëlluar fëmijët me pëllëmbë?

Që fëmija të rritet i mbarë, duhet ta njohë frikën dhe ndëshkimin nga prindërit. Në qoftë se prindi arrin ta bindë fëmijën që të veprojë siç duhet me metoda të tjera, atëherë nuk është e nevojshme të shkosh deri tek goditja, por nëse mënyrat e tjera nuk kanë rezultat, nuk e gjen gjë fëmijën nga një pëllëmbë.

Mua babai më ka goditur kur isha i vogël dhe nuk i bindesha ose bëja ndonjë gabim. Atëherë mendoja se nuk duhet të më godiste, po tani mendoj se ka bërë shumë mirë.

Thelbi është që fëmija duhet ta njohë frikën dhe ndëshkimin. Fëmijët perëndimorë që nuk i dëgjojnë prindërit, shthuren që të vegjël. Ata i fillojnë festat me alkool nëpër shtëpitë e njëri-tjetrit që në moshën 11-12 vjeç dhe që në atë moshë fillojnë seksin, drogën, cigaren etj.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

1. Qellimi modelon qellimin.

Dhuna nxit dhune.
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Qellimi me pellembe i femijes nuk rekomandohet pikerisht per efektet negative qe ka mbi femijen megjithate mendoj se e keqja vjen kur prindi e con goditjen me pellembe ne nje shkalle shume me lart pa e kuptuar fare ate. Prinderit shqiptare perpiqen te bejne te njejten gje dhe ketej po harrojne qe femijet mesojne qe ne kopesht te telefonojne 911nqs ndodh dicka e tille dhe pasojat dihen vete pastaj.
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Absolutisht që jo por janë edhe disa momente që prindi nuk e kontrollon dot veten dhe e gjen zgjidhjen tek një apo dy pëllëmbë!
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Po e hap kete teme ketu dhe jo ne nen-forumin e "Nenes dhe femijes" pasi doja ta shikonim kete ne aspektin shoqeror duke e krahasuar dhe midis kultures tone si shqiptare, si jemi rritur ne, dhe cfare kemi mesuar tani qe jemi bere apo do behemi vete prinder dhe shume nga ne kemi emigruar ne vende te ndryshme ku rregullat jane ndryshe.

Po sjell nje artikull ketu qe ka te beje pikerisht me "10 Arsyet pse femija nuk duhet te qellohet".

1. Qellimi modelon qellimin.
Prinderit qe qellojne femijet e tyre e shikojne kete te ndodhi kur femijet e tyre me te rritur qellojne ata me te vegjelit.

2. Qellimi i femijes nenvlereson femijen.
Imazhi i vetes i nje femije fillon me se si ai shihet nga te tjeret dhe sidomos nga prinderit e tij.

3. Qellimi i femijes nenvlereson prindin.
Dihet qe dhe prindi ndihet jo mire pasi e ben dicka te tille, pasi ne vetvete nje prind e di qe ajo nuk eshte forma e duhur e disiplines.

4. Qellimi mund te coje deri ne abuzim te femijes.
Nqs femija nuk i pergjigjet nje renie me pellembe te dores kur ai ben dicka qe ti nuk e aprovon si prind, deri sa larg do shkosh per t'i treguar qe ai eshte gabim?

5. Qellimi nuk permireson sjelljen e femijes.
Sa here degjojme prinder qe thone se sa me shume i qellojne femijet, aq me keq ata sillen?

6. Qellimi ne fakt nuk eshte ne Bible.
...prandaj mos e perdorni ate si nje arsye kot per te gjuajtur femijet tuaj.

7. Qellimi shkakton inat si te femijet ashtu dhe te prinderit.
8. Qellimi sjell mbrapa kujtime te keqija.
9. Qellimi abuziv ka efekte negative afatgjata.
10. Qellimi i femijes thjesht nuk funksionon.

Nqs doni te lexoni me teper mbi kete, mund te shkoni te linku i meposhtem:

http://www.askdrsears.com/html/6/t062100.asp

****************************************
Mendoj se pothuaj se te gjithe ne jemi qelluar me pellembe nga prinderit, ca me shume e ca me pak.

- Cfare pasoja mendoni se rrahja apo qellimi nga ana e prinderve pati te ju, per mire ose per keq?
- A i qelloni ju femijet tuaj dhe pse?
- A mendoni se rregullat ne Shqiperi mbi trajtimin e femijeve duhet te jene pak me te forta se c'kane qene?

