• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A e vret një grua në emër të nderit?

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Dhuna kundër gruas është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Opinioni gjerman aktivizohet për të mbrojtur gratë emigrante nga dhuna e burrave

Dhuna kundër grave- vepër penale

Jo vetëm në Pakistan, Jordani dhe Turqi e vende të tjera myslimane, janë kryer vrasje në emër të nderit. Por vrasje të tilla kanë ndodhur edhe në vendet perëndimore, edhe në Gjermani. Madje deri para disa kohësh ato cilësoheshin si "vepra penale të varura nga mentaliteti" dhe me këtë ato penalizoheshin si vrasje në gjaknxehtësi dhe jo si vrasje të paramenduara.

Dhuna kundër gruas është në të vërtetë një akt i dënueshëm dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, shprehet Kai Müller nga Amnesti International. Kjo organizatë po përpiqet, që prej vitit të shkuar, përmes një fushate ndërkombëtare të tërheqë vëmendjen e opinionit publik. Motoja: "Shiko dhe vepro - ndal dhunës kundër gruas".
Edhe Ministria për familjen në Gjermani përpiqet që të sensibilizojë njerëzit. Aktualisht po përgatitet një projekt, i cili do të bëjë, që në shkallë vendi në Gjermani, të ngrihet një qendër emergjence, apo një numër telefoni i njëjtë në të gjithë vendin, ku gratë të mund të telefonojnë kur ndodhen në rrezik.

Organizata gjermane e të drejtave të gruas "Terre des Femmes" ka mjaft ekspertë për mbrojtjen e të drejtave të gruas. Prej themelimit të saj në vitin 1981, kjo organizatë është marrë me rastet e krimeve "në emër të nderit". Dhunë ndaj gruas, cilësohet sipas kësaj organizate, jo vetëm vrasja për nder, apo martesa e detyruar, por edhe gjymtimi seksual dhe dhuna familjare, të cilat në Gjermani dënohen me ligj. Christa Stolle, drejtuesja e "Terre de Femme" shprehet: Në mes të Gjermanisë janë zhvilluar shoqëri paralele patriarkale. Në emër të tolerancës dhe shoqërisë multikulturore, dhuna ndaj gruas nuk u kuptua ashtu siç duhet. Për fat të mirë, viktimat herë pas here thyejnë heshtjen e tyre dhe kthehen në aktiviste dhe mbrotjëse të grave. Serpa Çeleli është një turke, autore e librit kundër martesës së detyruar. Ajo flet nëpër shkolla për këtë temë. Apo kosovarja Hanife Gashi, vajza 16 vjeçare e së cilës u vra nga i jati, po në emër të nderit. Libri i saj "Dhimja ime mban emërin tënd" është një sinjal kundër terrorit të burrave në shumë familje emigrantësh. Hanife Gashi mbështet punën e organizates sonë Terre des Femme".

Kërkohet ashpërsimi i ligjit

Kjo organizatë kërkon nga qeveria gjermane shfuqizimin e ligjeve, të cilat u mundësojnë keqbërësve paraqitjen e rrethanave lehtësuese. Krijimi i ambienteve të mbrojtura për gratë është i nevojshëm, pasi në shumë vende shtëpitë e grave janë një gjë e rrallë. Nga ana tjetër duhet të gjenden financime për fushata që të iniciojnë ndryshimin e mentalitetit mbi gruan. Avokatja me origjinë turke, Sejran Ates, e nderuar edhe me Çmimin e Berlinit për Gruan, ngre zërin, për mungesën e vetëdijësimit në komunitetin turk për ekzistencën e një problemi të tillë. Ajo kërkon: Ne duhet të ashpërsojmë ligjin, të kontrollojmë se si vepron ai, dhe të bëjmë që ai të zbatohet. Por duhet të krijojmë edhe ligje të reja. Kërkesa ime, e mbështetur edhe nga "Terres Femmes" është që martesa e detyruar të trajtohet si një akt penal më vete dhe jo nën nenin e shtrëngimit dhe detyrimit me dhunë. Kjo do të ishte diçka më shumë se ashpërsim.

