• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A e mbështet arkeologjia Dhiatën e Re?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113
Arkeologjia nuk mund të provojë që Bibla është fjala e shkruar e Perëndisë për ne. Megjithatë, arkeologjia mund të vërtetojë (dhe e vërteton) saktësinë historike të Biblës. Arkeologët kanë zbuluar herë pas here emrat e qeveritarëve, mbretërve, qyteteve dhe festave që përmenden në Bibël--disaherë kur historianët mendonin se ato nuk ekzistonin. Për shembull, ungjilli i Gjonit tregon për shërimin e një të paralizuari nga Jezusi pranë Pellgut të Betesdës. Teksti përshkruan madje pesë portikë (korridore) që të çojnë te pellgu. Studiuesit mendonin se ky pellg nuk ekzistonte, derisa arkeologët e gjetën dymbëdhjetë metra nën tokë, me të pesë portikët.10

Bibla ka një sasi të jashtëzakonshme detajesh historike, prandaj jo çdo gjë që përmendet aty është zbuluar nga arkeologjia. Megjithatë, asnjë zbulim arkeologjik nuk ka kundërshtuar ato që Bibla regjistron.11

Në kontrast me të, gazetari Lee Strobel komenton në lidhje me Librin e Mormonit: Arkeologjia në mënyrë të përsëritur nuk ka arritur të vërtetojë pretendimet e tij për ngjarjet që përshkruhen aty se kanë ndodhur shumë kohë më parë në dy Amerikat. I kam shkruar Institutit Smithsonian për të pyetur nëse kishte ndonjë provë që mbështeste pretendimet e Mormonizmit, vetëm për të dëgjuar në fjalë të qarta se arkeologët e tij 'nuk shikojnë asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis arkeologjisë së Botës së Re dhe përmbajtjes së librit.'" Arkeologët s'i kanë gjetur kurrë qytetet, personat, emrat ose vendet që përshkruhen në Librin e Mormonit.12

Në krahasim me këtë, shumë nga vendet e lashta të përmendur nga Luka, në Librin e Veprave të Apostujve në Dhiatën e Re, janë identifikuar nga arkeologjia. "Gjithsej, Luka përmend tridhjetë e dy vende, pesëdhjetë e katër qytete dhe nëntë ishuj pa asnjë gabim."13

Arkeologjia gjithashtu ka hedhur poshtë shumë teori të pabazuara në lidhje me Biblën. Për shembull, Hipoteza Dokumentare JEPD që ende mësohet në disa universitete sot, sugjeron se Moisiu nuk mund ta kishte shkruar Pentatukun (pesë librat e parë të Biblës), sepse shkrimi nuk ekzistonte në atë kohë. Pastaj arkeologët zbuluan Obeliskun e Zi. "Ishte me shkrim kuneiform dhe përmbante ligjet e Hamurabit në detaje. A ishte pas Moisiut? Jo! Ishte para Moisiut; dhe jo vetëm kaq, por ishte edhe pre-Abrahamik (2,000 B.C.). Ai ishte të paktën tre shekuj para shkrimeve të Moisiut.... 'Hipoteza Dokumentare' mësohet ende, por baza e saj është hedhur poshtë dhe është treguar se është e rreme."14

Një zbulim tjetër madhor arkeologjik konfirmoi një alfabet të hershëm në gjetjen e Pllakave të Eblas në 1974. Këto 14,000 pllaka argjile mendohet të jenë që nga 2300 para Krishtit, që do të thotë qindra vjet përpara Abrahamit.15 Pllakat përshkruajnë kulturën dhe jetën në mënyrë të ngjashme me atë që regjistrohet në kapitujt 12-50 të librit të Zanafillës në Bibël.

Arkeologjia vazhdimisht dhe në mënyrë të fuqishme konfirmon saktësinë historike të Biblës.
 

Ba8mH

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 2, 2011
Postime
16
Pikët
0
Përgjigje e: A e mbështet arkeologjia Dhiatën e Re?

tudiuesit mendonin se ky pellg nuk ekzistonte, derisa arkeologët e gjetën dymbëdhjetë metra nën tokë, me të pesë portikët.10
pra nese une pohoj se te rrapi i lulushit eshte ulur nje ufo, dhe ti pas shume kerkimesh (se kerkime duhen duke qene se rrapin e kan prer ketu e 50 vjet) zbulon qe ky vend ka egzistuar atehere per rrjedhim logjik pranon faktin qe aty eshte ulur vertet nje ufo.
 
Top