Diskutim te kendshem!
1. Kur kam qene i vogel te them te drejten qelimi me pellembe nuk ka patur ndikim te mire. Por kur jam rritur e kam kuptuar se edhe ka ndikuar per mire

2. Une kam nje femije qe per pak dite ben 1 vjec dhe deri tani jo vetem qe nuk e kam qelluar por as nuk e kam menduar ndonjehere ta qelloj. mendoj se edhe kur te rritet nuk do ta qelloj por dua ta bej mik dhe te ndajme bashke c'do gje si shoke.Figura e babait tek femijet duhet te jete mbrojtese dhe jo denuese.
Sigurisht qe ne raste ekstreme parashikohen ndeshkime por per shpulla nuk do te doja kurre .

3.rregullat ne Shqiperi per trajtimin e femijeve duhej te ishte nje teme me vehte ne kete forum , pse jo?

Ne familjen Shqipetare akoma vendos babai per c'do gje . Mamaja nuk ka shume ne dore. Femijet madje edhe mund te vuajne prej baballareve . Ata as nuk kane se ku te ankohen.

Une njoh vajza qe sa po kane mbaruar 9 vjecaren dhe nuk i ka lene babai te shkonin ne shkolle gjimnaz. Sepse ishte fanatik.
Ato nuk mund te ankoheshin sepse ne Shqiperi nuk ka asnje mundesi per mbrojtjen e tyre.

Nqs Shteti Shqipetar nuk siguron dot as pensionin me minimal per nje invalid , me thuaj se si mund te siguroje per nje vajze adoleshente qe nuk e le i ati te shkoje ne shkolle.

Edhe nese ajo do te ankohej ne polici, imagjino se si do te reagonin policet!
Ata do ta tallnin.
Edhe nqs nena do te perpiqej te bente dicka ajo do te dhunohej nga burri.

Pra rregullat per femijet ne Shqiperi nuk kane nevoje te forcohen por te permiresohen.

Ndersa rregullat per prinderit duhet te vihen ne zbatim dhe te forcohen me shume sidomos per baballaret.

respekte dhe pergezime per temen nga Alkoma
 

[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,436
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Ka goditje dhe GODITJE....kur femija ti çon nervat deri ne kulm dhe te shpeton ajo shkreta pellembe , e mira eshte te jete bytheve . Nje shpulle tek -tuk me justifikim nuk i ben dem femise perkundrazi....Eshte opsioni i fundit kur femija nuk te degjon fare dhe kjo dmth qe ai kaloi limitin, keshtu qe nuk do te rifilloje per te mos marre nje tjeter shuplake bytheve :D
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Sidomos fmite shqiptar i her pa i majt ne ajer te pakten i her n'dite nuk zejne men :D
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Une them ka t'boj me shume me mentalitetin ballkanas ne pergjithesi sesa me nenshtrimin e dhunes ne femijeri. Si popull gjaknxehte qe jemi na mungon dialogu ne momente tensioni dhe ne pergjithesi i biem shkurt tek shuplaka :D. Kte e kam vene re dhe tek bullgaret , rumunet ..per serbet sjam shume i sigurte.
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Edukimi i nje femije ka te beje shume me biseden edhe dialogut midis prinderit edhe femijes
edhe ne asnje menyre me dajakun .....
(tani varet edhe nga femija ,nese ke nje cupe si puna time dacka duhet sigurish se ndryshe do te ta burgosin.... keshtu thote mami time une zdi gje)
 

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,632
Pikët
113
Përgjigje e: A duhen qëlluar fëmijët me pëllëmbë?

Fëmijët perëndimorë që nuk i dëgjojnë prindërit, shthuren që të vegjël. Ata i fillojnë festat me alkool nëpër shtëpitë e njëri-tjetrit që në moshën 11-12 vjeç dhe që në atë moshë fillojnë seksin, drogën, cigaren etj.
Meqenese ke permendur femijet perendimore, pse nuk ndalemi pak te femijet shqiptare, ne Shqiperi apo ne vende te huaja? Femijet ne Shqiperi perkedhelen po aq sa femijet perendimore per te mos thene me shume. Ne qofte se me perpara, kur ne shkonim neper mbremje pinim pije freskuese dhe duhet te ishim ne shtepi ne nje orar te caktuar, tani i ke te mbushura diskotekat dhe lokalet e Shqiperise plot me adoleshente qe pijne alkol, cigare, dhe droge si pa te keq fare. Seksi tani ne Shqiperi ka filluar te behet ne moshe teper te vogel. Ne qofte se femijet shqiptare e njohin ndeshkimin dhe perendimore jo, si shpjegohet qe kane arritur deri ketu? Ne perendim ka prinder qe perdorin ndeshkime qe nuk kane te bejne me qellimin e femijes dhe arrijne te edukojne dhe rrisin femije shembull, ashtu sic ka dhe te tjere qe perdorin drurin dhe rrisin femije qe perfundojne burgjeve.

