• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

A duhet te behet regjistrimi i popullsise ne Shqiperi ne baze etnike dhe fetare?

  • Po duhet te behet

    Votes: 5 22.7%
  • Jo nuk duhet te behet

    Votes: 11 50.0%
  • Nuk me intereson

    Votes: 1 4.5%
  • Nuk e di

    Votes: 0 0.0%
  • Te behet por vetem ne baze etnike, jo fetare

    Votes: 5 22.7%
  • Te behet por vetem ne baze fetare, jo etnike

    Votes: 0 0.0%

  • Numri i votuesve
    22

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Ne Republiken e Shqiperise eshte duke u vendosur per tu bere regjistrimi i popullsise . Por kesaj here do te behet edhe ne baze etnike dhe fetare.

Pra jane shtuar keto dy komponente.

SI mendoni ju a duhet te behet apo nuk duhet?
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Regjistrimi i popullsisë duhet bërë me patjetër! Duhet të dimë sa shqipe jemi sot. Kemi nja 4-5 vite që rrimë në kuotën e 3,7 mln :D

Komponentët janë hequr dhe jo u shtuan. Vetëdeklarimi i kombësisë është po aq bullshit sa edhe ai fetar. Të jem e sinqertë, është e nevojshme të dihet një herë e mirë sa mysliman, ortodoks dhe katolik ka në vendin tonë, sidomos këta të fundit. Mgjth kjo është një situatë që duhet t'ia kursejmë vetes tonë edhe për ca kohë, duke qënë se do të ishte një sinjal i mirë për hijenat greke duke iu thënë : 'Ejani na i ngulni dhëmbët në arterien kryesore të kombit'.

Ne jemi shtet sovran dhe s'kemi nevojë për njerkën e njerkës të na thojë, si duhet dhe mbi ç'baza do ta bëjmë regjistrimin e shqipeve.
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Regjistrimi fetar i popullsisë, kthim në primitivizëm

Nga: Prof. Riza Hasa

Riza Hasa, lektor i "Historisë së Popullit Shqiptar" në universitetin "Aleksandër Xhuvani" shprehet se është kundër deklarimit fetar. Ai e cilëson atë si të panevojshëm dhe që nxit primitivizëm në shoqëri.


Regjistrimi fetar sjell shumë probleme për shqiptarët?

Unë e vlerësoj shumë regjistrimin, sepse është i domosdoshëm për Shqipërinë. Në një shtëpi duhet ditur se çfarë kemi brenda, kështu e ka edhe shteti. Një shtet serioz duhet të ketë statistika për çdo gjë dhe aq më tepër kur ne jemi një minibashki mes shteteve të Evropës. Në fakt, nuk është ndonjë vështirësi e madhe për të bërë regjistrimin, pasi shteti vetë ka struktura: prefekturën, qarkun, bashkitë, minibashkitë, komunat që mund ta realizojnë shumë mirë këtë proces. Pse duhen harxhuar 15 milionë euro për të ngritur struktura, kur ato mund ta realizojnë shumë mirë këtë proces?

Unë e vlerësoj shumë regjistrimin, por me mënyrën sesi po kërkohet të bëhet, nuk jam në një mendje, sidomos në këtë deklarimin fetar. Pse nuk jam dakord? Ne historia na mëson që të ndjekësh një politikë të tillë bie në një farë primitivizmi, sepse do duket sikur përsërisim atë politikën teokratike që do të thotë të identifikohet kombësia me fenë. Këtë politikë ka ndjekur Perandoria Otomane. Në një mënyrë apo një tjetër, duam apo s'duam ne, ndiqet edhe nga fqinjët tanë jugorë. Një vend që bën pjesë në NATO dhe kërkon të jetë anëtar i BE nuk duhet të bjerë në primitivizëm.

Unë nuk e mbështes këtë proces, aq më tepër kur njeriu detyrohet të gënjejë nga halli. Një fjalë e urtë thotë se “halli nuk njeh ligj” dhe duhet ta pranojmë që kemi shumë shqiptarë që janë në hall. Halli i tyre është ekonomik. Me qindra mijëra kanë shkuar në Greqi e punojnë dhe nuk do të bëjnë deklarim të vërtetë, dhe për këtë jam i bindur, sepse halli e çon që të thotë nga një emër shqiptar në një emër grek, sepse kështu është më i pranueshëm. Të paktën nga kontaktet që kemi ne të gjithë e kanë këtë problem. Madje unë do të thosha edhe këtë, që këtu në Elbasan, ndoshta jo vetëm por edhe në vende të tjera, përdoren tone komike kur na vijnë njerëzit tanë nga Greqia dhe themi “Erdhën Jorgot”. Kjo ka tone humori, por tregon edhe shqetësim.