Corina Ter-Nedden nga qendra "Papatya" e cilëson si hap shumë të rëndësishëm mbrojtjen direkte të grave emigrante, që ndodhen në rrezik në Gjermani. Megjithëse Gjermania është gati në krye të listës së vendeve evropiane, përsa i përket shtëpive që ofrojnë strehë për gratë në rrezik, prapë ka mungesa në këtë drejtim. Ter-Neden thotë:

"Ne ju ofrojmë mbrojtje atyre vajzave, të cilat i ikin dhunës familjare dhe duan të kenë një adresë të fshehtë. Fillimisht, tek ne vinin vajza me origjinë turke, edhe sot ato përbëjnë grupin më të madh. Por këtu kemi vajza me prejardhje nga më të ndryshmet. Çdo vit pranojmë 60 deri në 70 vajza nga mosha 13 deri në 21 vjeç. Edhe punonjëset tona janë vetë me prejardhje të ndryshme. Këtu punojnë turke, kurde dhe gjermane. Gjithsej jemi përkujdesur për 1200 vajza të reja. Ato qëndrojnë deri në gjashtë javë tek ne. E rëndësishme për ato është që të gjejnë pastaj një perspektivë të re jete. Prej vitit të shkuar kemi instaluar edhe një linjë këshillimi përmes telefonit dhe internetit.

Ter- Nedden nga shtëpia e gruas është e mendimit, se për ndjekjen e autorëve të krimeve të tilla, pengesë bëhet edhe lehtësia me të cilën ata mund të lënë Gjermaninë. Pra autorë të tillë mund të "importohen" me lehtësi dhe të largohen po aq kollaj. Nga ana tjetër një rrezik përbën edhe fakti, se shumë nga viktimat transportohen shumë kollaj jashtë shtetit dhe mund të humbasin andej çdo lloj gjurme.

Vrasjet e ndodhura në Berlin kanë bërë që organizata të tilla të nxjerrin një mësim. Konfrontimet për të drejtën e kujdestarisë për fëmijën, mbështetur aq bukur mbi të të drejtën e fëmijës për të komunikuar më të dy prindërit mund të kthehen në rrezik jete për gratë e divorcuara për shkak të dhunës.

Edhe policia britanike në anketimet e saj, ka përcaktuar se për gratë përbëjnë një rrezik të vërtetë, pikërisht konfrontimet për të drejtën e kujdestarisë për fëmijën.

Majida Riviza, nga Komisioni për statusin e gruas në Pakistan bën fjalë për një të vërtetë tronditëse. Rreth 1500 gra dhe vajza vriten në Pakistan çdo vit për shkak të nderit. Madje për këtë mjaftojnë vetëm thashathemet dhe jo faktet. Autorët e krimit gjenden në rrethin familjar. Rivizi apelon tek organet e drejtësisë dhe policisë në mënyrë që ato të jenë më të vëmendshme ndaj problemeve të grave:

Ne duhet t'a bëjmë të qartë se kjo sjellje tradicionale është kundër fesë së tyre, kundër njeriut. E vemtja që mund të bëhet është rritja e nivelit arsimor, në mënyrë që autorëve t'u bëhet e qartë, se ajo që bëjnë ata është e papranueshme. Kjo kërkon kohë, por mendoj se përmes sensibilizimit dhe arsimit mund t'ja dalim mbanë.

Në shumë raste, vrasje të tilla mbulohen nën emrin e nderit. Por dosje të panumërta të proceseve gjyqësore nga më të ndryshmet, japin një pamje tjetër: Vrasjet në emër të nderit, kryhen shpesh me qëllim të fshehjes së akteve të tjera të dënueshme, si përdhunimi apo incesti, të cilat turpërojnë familjen. Nga ana tjetër vrasje të tilla janë shprehje e problemeve të rënda familjare, prej kohësh të pazgjidhura, si psh. sherre familjare apo probleme trashëgimie.