A eshte vertet perendimi qe i shthur njerezit apo eshte vatra familjare ku rriten dhe si edukohen?

A mendon se pellemba qe prinderit shqiptare perdornin apo perdorin aq shpesh po arrin te evitoje shthurjen e femijeve te tyre?

A mos ndoshta eshte pikerisht ndeshkimi i tille qe i ben femijet te rebelohen?
 

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,632
Pikët
113
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

1. Kur kam qene i vogel te them te drejten qelimi me pellembe nuk ka patur ndikim te mire. Por kur jam rritur e kam kuptuar se edhe ka ndikuar per mire

2. Une kam nje femije qe per pak dite ben 1 vjec dhe deri tani jo vetem qe nuk e kam qelluar por as nuk e kam menduar ndonjehere ta qelloj. mendoj se edhe kur te rritet nuk do ta qelloj por dua ta bej mik dhe te ndajme bashke c'do gje si shoke.Figura e babait tek femijet duhet te jete mbrojtese dhe jo denuese.
Sigurisht qe ne raste ekstreme parashikohen ndeshkime por per shpulla nuk do te doja kurre .

3.rregullat ne Shqiperi per trajtimin e femijeve duhej te ishte nje teme me vehte ne kete forum , pse jo?

Ne familjen Shqipetare akoma vendos babai per c'do gje . Mamaja nuk ka shume ne dore. Femijet madje edhe mund te vuajne prej baballareve . Ata as nuk kane se ku te ankohen.

Une njoh vajza qe sa po kane mbaruar 9 vjecaren dhe nuk i ka lene babai te shkonin ne shkolle gjimnaz. Sepse ishte fanatik.
Ato nuk mund te ankoheshin sepse ne Shqiperi nuk ka asnje mundesi per mbrojtjen e tyre.

Nqs Shteti Shqipetar nuk siguron dot as pensionin me minimal per nje invalid , me thuaj se si mund te siguroje per nje vajze adoleshente qe nuk e le i ati te shkoje ne shkolle.

Edhe nese ajo do te ankohej ne polici, imagjino se si do te reagonin policet!
Ata do ta tallnin.
Edhe nqs nena do te perpiqej te bente dicka ajo do te dhunohej nga burri.

Pra rregullat per femijet ne Shqiperi nuk kane nevoje te forcohen por te permiresohen.

Ndersa rregullat per prinderit duhet te vihen ne zbatim dhe te forcohen me shume sidomos per baballaret.

respekte dhe pergezime per temen nga Alkoma
Alkoma, ne radhe te pare, te te rroje djali dhe paste nje jete te lumtur me ju prane tij. :)

Fatkeqesisht, pikat qe ke prekur ne postimin tend jane teper te verteta. Ne radhe te pare ne Shqiperi duhet te kete ligje te forta qe mbrojne femijen ndaj dhunes, duhet te kete institucione te specializuara dhe perkrahje te formave te ndryshme per femijet e dhunuar. Megjithate, une nuk mendoj se ne si shtet e dime se cfare konsiderohet dhune ndaj nje femije. Te ne eshte teper normale qe femija te zhdepet nga prindi dhe e vetmja gje qe ai mund te bej, eshte te duroj perndryshe do haj dhe ca shpulla te tjera.

Shpeshhere degjon njerez qe thone se pune e madhe se e rrahu femijen, edhe ata i kane rrahur prinderit dhe shyqyr qe i rrahen te vegjel se perndryshe do mirrnin rruget. Mua ky lloj arsyetimi me duket teper medioker pasi mendoj se tani, me teper se kurre, mund te gjejme material dhe ta edukojme veten tone si prinder qe t'i rrisim femijet tane sa me mire, dhe pa perdorur pellemben. Pse duhet te shkojme deri te pellemba? Vertet nuk ka menyra te tjera me efikase?
 

