• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
5,887
Pikët
113
Shkencëtarët kërkojnë që fjala çiklist duhet të hiqet për shkak të ‘dehumanizimit’ të çiklistëve dhe në vend të kësaj ata duhet të quhen ‘njerëz që ngasin biçikleta’.

Shkencëtarët në universitetet australiane thonë se termi “çiklist” i bën shoferët e makinave më të prirë për t’u angazhuar në akte të qëllimshme të dhunës.

Tani ekspertët janë duke mbështetur një masë për të shmangur fjalën çiklist dhe ta zëvendësojnë atë me frazën më të gjatë ‘njerëzit që ngasin biçikleta’.

Bashkautorja e studimit, profesoresha Narelle Haworth, tha përdorimi i termit ‘njerëzit që ngasin biçikletat’ në vend të çiklistëve, është hapi i parë drejt heqjes së këtij dehumanizimi’.

Studimi nga studiuesit në universitetet e Monash, Queensland dhe Melbourne, në Australi, është i pari që shqyrton se si një grup përdoruesish të rrugës i janë përgjigjur njëri-tjetrit.

Hulumtimi, i botuar në revistën “Traffic Psicology and Behavior”, thotë se çiklistët janë konceptuar si një grup minoritar dhe janë bërë objekt i qëndrimeve dhe sjelljeve negative.

Studimi, që përfshin 442 të anketuar në Victoria, New South Wales dhe Queensland, identifikuan qëndrimin ndaj çiklistëve.

Veprat e agresionit ndaj çiklistëve nga shoferët nuk ishin të pazakonta, me 17 për qind duke thënë se ata kishin përdorur makinën e tyre për të bllokuar me qëllim një çiklist, 11 për qind kishin afruar qëllimisht makinën e tyre pranë një çiklisti dhe 9 për qind e kishin përdorur makinën e tyre për t’i prerë rrugën një çiklisti.

“Nëse çiklistët ndjehen të dehumanizuar nga përdoruesit e tjerë të rrugës, ata mund të kenë më shumë gjasa të veprojnë kundër shoferëve, duke ushqyer një profeci vetëpërmbushëse që ushqen më tej dehumanizimin kundër tyre. Përfundimisht ne duam ta kuptojmë këtë proces dhe shpresojmë se mund të ndihmojmë në ndalimin e abuzimit”, tha autorja kryesore e studimit, Alexa Delbosc.
 
Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
9,372
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Skane me ca merren keta. Kur jam ne makine tregoj sh kujdes per njerzit qe ngasin bicikletat si edhe çiklistet. :D
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,703
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

mund ti quajm dyrrotiksa. very nice , teme e papame ledio
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
55,749
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Skane me ca merren keta. Kur jam ne makine tregoj sh kujdes per njerzit qe ngasin bicikletat si edhe çiklistet. :D
Unë për vete deri tani kam hedhur në kanal 1 çiklist dhe 2 motoçiklista, këta të fundit të 2 njëherçi. :D
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,703
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Unë për vete deri tani kam hedhur në kanal 1 çiklist dhe 2 motoçiklista, këta të fundit të 2 njëherçi. :D
ju keni blere gjyqsorin``chairhide``
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
9,600
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

jam dakord qe ta heqin kete fjale jo per arsyet e lartpermendura, por per arsyen e thjeshte qe edhe lopet jane me te disiplinuara kur ecin ne rruge sesa ata!
 
lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,365
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

jam dakord qe ta heqin kete fjale jo per arsyet e lartpermendura, por per arsyen e thjeshte qe edhe lopet jane me te disiplinuara kur ecin ne rruge sesa ata!
E kane nderruar me kohe Baba.

USA e ka bere check list.