Gjermania aktive në mbrojtjen e gruas

Tema e dhunës kundër gruas po gjen vëmendje gjithnjë e më tepër edhe tek politikanët gjermanë. Ute Voigt sekretare shteti në Ministrinë e Brendshme pohon, se keqkuptimi i liberalizmit ka bërë që shumë vetë të shohin mënjanë në raste të tilla. Kjo ka qenë e gabuar: Është e nevojshme që të pohojmë qartë: Kultura dhe traditë është diçka që ne e respektojmë, por mbi atë qëndron dinjiteti i femrës dhe i njeriut, liria, të cilën kushtetuta jonë kërkon t'a garantojë për të gjithë. Në këtë kuptim ne jemi përpjekur që të reagojmë edhe politikisht. Këtë vit kemi arritur që të plotësojmë nenet e ligjit në rastet e shtrëngimit dhe detyrimit me dhunë. Kështu ja kemi dalë mbanë që raste të tilla të dënohen deri në pesë vjet burg, për shembull kush detyron dikë që të martohet me detyrim. Ky është një sinjal i rëndësishëm që bën të qartë, se akte të tilla penalizohen.

Edhe në konferenvën e organizuar nga fondacioni Friedrich Ebert u pohua njëzëri, se krime të tilla të shëmtuara nuk meritojnë asnjë lloj rrethane lehtësuese.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

Ce do shejtanken se bela eshte.;).. eh dhuna ndaj gruas ..eshte per tu habitur..sepse pa te s'jetojne dhe dhune ushtrojne..dhe jo vetem tek ne!
s'kuptoj ..ku qendron ndryshimi ather mes njeriut dhe kafshes? Boh!
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

Ja nje rast qe me te vertete kesoj njerez i kisha pushkatuar qe veprojne ndaj gruas dhe femijeve keto jane edhe bishe,nuk jane njerez,me te vertete shume keq
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Ti e vret një grua në emër të nderit?

po mir si sdoli njera ketu me nxjer nji foto ku gruaja ref burrin e vret femite ? apo sndodh kjo asnjihere ?
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Re: Ti e vret një grua në emër të nderit?

po mir si sdoli njera ketu me nxjer nji foto ku gruaja ref burrin e vret femite ? apo sndodh kjo asnjihere ?


nese keni problem ja numrin lajmeroni TL.9393,LOL haha

Mos lejo te ndodhe perseri
 

ediplus

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 23, 2010
Postime
134
Pikët
0
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

Vetem zoti ka te drejte tja mare jeten njeriut sepse ai ia ka dhene ate.
Neqoftese do kisha aq inat do ja beja te 99-tat por jo te 100-ten qe eshte vdekja, mjaftojn te 99-tat
 

orkidea

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 18, 2009
Postime
215
Pikët
0
Vendndodhja
n'ajer
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

Jo!
kush jam une te ve ukfinjt e nderit per dike ?
Sadoet afert ta kem
edhe femijes tend perpiqesh ti kultivosh ato norma ose rregulla qe ke vene ne kodin familjar nses i epermbahet je i fituar ne te kundertej i detyruar ta mbrosh edhe ta ndihsohm kurdohere
ndersa nje i huaj pfffffffffffffffff s'ka te drejte te te odnefoje :p jo me te te mare jeten per te permbushur egon e tij ne emer te nderit
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
4,331
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

Mire qe nje person bene zgjedhje dhe vepron .
Humbet nje Pozite qe ka fituar ne nje rreth shoqeror.
Atehere pse do e ul dhe une dinjitetin tim ne baze te zgjedhjeve te tjetrit.
Une vazhdoje te jem vetvetja sepse ketu qendron forca e karakterit tim, qartesi dhe reflektim ne veprime .
Tradhetia eshte e poshter por gjithesesi per mua nje person qe tradheton qofte mashkull qofte femer MOHON VETVETEN, Ul personalitetin e vetes.
Gruaja me nderin qe ka i jep nje Dinjitet burrit dhe e bene qe ai ta respektoje dhe ta doje , keto duhet te kete per detyrim ndaj saj.
Cfare Perfiton nje femer o Mashkull, kur e bene veten PRONE PUBLIKE ? Nuk i perket me as vetes . I humb vlerat dhe kurjozitetet sepse nuk je me NE PLAN TE PARE, por je thjesht nje Opsion per tu zgjedhur apo jo.
Personalisht i heq nje vize personit , e barazoje me Zero dhe Pike.
Nuk beje veprime qe me peshojne dhe mua .
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,753
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