[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,436
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Kuptohet gjeja me e rendesishme eshte komunikimi , dialogu.
Siç kam thene me siper shuplaka eshte opsioni i fundit se ne fillim
mund ta "denojme" te shkoje ne dhomen e vet dhe te mendoje per menyren
e sjelljes pastaj varet mosha e femise dhe karakteri tij....
Ne fund kur e egzagjeron iken dhe dora bytheve :D
Po flas une si prind ...me ka ndodhur qe femite kane hanger 2-3
goditje bytheve ....menyre qe i ben te mendojne dy here para se te rebelohen :D lol
Shtoj qe shuplakat dhe( vetem bytheve )jane ne menyre te jashte zakonte se
perndryshe nesefemija ha shuplake çdo here qe ben ndonje gabim apo rebelizem
nuk do te kuptoje limitin dhe rendesine e gabimit .
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
A duhen qëlluar fëmijët me pëllëmbë?

Meqenese ke permendur femijet perendimore, pse nuk ndalemi pak te femijet shqiptare, ne Shqiperi apo ne vende te huaja? Femijet ne Shqiperi perkedhelen po aq sa femijet perendimore per te mos thene me shume. Ne qofte se me perpara, kur ne shkonim neper mbremje pinim pije freskuese dhe duhet te ishim ne shtepi ne nje orar te caktuar, tani i ke te mbushura diskotekat dhe lokalet e Shqiperise plot me adoleshente qe pijne alkol, cigare, dhe droge si pa te keq fare. Seksi tani ne Shqiperi ka filluar te behet ne moshe teper te vogel. Ne qofte se femijet shqiptare e njohin ndeshkimin dhe perendimore jo, si shpjegohet qe kane arritur deri ketu?
Nuk janë të gjithë fëmijët në Shqipëri të shthurur. Kryesisht nëpër qytetet e mëdha ku njerëzit imitojnë me verbëri çdo gjë perëndimore sepse kështu u duket vetja të zhvilluar, ka shthurje të fëmijëve, po nëpër qytetet e vogla dhe fshatra, gjendja nuk është kështu.

Fëmijët shqiptarë do të shthuren plotësisht kur ligji perëndimor të zbatohet edhe në Shqipëri. Me anë të këtij ligji, prindi as nuk i bërtet dot më fëmijës, e lëre më ta godasë, sepse fëmija ankohet në shkollë dhe shteti merr masa ndaj prindërve. Në këtë mënyrë fëmija shndërrohet në një garip të vogël i cili bën çfarë të dojë dhe nuk i pyet fare prindërit. Kjo është arsyeja që fëmijët perëndimorë bëjnë festa me alkool dhe seks nëpër shtëpitë e njëri-tjetrit që në moshë fare të vogël.

Ne perendim ka prinder qe perdorin ndeshkime qe nuk kane te bejne me qellimin e femijes dhe arrijne te edukojne dhe rrisin femije shembull, ashtu sic ka dhe te tjere qe perdorin drurin dhe rrisin femije qe perfundojne burgjeve.
Në Perëndim nuk ka fëmijë shembullorë. Të gjithë fëmijët atje e fillojnë seksin që në moshë fare të vogël dhe po në këtë moshë fillojnë cigaren, drogën, etj. Ata prindër që mundohen t'i dalin kundër kësaj dhe përdorin dhunë fizike ose u bërtasin fëmijëve, ndëshkohen nga sistemi.

A eshte vertet perendimi qe i shthur njerezit apo eshte vatra familjare ku rriten dhe si edukohen?
Është sistemi që i shthur njerëzit. Më përpara kur ligjet ishin ndryshe, edhe perëndimorët nuk ishin të shthurur.

A mendon se pellemba qe prinderit shqiptare perdornin apo perdorin aq shpesh po arrin te evitoje shthurjen e femijeve te tyre?
Nuk arrin ta evitojë, sepse prindi nuk mund t'i dalë dot kundër sistemit. Përveç ligjit, shumë ndikim tek fëmijët ka edhe televizioni dhe mediat në përgjithësi.

A mos ndoshta eshte pikerisht ndeshkimi i tille qe i ben femijet te rebelohen?
Jo, nuk është ndëshkimi, por sistemi. Në kohët e kaluara, si para dhe gjatë komunizmit kur fëmijët ndëshkoheshin, nuk rebeloheshin. Ai që i bën fëmijët të rebelohen që në moshë të vogël, është sistemi.
 