A ka kaluar më parë vendi ynë një proces të tillë?

Ne nuk kemi statistika të mirëfillta, por i marrim të përafërta, pasi Perandoria Otomane nëse ishe mysliman, të quante turk; nëse ishe ortodoks, të quante grek ose serb; ndërsa po të ishe latin, të quante latin, kështu që ne nuk kemi të dhëna. Të dhënat e para vijnë kur shpërbëhet Perandoria Osmane dhe kishte interes Evropa të dinte për këto kombet e Ballkanit dhe për shqiptarët. Kush janë shqiptarët? Nga vijnë? Cila është origjina? Sa është numri?... Atëherë na jepen disa të dhëna, por edhe këto të dhëna duhet t'i marrim me pak rezerva, sepse vazhdonte inercia e kësaj politike.

Megjithatë, po të shikosh historinë e popullit shqiptar, statistikat e para për regjistrimin e popullsisë i kemi nga shekulli XIX dhe na jepet numri i shqiptarëve, numri i popullsive të tjera etj. Është një fazë që kanë punuar shumë historianë e studiues, ku do të përmendja Selami Pulahën, por edhe studiues të tjerë që kanë parë arkivat e Perandorisë Osmane.

Sipas këtyre të dhënave, ne kemi një panoramë të Shqipërisë së fundshekullit XIX. Në këto regjistrime nuk bëhet fjalë për fenë, por bëhet fjalë për numrin e popullsisë shqiptare. Ata e kanë pasur shumë të qartë se shqiptarët deklarimin e parë që bënin ishte se ishin shqiptarë të çfarëdo lloj feje ishin. Këtu do të ndalesha.

Është vënë re nga të huajt se ndjenja e kombësisë tek shqiptarët ishte më e madhe sesa tek popujt e tjerë të Ballkanit, sepse kur i pyeste një lord anglez i ardhur në një kohë me Bajronin në vendin tonë, shqiptarët përgjigjeshin “jam shqiptar”. Arsyeja kryesore ishte fakti se mendonin se ndarja me fetë mund të sillte edhe armiqësi për shkak të fesë. Është interesante se vetë emri shqiptar u përhap nga fundi i shekullit XVIII dhe ka ardhur pikërisht nga frika e kësaj përçarjeje fetare. Ata të gjithë ishin fare të qartë se feja nuk mund t'i bashkonte, por gjuha dhe kombësia. Doja të thosha këtu se herën e parë që ne jemi regjistruar jemi regjistruar si shqiptarë.

Deklarimi për fenë është një moment që do sjellë probleme, pasi të jemi të sigurt që ata që kemi në Greqi do të deklarohen siç do greku. Është e habitshme që qarqe të tilla në Greqi të kërkojnë këtë, sepse unë jam i bindur që në fqinjin tonë ka intelektualë shumë të shquar. Kisha bën një propagandë që nuk i shkon as thelbit të vet, kristianizmit. Kohët e fundit ka filluar patriarku i serbëve të bëjë një propagandë të tillë, duke iu rikthyer politikës së vjetër të shovinistëve serbë. Janë jashtë kohe, por sërish veprojnë. Mendoj që virusi antishqiptar duket sikur dremit, por në fakt herë pas herë zgjohet.

Ka ndonjë qëllim të caktuar për regjistrimin fetar në Shqipëri?

Nuk mendoj se duhet të ketë ndonjë qëllim të caktuar. Qëllimi është i mirë për regjistrimin, por duhet shmangur aspekti fetar. Nëse duan të bëjnë studime, ka organizata e shoqata që mund ta bëjnë, por jo qeveria, aq më tepër që jemi një shtet laik. Dhe ajo çfarë do të jetë problem ka lidhje me faktin se ne nuk jemi praktikantë fetarë.

Po të lexosh Eqerem Bej Vlorën në fillimshekullin e kaluar thotë: “Shqiptarët dy herë kujtohen për zotin: kur kanë festat fetare të Bajramit dhe Pashkëve”. Nuk jemi praktikantë fetarë dhe në fakt ata që e deklarojnë duhet të jenë praktikantë se ndryshe gënjejnë.

Si i vlerësoni reagimet ndaj këtij procesi?

