• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Si dhe a jeni duke e realizuar dot , apo nuk kenaqeni kollaj dhe mbeteni me ide utopike ?

A ju ben me te lumtur jetesa duke ndjekur qellimin qe i keni vene vetes ?

Nese jeta behet e veshtire dhe e lodhshme a e pyesni veten per qellimin qe zgjodhet nese eshte i justifikueshem ?

Ja kjo teme sjell kontradiktat dhe qartesite ndaj vetes dhe jetes qe bejme ne ndryshimin e koheve .
 

Viktoria

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 19, 2010
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Mali i Zi
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Kur isha e vogel mendoja te behej piktore a po shkrimtare.U rrita dhe rrugat e jetes me vendosne ne tjeter an.
Planifikova ta vizitoj Stoneheghin por akoma nuk u nisa,ma larg se Prishtina dhe Himare nuk vajta.
Tani pata deshir ta pij nje kafe ne Karver por intriga me coi ne forum :)
Nuk egziston nje idej dhe nje planifikim i cili u mbarua ne mnyr te cilen e prita.Dhe,ne fat,shum her u mbarua edhe ma mir,me ma shum sukses se sa e prita.
Kurrkush nuk i shfryqzoi te gjithat planet sepse te gjitaht gjinden ne duar te tjeter kuj...te gjitht jemi ne planin e Zotit.
Por,ne rrjetet e fes egziston nje dhom e cila thot qe lutja dhe besa do ti shryqezoin enderrat.
Shum her kam takua njerz te cilve pllumi vet u vjen ne dore.Une strrkata,u cmenda,flluturova dhe shpresova me gjith zemer ti afrohej ketij pllumbi.Dhe seshumti,aj as nuk me vuni re :)
Keshtu esht shum her ne jet.Per ti realizu planet duhet te punohet shum,te besohet shum dhe mos te humbin shpres.Ndoshta edhe ne ket mnyr kemi prov qe ta njofin vshtirsin sepse,ne at ceshtje,do ta kemi me te madhe lavdin per dhurat.
Dhe,askurr mos ta harrojm Pandoren dhe kutin e saj :) mbas te gjitheve,mbet vetem shpresa e cila nep forcen :)
 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,105
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Nuk ishte nje fillim ideal.

Kur mora rrugen e gurbetit mendova se cdo gje do ishte me e leht se sa ne shqiperi por, nuk ishte ashtu.Sdo zgjatem shume.... jam duke ndjekur endrren qe kam pasur gjithmone, ndihem jashtzakonisht mire mendoj se ndodhem ne vendin e duhur.
Ne lidhje me jeten qe bej, nuk do te doja te ishte ndryshe :)
 

orkidea

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 18, 2009
Postime
215
Pikët
0
Vendndodhja
n'ajer
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Po!
Te gjitha jane ulje edhe ngritje per te testuar edhe kalitur vullnetin
Qellimi kryesor edhe motivi primar metet * Cikel riprodhimi*
Fale zotit qe e ka be kete cikel pasi kthehet ne motiv jete edhe stimul per arritje te shume gjerave
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Si dhe a jeni duke e realizuar dot , apo nuk kenaqeni kollaj dhe mbeteni me ide utopike ?
dalngadale e me sakrificat e duhura jam munduar dhe po vazhdoj ti jap nje drejtim jetes time. jam e kenaqur me cfare kam, por sigurisht kerkoj te arrij edhe me shume, sepse njeriu nuk duhet te mbetet kurre vend numero, pastaj ne jete ka gjithmone dicka te re qe na terheq dhe behet obiektiv i ardhshem i arritjes tone.. ne jeten time nuk ka vend per ide utopike :)
A ju ben me te lumtur jetesa duke ndjekur qellimin qe i keni vene vetes ?
sigurisht qe po , per sa kohe qe e ndjek kete qellim ne menyren e duhur.rendesi ka te mos behem skllave e ketij qellimi sepse pastaj nuk behet fjale me per lumturi
Nese jeta behet e veshtire dhe e lodhshme a e pyesni veten per qellimin qe zgjodhet nese eshte i justifikueshem ?