Linda

❤❤❤❤❤❤
Staff member
Anëtar
Apr 18, 2010
Postime
15,123
Pikët
113
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Menyra me e mire prind-femije,eshte menyra e komunikimt.
Por kur nuk te degjojne duke i folur,nganjehere edhe pse ja jep nje pesçe nuk behet qameti,se ja ku jemi dhe ne sot(ose une me mire)qe ma kan dale syt xixa :Dnga ndonje pesçe qe ndoshta e kam merituar nga prinderit.

Shyqyr qe nuk kam ngrene ndonje shapke,se ka dhe nga ato qe e hajne nga nje ne byçë :D:D
 

Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,632
Pikët
113
Përgjigje e: A duhen qëlluar fëmijët me pëllëmbë?

Nuk janë të gjithë fëmijët në Shqipëri të shthurur. Kryesisht nëpër qytetet e mëdha ku njerëzit imitojnë me verbëri çdo gjë perëndimore sepse kështu u duket vetja të zhvilluar, ka shthurje të fëmijëve, po nëpër qytetet e vogla dhe fshatra, gjendja nuk është kështu.
E prapeseprape, shumica e ketyre "femijeve" te rritur ne qytete te vogla apo fshatra kane mbushur sot shumicen e burgjeve neper Evrope. A thua se ishte pikerisht Perendimi qe i ktheu keta shqiptare ne hajdute, shfrytezues femrash per prostitucion, drogaxhinj dhe vrases? A thua ka pasur shume efekt ajo pellemba apo rrahja nga prinderit e tyre?

Kjo është arsyeja që fëmijët perëndimorë bëjnë festa me alkool dhe seks nëpër shtëpitë e njëri-tjetrit që në moshë fare të vogël.
Kurse femijet shqiptare i bejne hapur fare neper lokale e diskoteka qe i frekuentojne qe femije, ku shkojne pijne dhe alkol pasi ligjet ne Shqiperi nuk jane ashtu sic jane jashte.

Në Perëndim nuk ka fëmijë shembullorë. Të gjithë fëmijët atje e fillojnë seksin që në moshë fare të vogël dhe po në këtë moshë fillojnë cigaren, drogën, etj. Ata prindër që mundohen t'i dalin kundër kësaj dhe përdorin dhunë fizike ose u bërtasin fëmijëve, ndëshkohen nga sistemi.
Qe te shkruash "TE GJITHE", do te thote qe kete mendim e ke te bazuar ne fakte teper te besueshme apo jo? A mund t'i sjellesh ketu dhe per ne qe t'i lexojme?

Nuk arrin ta evitojë, sepse prindi nuk mund t'i dalë dot kundër sistemit.
Por ne fakt prindi e ben thuajse gjithmone kete gje kur vjen puna te femija.

Përveç ligjit, shumë ndikim tek fëmijët ka edhe televizioni dhe mediat në përgjithësi.
Ti si prind je ai qe vendos se sa televizor ne dite do shikoje femija yt apo sa kohe do qendroje ne kompjuter dhe se ne cfare faqesh mund te futet. Kjo s'ka te bej fare as me sistemin dhe as me ligjin por me aftesite e tua si prind se sa je ne gjendje ti te rrisesh nje femije te edukuar dhe te degjueshem.
 

iNa-BoBiNa

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
10
Pikët
0
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Cfare arsyetimi "dajaku" se tjeter nuk nxe mend?
Per vetem time, me cfare kam pare si nga sjellja e disa prinderve dhe do perfshi eshte mesuesit ne shqiperi (se atje kam pare pellemba nga mesuesit), me dhune nuk meson gje. Ajo te shton urrejtjen dhe te nxeh me shume per te qene i dhunshem. Nese keni ngrene ndonje shpulle, a nuk jeni ndjere te qelloni dhe ju mbrasht? Mbase te vegjel jo, por kur jeni rritur pak me shume? Dhuna ka nje efekt donimoje per mendimin tim.
 

atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,082
Pikët
0
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Jo, me pellembe jo...me shkelm!
 

WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,199
Pikët
113
Përgjigje e: A duhen qelluar femijet me pellembe?

Po dhe ne qe kemi ngren copa mangut skemi , plus qe tradita duhet cuar perpara , po pse ooo vetem un te haja dru si ne karadak kur isha e vogel ? lol
Jo jo dhe femija ime do rrihet kshu vence po tma bej per borxh , pak dru sben asnjeher keq pervecse te ben te mendosh qe ate gabim mos e besh me ,dmth jo domosdoshmerisht ;))
 
Top