Ne akoma e mbajme: Cik List . Se jemi mesuar me marre ushqime me liste :d

Mbaj mend . Kjo e vertete. Kine 2006. Me nje shokun tim.Nje mbasdite kemi qene ne Suzhou. Ky shoku im shkonte ne panaire,merrte karvizita dhe shkonte me vone ku te ishin dhe i gjente per te blere mall. Ishte hera ime e pare me te si perkthyes anglishte. Vjen ky bosi kinez dhe n'a merr,por qe darke, Nate.N'a con ku di une se ku. Ec e ec, si me thone vende te humbura ne Kine.Ky shoku im qete, por pas ca kohe u frikesua. I them . Ore ku po na cojne. Se do n'a marrin peng. Ai s'e jepte veten. Ne fund arrijme ku di une se ku. Nje si tip ndermarje e viteve 70, si kooperative.Nejse. Ky tipi i foli rojes me kallash dhe hapi deren. Hyne ne ca si zyra dhe njeri hoqi kallashin me vrap (jo, na e tregoi me vone duke e nxjerre nga sirtari, kur mbaruam pazarin,se tani u kujtova). Thashe n'a .... por ai bosi, tip i qeshur. Prodhonte sfonde ai, per fotografi. Cilesia e mire dhe lire. Perktheja une dhe nje kinez qe mezi e merrja vesh. Une u ngopa me caj. Shkova dhe me bo shurren dhe me shoqeroi njoni me nje hale jashte.Erdhi momenti duam kete dhe ate.... Kur kinezi i vogel qe perkthente me thote. OK. Praslisi.Dicka e tille. He mo ca thote? Une i them atij. M'a perserit dhe njehere.Ai prap.Praslisi. Une s'po e merrja vesh. Me thote ky shoku, Ore di anglisht ti apo jo? Po pse ore i them, kush te perktheu deri me tani ? I them prap atij tipit. Ma thuaj ore ca eshte kjo . Praslisi. O ti kinez o te .... nenen. Te dhjefsha ciklistin. U kriju nje atmosfere. Hap syte ai bosi kinez dhe hap syte ky shoku im.Situate e dhier.Pa c'pa kinezi i vogel dhe morri bllok dhe filloi po shkruante. Po bente liste. Kaq cope dhe kaq cmimi.... Po thuaj o te hypte ciklisti siper me gjithe lope. Price List.... U zgjidh. Me vone ai bosi,n'a coi ne nje restorant ku solli te shoqen dhe n'a dha darke yll. Hoteli po shume i mire. Njeri i mire ai. Te nesermen n'a con ne nje qender tregetare. Ai e dinte shume mire qe une nuk dija kinezce.Se uen vertet nuk dija.Ky shoku me tha. Meso kinezce dhe rri ketu, sic dhe po bej. Sherbe si perkthyes per frimat shqiptare , si tip ndermjetesi.Ok. Pra ne ate qender tregetarem une shoh fjalore.Lek nuk kisha . I them anglisht ketij tipit.Bosit. Mi ble ti se ti jep leket ai shoku im, se ai qe verdalle. Ky hic. Se nuk me kuptonte. Ore mi ble. Une me duket kisha 30 Eu dhe i nxorra dhe beja shenja. Ai hic. Dhe u tremb a ku di une cfare mendoi. Vjen ky shoku im dhe i them : Shqyqyr . Me ble fjaloret dhe m'i bleu. Kur po ktheheshim me makine, se do ikin nga ai qytet , filloi nje vese shi. Une hap fjalorin dhe lexoja. Me thote ky shoku. He mo. E lehte i them . Kollaj. Dhe gjeta aty ca fjale. Dhe i them kinezit. Ti shoku i mira. Po bije shi. Ai ngeli, me pa dhe frenoi dhe makinen.U step, se na doli qe une dija kinezce.eDeh oune muti kur dikush qe ti mendin se nuk ka ditur gjuhen ka perdorur anglishten per t'u marre vesh(sepse ka degjuar cdo muhabet tjeter). C'a na bone more firaun me thote ky shoku mua. Po a me pyete : A eshte e thjeshte kinezcja e thjeshte? Dhe une si te t'a tregoja ty ? Ky shoku im me tha thuaj anglisht aq sa dinte Bosi , qe ti mesove nga librat. Pirdh o prift ne prill pirdh.
Ku e lame ? Cik List ( Lista e cikave). Se ben vaki u thua dikujt ne Veri, Me jek nje cik uje, se t'a nxorri germazin. Cik j'u thone vajzave.
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,656
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Njihni ndonje me prejardhje nga vendet skandinave i cili ka pesuar nje aksident shume te rende me biciklete? Ka mbetur ulok. Ulerimat e tij i kam ende ne vesh. Ndersa po lexoja titullin me erdhi ne mend kujtimi.

Sa nan da????