Ja kjo teme sjell kontradiktat dhe qartesite ndaj vetes dhe jetes qe bejme ne ndryshimin e koheve .
nese jeta behet e veshtire do te thote qe po ndjek menyren e gabuar per te arritur qellimin tim..realizimi i nje obiektivi , qellimi apo endrre duhet te jete kenaqesi .cdo qellim qe i vihet vetes behet per te arritur nje pike me te larte miresie ne jeten tone, nese ne kuptojme qe jeta qe kemi nuk po na pelqen me , atehere do te thote qe ka dicka qe nuk shkon, diku po gabojme
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,298
Pikët
113
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

1) Si dhe a jeni duke e realizuar dot , apo nuk kenaqeni kollaj dhe mbeteni me ide utopike ?

2) A ju ben me te lumtur jetesa duke ndjekur qellimin qe i keni vene vetes ?

3) Nese jeta behet e veshtire dhe e lodhshme a e pyesni veten per qellimin qe zgjodhet nese eshte i justifikueshem ?

Ja kjo teme sjell kontradiktat dhe qartesite ndaj vetes dhe jetes qe bejme ne ndryshimin e koheve .
1) Ndoshta jo te gjitha , por pjesen me te madhe ose ate me te rendesishmet i kam realizuar.
I kerkoj gjerat me kemb ne toke , keshtu qe nuk mbeten utopike

2 )I jep jetes nje kuptim, e di c'fare drejtimi duhet te ndjekesh . Je e qarte ne rrugen tende

3 ) Jo , dihet asgje nuk realizohet tak fak , normal qe do kete veshtiresi , e rendesishme eshte a ja vlen te vuash per ate qe deshiron te realizosh .
 

Sinfonia

Pentagram ♪...
Anëtar
Sep 13, 2010
Postime
41
Pikët
0
Vendndodhja
Në luginën e dashurisë.
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Si dhe a jeni duke e realizuar dot , apo nuk kenaqeni kollaj dhe mbeteni me ide utopike ?

A ju ben me te lumtur jetesa duke ndjekur qellimin qe i keni vene vetes ?

Nese jeta behet e veshtire dhe e lodhshme a e pyesni veten per qellimin qe zgjodhet nese eshte i justifikueshem ?

Ja kjo teme sjell kontradiktat dhe qartesite ndaj vetes dhe jetes qe bejme ne ndryshimin e koheve .

Nuk mund të them dot që kam arritur qëllimin ...
Ngazëllimi që vjen pas çdo suksesi të vogël shpeshherë bëhet kasap i suksesit të madh.

Qëllimi na nxit të jetojmë, të rrugëtojmë drejt fitores me dëshirë dhe vullnet për të jetuar.

Disfatat nuk numërohen, kur rruga të afron kah fitorja.

P.s. përgëzime për temën! :)
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Ne jete eshte dy hapa perpara dhe nje mbrapa.Kam arritur mjafte po ajo <mjafte> nuk ka fund.Ne pergjithesi njeriu duhet te jete i lumtur me ate qe ka.Une kam lene shume mbrapa,por kam edhe shume perpara.
 

Noe

V.I.P
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
7,795
Pikët
113
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Nese nuk e ke kuptuar qellimin e jetes tende do te thote qe nuk e njeh veten .

Cdo njeri ka nje qellim ne jete, te jete i lumtur. Njeriu zgjedh endrren e tij aty ku eshte lumturia dhe kerkon ta realizoje me vepren e tij duke u perballur me sfidat , durimin dhe sakrificen.