Sigurisht që do kishte reagime. Unë kam diskutuar në temat e mësimit me studentë dhe e dini ç'më tha një prej tyre? “Nënën e kam mbesë hoxhe, babanë bir prifti, çfarë feje duhet të deklaroj unë?”.

Nga ana tjetër, një shqetësim që kemi është se i bëhet edhe një sfidë identitetit tonë. A do të jemi ne të aftë ta ruajmë identitetin përballë këtyre regjistrimeve? Sepse në fakt këto regjistrime duhet të mbështeten në dokumente zyrtare, pasi unë kam dëshirë të them që kam kombësi tjetër, p.sh. mund të deklaroj që jam amerikan apo një fe që nuk ekziston në Shqipëri.

Për mua është sfidë që i bëhet identitetit, ose hidhet një gur në lumë, ose një ide, dhe priten reagimet duke dalë në konkluzionin në fund se nuk deshën shqiptarët.

Nëse në fund fare të këtij regjistrimi, ne përcaktohemi si një popullsi me shumicë myslimane, a ka ndikim kjo në integrimin në BE?

Me ato që deklaron Evropa dhe Komiteti Evropian duket se nuk ndikon. Por për mua, për atë pjesën që nuk thuhet mendoj se ndikon. Unë këtë e shikoj edhe në vonesën që na bënë ne dhe Bosnjës për liberalizimin e vizave. Do të doja të isha i gabuar, por unë e kam këtë mendim. Jo se kemi ndonjë gjë pse hynë serbët e nuk hyjmë ne, por në fakt serbët, që bënë katrahurën në Ballkan, u pranuan, ndërsa maqedonasit luftë civile bënë në 2001 e sërish u pranuan. Deklarata kundër myslimanizmit nuk janë bërë, por ngjarjet në Zvicër treguan se janë shumë të ndjeshëm.

Shqiptarët, nëse kanë një vlerë të dukshme, është toleranca fetare. Kjo vlerë edhe në situata tepër tragjike ka dhënë rezultatet e veta. P.sh. është kjo tolerancë fetare që në Shqipëri gjetën vend hebrenjtë, ose mund të përmend këtu se në Elbasan ka qenë traditë që festa e myslimanit ishte edhe festa e të krishterit. Të marrim festën e shenjtit Shën Gjon Vladimirit, që është ortodoks, e kremtojnë shumë myslimanë. Unë them feja është diçka personale.

Ju përfundimisht e kundërshtoni përfshirjen e deklarimit fetar në regjistrimin e popullsisë?

Jam kundër deklarimit fetar. Ky deklarim do të ketë shumë probleme. Mund të them se për regjistrimin e minoriteteve kemi 70 fshatra dhe mund të llogariten shumë thjesht si popullsi. Ne nuk kemi pasur asnjëherë probleme me minoritetin grek. Ne mund të bëjmë regjistrime, por kur kemi probleme, siç po ndodh me Francën për shembull, apo Jugosllavia kur u shpërbë. Unë di të them se edhe në kohën e komunizmit, kur ishte varfëri ekstreme, minoritetet jetonin më mirë se ne. Kooperativat e tyre merrnin më shumë pra, se një kooperativë në Elbasan. Pra, asnjëherë nuk ka pasur probleme të kësaj natyre dhe një lloj privilegji e kanë pasur.

Shqetësim tjetër për mua është se brezi i fëmijëve të emigrantëve që po rriten në Greqi kanë shumë probleme dhe sidomos me gjuhën. Ka pasur raste që kam hasur çifte shqiptare që u flisnin fëmijëve greqisht. Kur i kam pyetur, më kanë thënë se shkollohen në greqisht dhe nuk kanë mundësi tua mësojnë gjuhën. Ky brez do të asimilohet si dhe shumë homogjenë. Ky është një problem i madh. Atë që nuk e arriti me armë, po e arrin në një mënyrë tjetër.

Po t'i referohemi historisë, ka diplomatë grekë që jepnin ide se si mund të asimilohen shqiptarët. p.sh. në vitin 1877, një diplomat grek, Skuludhis, i shkruante një letër ministrit të Jashtëm grek dhe i parashtronte optimizmin e tij për eliminimin e shqiptarëve të Çamërisë. Ja si thoshte: “Shqiptarët pa gjuhë, pa fe të përcaktuar nuk do të ruajnë gjatë kombësinë e tyre, por do të asimilohen nga grekët”.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,792
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Vete deklarimi i kombesise eshte qesharak. Ai duhet te hiqet me patjeter. Sidomos ne kete periudh te veshtire ekonomike qe po kalojme dhe me kete qeverisje idiote qe ia ka sjelle shqiptareve ne maje te hundes dhe qe nuk eshte cudi qe shume shqiptare nga marazi i atyre qe shohin te ndodhin ne politiken shqiptare te deklarojne qe nuk jane shqiptare. Mund te kuptohet kjo si nje forme reagimi qe masat popullore i bejne neverise qe politika e sotme u ka sjelle me sjelljen e saj rrugacerore e kriminale.