El
 
Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,554
Pikët
48
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Ngasesit e automjeteve jane sikur invalida. :d
 
Last edited:

Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,554
Pikët
48
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Une mendoj qe te gjithe ngasesit e veturave dhe te kamionave qe nuk i rrespektojne çiklistët dhe motoristet, jane parazite te flliqet, jane xheloze (ndaj çiklisteve sidomos), ma qojne mallin si invalide, dhe mendoj qe meritojne dhomt me jau thy. :D

Rrnofshin ngasesit e dy-rrotshave pa motorr. :)

Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
7,607

Po edhe dy rrotakët ta bëjnë borxh...
E para e ngrenë [email protected]ën dhe ta sjellin në dritare...
e dyta... mazallah se e spostojnë [email protected]ën nga rruga... edhe se ti je me 80 dhe ata me 10...
Pastaj ti frenon I parakalon me mirësjellje dhe ata të shohin me arrogancë, sikur po u shkel barin e oborrit...

Ndonjëherë më vjen tu vë rrotën... janë shumë egoista në rrugë
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,656
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Unë për vete deri tani kam hedhur në kanal 1 çiklist dhe 2 motoçiklista, këta të fundit të 2 njëherçi. :D
Mekaniku i biznesit te motres time shtypi dy motocikliste. Nuk ishte i pire. Ishte nje mengjes me mjegull.

U fut ne burg.

Atje skaliti me duart e tij nje kryq te bukur qe j'a fali motres dhe nje kuti prej druri ne te cilen jane ngjitur mijra copa xhami te thyer kthyer ne mozaike. Siper kutise eshte nje trendafil i kuq.

Mos je ti ai?

El
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,372

Nuk besoj qe e ke serio???????????????
PERPARESI ka ...KEMBESORI.
Ne CDO TEORI te KERRAVE.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
7,607
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Nuk besoj qe e ke serio???????????????
PERPARESI ka ...KEMBESORI.
Ne CDO TEORI te KERRAVE.
Sigurisht... po duhet të ketë dhe pak bon sens...
Ndonjëherë çiklistët bëhen arrogantë, bllokojnë rrugën dhe nuk duan tja dinë se mbrapa ka vajtur vargani në firifistun
E përdor dhe unë dyrrotakun, po nuk bllokoj gjithë gjerësinë e rrugës duke ec më dysh apo më tresh....
ecet anës në kolonë dhe me terezi... se nuk i dihet nuk i dihet..
 
Last edited:

Noe

Mi vida
Banned
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
4,300
Pikët
48
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Mekaniku i biznesit te motres time shtypi dy motocikliste. Nuk ishte i pire. Ishte nje mengjes me mjegull.

U fut ne burg.

Atje skaliti me duart e tij nje kryq te bukur qe j'a fali motres dhe nje kuti prej druri ne te cilen jane ngjitur mijra copa xhami te thyer kthyer ne mozaike. Siper kutise eshte nje trendafil i kuq.

Mos je ti ai?

El
Histori e trishte!
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,372
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Sigurisht... po duhet të ketë dhe pak bon sens...
Ndonjëherë çiklistët bëhen arrogantë, bllokojnë rrugën dhe nuk duan tja dinë se mbrapa ka vajtur vargani në firifistun
Me se e VERTETE,por po i shtypa apo i perplasa...e ha UNE.
Ne Gjermani.
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,556
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Unë për vete deri tani kam hedhur në kanal 1 çiklist dhe 2 motoçiklista, këta të fundit të 2 njëherçi. :D
Po ti me kë i pe ata, me atë me xham apo atë pa xham?
 
Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,554
Pikët
48
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Mos t’ju kruhet mi nguce bicikllistat me kerr, po bonu edhe ju bicikllista. Aktivizone veten fizikisht, edhe mbrone ambijentin. Mos i hypni kerrit me shku n’shitore me to n’dy hapa vend, edhe me bo tym palidhje. Shmang’juni n’maksimum automjeteve, se ma mire osht per juve edhe per gjithe rrethin ku jetoni. Mas’miri me bicikëll e mbroni natyren.
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,656
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Mekaniku i biznesit te motres time shtypi dy motocikliste. Nuk ishte i pire. Ishte nje mengjes me mjegull.

U fut ne burg.

Atje skaliti me duart e tij nje kryq te bukur qe j'a fali motres dhe nje kuti prej druri ne te cilen jane ngjitur mijra copa xhami te thyer kthyer ne mozaike. Siper kutise eshte nje trendafil i kuq.

Mos je ti ai?

El

Ndreqje gabimi.

Shtypi me makine nje cift i cili po udhetonte me NJE motociklete. Ata kishin veshur xhaketa lekure Skulls and Bones.

Nga ana tjeter nje motociklist shtypi tim ate ne qender te Fierit dhe e la per te vdekur ne mes te rruges.

Se si i laj une mekatet eshte puna ime.

Adea
 
Top