Edhe sikur ti kete realizuar synimet e tij , njeriut nuk i mjafton , kerkon me shume nga vetja .
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Cdo njeri ka nje qellim ne jete, te jete i lumtur. Njeriu zgjedh endrren e tij aty ku eshte lumturia dhe kerkon ta realizoje me vepren e tij duke u perballur me sfidat , durimin dhe sakrificen.
Nese qellimi i njeriut ne jete eshte - Lumturia!
Atehere ç'eshte lumturia?
C'lidhje ka endrra me qellimin dhe lumturine?
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Perpara se njeriu te kuptoje qellimin e jetes se tij ne radhe te pare ai duhet te dije se kush eshte ai.
Perpara se t’i pergjigjesh kesaj pyetjeje duhet te pyesesh veten : Cilat jane pikat e mija te forta?
A ka pune te caktuara qe ti i bene me lehtesi dhe habitesh se si te tjeret nuk arrijne qe t’i bejne?
Nese eshte keshtu kjo tregon diçka rreth pikave te tua te forta dhe asaj çfare Zoti te ka caktuar te beshe ne jete.Kur ti ke identifikuar ate qe bene qe syte e tu te shndrisin dhe zemren te rrahe forte,rroke dhe ec.
Qe te percaktosh qarte se ku eshte vendi yt,duhet te njohesh veteveten.Pershembull,çlloj mjedisi nxjerre ne pahe cilesite me te mira ne ty? A te pelqen rutina? A motivohesh prej nevojave te te tjereve? A te pelqen qe te perballesh me sfida te cilat dekurajojne te tjeret? Po persa i perket maredhenieve te tua? A te pelqen te jesh pjese e nje skuadre apo funksionon me mire vetem?
Njeriu nuk eshte bere per te fluturuar! Duhet te jemi te kenaqur me ate çka jemi,prandaj mos u sill rrotull duke perplasur flatrat.Nje bretkose mund te jete nje notar i mire ,por nje fluturues i keq.Thjesht ji personi qe Zoti pati ndermend kur te krijoi!
Kur PARAJA eshte fiksimi yt,kurre nuk do te kesh mjaftueshem dhe gjithnje do te jetosh nen friken se mos i humbet.Ki aq sa ke nevoje!
Kur fama behet qellimi yt.Ti kthehesh ne nje tip konkurues dhe manipulues deri sa te arrish ne maje.Kjo te bene te pasigurte.
Ama, kur PUSHTETI dhe NDIKIMI jane forcat qe te shtyjne preokupimi i vetem qe ke eshte interesi yt vetiak dhe behesh kokeforte. Kjo te bene nje njeri arrogant.
Kur pronat behen perendia yt,ti kthehesh ne nje njeri materialist.Kjo te bene ty lakmitar.
Cili eshte thelbi? Thelbi eshte ky: Sekreti i te jetuarit eshte i njejte si sekreti i gezimit,ata sillen rrotull te njejtit bosht.-Mos perpiq qe te rendesh pas lumturise,thjesht kultivo nje jete te paster dhe te ndershme dhe do te kesh aq shume lumturi sa nuk do te dish ç’te beshe me te.
Xh.Uashington,ish presidenti amerikan ka thene: “Te pakte jane ata njerez qe kane aq virtyt sa t’u rezistojne ofertave joshese.”
Ne te gjithe kemi nevoje qe te ndertojme ate lloj karakteri i cili do te na mbaje forte.
Nuk eshte e lehte te besh gjene e duhur kur :
a)Ajo do te kushtoje
b)Gjeja e gabuar eshte me e leverdisshme
c)Askush tjeter nuk do ta marre vesh perveç teje.
Ne çaste te tilla karakteri i yt forcohet.
Martin Luter King.Jr. ka thene: “Burracakeria pyet- A eshte pa rrezik? Konsensusi pyet-A eshte e pranueshme e me fame? Karakteri pyet – A eshte e drejte?
Ku je ti ? Prandaj beje gjene e duhur dhe vazhdo te kembengulesh ne te,bile edhe nese nuk te ndihmon te perparosh per momentin,do te mbroje dhe do te sherbeje ne aspektin afatgjate.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Jo se kam kuptuar qellimin e jetes po sillem verdalle:d
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Une e kam kuptuar qellimin e jetes dhe kam bere sic kam menduar.Po te filloja nga fillimi do te beja te njejten gje sic kam bere.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Une e kam kuptuar qellimin e jetes dhe kam bere sic kam menduar.Po te filloja nga fillimi do te beja te njejten gje sic kam bere.
po me befason pershkruena pakez shkurtimisht??
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: A e keni kuptuar qellimin e jetes tuaj dhe a eshte i mundur ?