Kurse une nuk shikoj ndonje te keqe ne vetdeklarimin e fese. Bile mendoj qe feja duhet te vetdeklarohet. Kush jane ata qe kane frike per vetdeklarimin e fese dhe pse?!


Mos jane ca miop te mykur, qe duan ta shesin shqiperine akoma si islamike ne syte e botes?!
 

Clark

Kent
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
6,578
Pikët
113
Vendndodhja
Krypton
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Jo nuk duhet te behet,sepse jan interesat e grekut te qelbet.Fucking Grece!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,528
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Ne te ardhmen pasardhesit do na peshtyjne ne varr...
Negative kjo.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

..Ne radhe te pare nuk do ta dinin kurre shifren se jemi treçereku te shperndare neper bote...edhe e dyta..NUK ME INTERESON FARE...te ishte problemi sa kokrra jemi do ishte zgjidh kollaj fare..Po s'eshte problemi ketu se..
 

[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,445
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Te behet, pse jo ...ne çdo vend te bores behet ...nuk shoh ndonje problem
per ket .
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Cili eshte qellimi i ketij regjistrimi te popullsise? Cili eshte qellimi i vendosjes se besimit fetar ne kete regjistrim?
Ne Shqiperi eshte mese e ditur se shumica e popullsise jane jo-praktikues te fese. Ata/o thone se jane myslymane apo te krishtere thjesht ne baze te fese se prinderve te tyre, por mund te mos kene shkuar kurre ne xhami apo kishe, apo te kene lexuar ndonjehere Ku'uranin apo Biblen. Qeveria jone dhe organizatat qeveritare perkatese jane mese te informuar per kete gje. Atehere pse duhet ta perfshijne nje pyetje te tille ne nje regjistrim popullsie? A eshte shteti shqiptar qe do perfitoje nga keto statistika apo eshte ndonje qellim tjeter (anti-shqiptar)?

Po ashtu jam dakort me Prof. Riza Hasa per sa i perket harxhimit te 15 milione Euro per te ngritur struktura per kete regjistrim kur kjo fare mire mund te behet nga strukturat lokale dhe kjo 15 milione Euro mund te perdoret per te ndertuar nje shkolle apo nje klinike. Megjithate si do vjedhin leket e popullit zoterinjte tane qeveritar?!!!!!
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Mo po fare mire mund te hapin nje fabrike e te fillojne te prodhijne nej gjo...Po qellimet normalisht jane anti shqiptare ..
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Tiranë: 75 OJF kundër regjistrimit fetar të popullsisë

Rreth 75 OJF kanë mbajtur një konferencë sot kundër regjistrimit të popullsisë në bazë të kombësisë dhe të fesë, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili deklaroi se regjistrimi i popullsisë duhet të nisë sa më parë, por jo për kombësinë dhe për fenë.

“Në qytete që ka një ndarje të komuniteteve fetare është e papranueshme të ndezësh një minë me sahat duke pasur parasysh harmoninë fetare që ka ekzistuar deri më tani. Nuk duhet bërë një garë të komuniteteve fetare për të numëruar besimtarët, pasi numërimi i besimtarëve nuk është detyrë e shtetit por i komuniteteve fetare” theksoi Spahiu.

Ai gjithashtu theksoi se është e rekomandueshme që shteti t'i përgjigjet standardeve të BE-së, por edhe modelit të SHBA-së ku shteti e ka të ndaluar t'i kërkojë qytetarëve të tij të deklarojnë nëse besojnë në "zot", pasi kjo është një çështje personale.



http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=41541
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Formulari qe duhet te plotesohet per regjistrimin e popullsise Shqiptare nga cdokush nga ne, Nuk e ka te detyruar pjesen ku duhet te plotesosh kombesine dhe fene qe i perkisni,* Pra eshte me deshire zgjedhjeje, Do e deklaron sdo se deklaron fene e kombesine*