DeA, me pelqen postimi yt, por ke dale jashte temes.
Ti do e vrisje b/shortin ne emer te nderit ?
nuk e vran ne emer te nderit , por e vran per hakmarje se ja ka prish jeten ..e ka tradhtu ..nuk e ka majt besen qe e ka dhan me ligj edhe kanun .. se ku bohet tradhtija aty kerset alltija ...
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
4,331
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

DeA, me pelqen postimi yt, por ke dale jashte temes.
Ti do e vrisje b/shortin ne emer te nderit ?
Jo , Ja le Perendise gjykimin .
Ai nuk shiti nderin tim por te tijin .
Kur Nje e Perbashket merr fund duhet respektuar dhe Pike ashtu sikurse fillimi i te perbashketes duhet te pranosh pikerisht zgjedhjet dhe te jesh vetvetja pa e ndytur ate vendim qe ke marre me perpara se te ndodhte tradhetia.
Nuk do arrija ne ato nivele pse do gjakos duart e mia per Askend.
Dhe absolutisht me nje te tille ....skam perse te behem me e ulet se sa xhesti i tije .
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,753
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

Jo , Ja le Perendise gjykimin .
Ai nuk shiti nderin tim por te tijin .
Kur Nje e Perbashket merr fund duhet respektuar dhe Pike ashtu sikurse fillimi i te perbashketes duhet te pranosh pikerisht zgjedhjet dhe te jesh vetvetja pa e ndytur ate vendim qe ke marre me perpara se te ndodhte tradhetia.
Nuk do arrija ne ato nivele pse do gjakos duart e mia per Askend.
Dhe absolutisht me nje te tille ....skam perse te behem me e ulet se sa xhesti i tije .
Dea , bonu Kill Bill :D
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
4,331
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

nuk e vran ne emer te nderit , por e vran per hakmarje se ja ka prish jeten ..e ka tradhtu ..nuk e ka majt besen qe e ka dhan me ligj edhe kanun .. se ku bohet tradhtija aty kerset alltija ...
Sot ne epoken Moderne VRITEN NJEREZIT ME PAMBUK.
Jo me arme por me Psikologji.
Besome fjala ose veprimi eshte me i rende se sa thika.
Thika eshte reagimi i nje momenti, ti merr faj, ajo behet viktime dhe shenjtore dhe PERRALLISET MBI HISTORINE.
Reagimi duhet te jete Gjakftohte dhe me mendje te qete.
Dhe pse e tille situate une se kam provuar ne martese por ne forme ndryshe thjeshte INDIFERENCA ndaj personit dhe veprimit me ka ngritur me lart se ai ! Pikerisht them une nuk reagoje perpara te tille sepse NUK MERITON reagimin tim .....pasi NUK KAM ME CFARE HUMbe dhe nuk kam me per ke te luftoje !!
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,753
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

cfare ?? s`kuptova gje une busa`

nejse, firma jote interesante shume :p
Jamais , qifti kur te martohet , ja japin besen njeri tjetrit se , si ne ditet e mira , ashtu edhe ne ditet e veshtira do te jen pran njeri tjetrit deri sa vdekja ti ndan .. kush e prish besen e pret edhe denimi ..

paramendoje ne vete , nese ti martohesh ne moshen 20 vjeqare , edhe i kalon disa vite me nje person , se i ke besue , i ke besu se ai para teje edhe ligjit asht betu se nuk te tradhton ..

ma mirë , tregom ti se qka asht tradhtia sipas teje .. ?
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
4,331
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

çne bann unë / kush e tha ? -nani-

:p

Naten e Mire DeA :)
;) Tema : Mendimi i Castit -paqe-

Kam memorie vizive dhe pse temperatura me trullos .

Shif se une dhe shakate i marre per te verteta aq ingenua jam :/ nuk arrije ti kuptoje dhe e hengra shakane une
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,753
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ti e vret një grua në emër të nderit?

me falni qe hyra ne ket temë gabim .. isha duke e kerkue birrerinë , thash mos po e gjej Serafimin :D

Jamais & Dea , vazhdone se nuk hy ndermjet postimeve te juaja .. ju kerkoj falje edhe nje here :)
 
Top