Me perpara se te kuptosh qellimin e jetes duhet te kuptosh se çfare je.
Oh ! Sa e veshtire te kuptosh,te duash,te ecesh perpara!
Ne çdo hap, gjate rruges se gabuar,behet gjithmon me e veshtire qe te pranosh te kthehesh prapa ne fillimin e gabuar dhe te pranosh qe ke humbur kohe dhe energji.
Ligesia eshte nje fenomen specifikisht njerezor.Eshte regres per te eliminuar ate qe eshte specifikisht njerezore:Arsyen,Dashurine,Lirine.
Kafsha nuk mund te jete e lige,ajo vepron sipas instiktiteve te saja per te mbijetuar.
E liga eshte tentativa per te trasformuar boten njerezore ne bote çnjerezore.
Jemi dele apo ujqer?
Kur sillemi si dele kemi nevoje per lider qe te vendosin per ne dhe te mbajne pergjegjsine per ne.
Por ne qofte se jemi dele perse jeta jone eshte kaq ndryshe nga jeta e deleve? Nje histori e shkruar me gjak:Hitleri,Stalini,Enveri.
Keta njerez nuk ishin vetem;kishin me mijra njerez qe per 'ta torturonin e vrisnin,jo vetem me deshire,por edhe me qejf,athere ?
Njeriu per njeriun ujk? ( Hobbes)
Por jo te gjithe ama.Athere jemi ujqer nen lekure deleje?
Apo nje minorance ujqesh qe jeton perkrah deleve?
Ujqerit duan te vrasin, delet i ndjekin,bile ujqerit dergojne delet per te vrare ,mbytur.Delja bindet,jo pse i pelqen,por sepse do qe te ndjek,eshte militante.Dhe pastaj krijohen lloj historish ,per t'i bindur delet qe te veprojne si ujqerit,me arsye fisnike dhe te duartrokitura.
Kohet po kthehen prapa,njeriu po e kerkon pergjigjen tek regresi.Per Berserks teutonik,(luftetar legjendar norvegjez),njeri normal ishte ai qe ishte i afte te vepronte si nje kafshe e eger,njeri qe sot do te quhej psikotik (i semure).
Liria e zgjedhjes nuk eshte nje dhunti formale abstrakte qe e ke apo nuk e ke.Eshte para se gjithash nje funksion i struktures se karakterit te nje personi.Disa nuk e kane lirine e zgjedhjes se te mires sepse struktura e karakterit te tyre nuk eshte ne gjendje te reagoje ne harmoni me te miren.Njeriu i pavendosur eshte ai qe ka problemin e lirise se zgjedhjes.Ketu nje rol te madh luan vetedija.
Vetedija mbi ate qe eshte e mire apo e keqe.
Po a kemi vetedije ne ? Sepse vetedija eshte ndryshe nga dituria teorike e asaj qe quhet e mire apo e keqe ne sistemet morale.
Vetedije do te thote qe personi ben ate qe meson nga vetja,duke eksperimentuar,duke provuar,duke pare te tjeret dhe ne fund,duke fituar nje bindje dhe jo nje opinion te papergjegjshem.
Kam frike se ne dime te bejme vetem nje gje te shohim te tjeret dhe te bejme si ata?
Pershendetje Agim Shkodra.
 
Top