Nuk gjej dot nje arsye pse te mos behet ky regjistrim , per me teper duhet per te ditur. se: Kush jemi. Sa jemi. cna karakterizon nga kombet e tjera, Percakton moshen mesatare te popullsise ... etj si keto.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Formulari qe duhet te plotesohet per regjistrimin e popullsise Shqiptare nga cdokush nga ne, Nuk e ka te detyruar pjesen ku duhet te plotesosh kombesine dhe fene qe i perkisni,* Pra eshte me deshire zgjedhjeje, Do e deklaron sdo se deklaron fene e kombesine*

Nuk gjej dot nje arsye pse te mos behet ky regjistrim , per me teper duhet per te ditur. se: Kush jemi. Sa jemi. cna karakterizon nga kombet e tjera, Percakton moshen mesatare te popullsise ... etj si keto.
Nuk ka nje arsye, eshte thjesht qesharake qe fokusohen tek keto hollesire per te lene menjane problemet e verteta..kjo si nisme nuk ka asgje te keqe ne vetvete..Problemi eshte qe ne nje moment te tille sikur nuk tingellon shume bindese se ka nje vlere ky regjistrimi..pastaj ka gjera me te rendesishme qe te kene prioritet, them une..:)
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Tiranë: 75 OJF kundër regjistrimit fetar të popullsisë

Rreth 75 OJF kanë mbajtur një konferencë sot kundër regjistrimit të popullsisë në bazë të kombësisë dhe të fesë, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili deklaroi se regjistrimi i popullsisë duhet të nisë sa më parë, por jo për kombësinë dhe për fenë.

“Në qytete që ka një ndarje të komuniteteve fetare është e papranueshme të ndezësh një minë me sahat duke pasur parasysh harmoninë fetare që ka ekzistuar deri më tani. Nuk duhet bërë një garë të komuniteteve fetare për të numëruar besimtarët, pasi numërimi i besimtarëve nuk është detyrë e shtetit por i komuniteteve fetare” theksoi Spahiu.

Ai gjithashtu theksoi se është e rekomandueshme që shteti t'i përgjigjet standardeve të BE-së, por edhe modelit të SHBA-së ku shteti e ka të ndaluar t'i kërkojë qytetarëve të tij të deklarojnë nëse besojnë në "zot", pasi kjo është një çështje personale.



http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=41541
Shyqyr qe po thone dy fjali me mend ne koke..
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,792
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Formulari qe duhet te plotesohet per regjistrimin e popullsise Shqiptare nga cdokush nga ne, Nuk e ka te detyruar pjesen ku duhet te plotesosh kombesine dhe fene qe i perkisni,* Pra eshte me deshire zgjedhjeje, Do e deklaron sdo se deklaron fene e kombesine*

Nuk gjej dot nje arsye pse te mos behet ky regjistrim , per me teper duhet per te ditur. se: Kush jemi. Sa jemi. cna karakterizon nga kombet e tjera, Percakton moshen mesatare te popullsise ... etj si keto.
Thjesht te dhenat qe do dalin do jene fiktive. 1.5 Milion shqiptare jane te perhapur neper bote te cilet nuk do regjistrohen dot, kurse te gjithe minoritaret si puna e arixhinjeve, do tí kesh atje neper fshatrat ku kane 20 vjete pa shkelur per te deklaruar qe jane greke!

Pastaj kjo puna e detyrimit eshte nje paragraf i rrezikshem dhe eshte me te vertet nje pune armiqesore. Greket kane per ta deklaruar te gjithe kombesine dhe a e kuptoni sa mund te dali perqindja e tyre nese shqiptaret e neglizhojne kete pike?!
Ca te larguar ne, ca neglizhenca..... ka mundesi te na e therrasin Shqiperine greqi! Ata qe propogandojne keto detyrime e dashje qefi jane armiq nga ata me te rrezikeshmit!
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

A u bofshin lomsh,me gjith regjistrim etnik e fetar.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Hahahahahahahaha...S'bie rrufeja ne dhome te pritjes Serafimo..
 

Atdhetari

Atdhetari
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
67
Pikët
0
Përgjigje e: A duhet te behet regjistrimi i popullsise?

Ne Republiken e Shqiperise eshte duke u vendosur per tu bere regjistrimi i popullsise . Por kesaj here do te behet edhe ne baze etnike dhe fetare.

Pra jane shtuar keto dy komponente.

SI mendoni ju a duhet te behet apo nuk duhet?
Atehere kur te ben te njejten JUNANISTANI (edhe pse me vones ) , pastaj ndoshta ..
Deri atehere `thankyou`
 
Top