• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Dihet qe shqiptaret e kane 'fiksim' te kene djem...
Por kane dhe nje fiksim tjeter pasurine ua lene djemve pa menduar per vajzat...

Pse duhet qe djemte te jene trashegimtare te pasurise prinderore po vajzat???

Ndodh shpesh kjo ku vajzat nuk trashegojne asgje...
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Perderisa femijet jane njelloj vajze apo djale qofte pasuria duhet te ndahet e barabarte!
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

<< Perderisa femijet jane njelloj vajze apo djale qofte pasuria duhet te ndahet e barabarte>>

Mendim shume i drejte.....SmiLey
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

jo.çdo gje duhet te ndahet njesoj ne menyre te barabarte..
por varet nga mendimet e familjes.....
 

dr.Dugi

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 25, 2010
Postime
45
Pikët
0
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Nuk e di sakt !

E di sakt qe dhe Libri i Shenjet i Muslimanve thot qe trashegimia duhet nda ne mes te djemve dhe vajzave, por se ç'propercion nuk e di sak. Pra edhe vajzat kan drejt kerkimi te pasuris nga babai.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Nuk eshte e drejt ..!!

Duhet te ndahen gjerat barabarte si per cunin ashtu dhe per gocen ....
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Nuk me perben shume interes kjo teme, per vete faktin qe s`ka pse.........,
por si nje dukuri ne kohen ku jetojme me duket mentalitet absurd.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Nuk eshte e drejt ..!!

Duhet te ndahen gjerat barabarte si per cunin ashtu dhe per gocen ....
po te ishte ashtu , vllezerit e grujes kan tokë si shum .. me ja dhan pjesen motres , do te isha pasurue mir deri diku :D
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Busavata pershendetje ....``14``

po te ishte ashtu , vllezerit e grujes kan tokë si shum .. me ja dhan pjesen motres , do te isha pasurue mir deri diku
Hallall te qofte shifja hajrin ..:)

ja cka gjeta ne me nje faqe se si eshte nda me kohe perpara pasuria ...

Tek egjiptasit e vjetër edhe vajzat edhe djemtë barabartë i trashëgonin etërit e tyre. E djalit më të madh i takonte pak më shumë. Sipas ligjeve të Hamurabit, pasuria e babait ndahej midis djemve ndërsa vajzat nuk mund të trashëgonin gjë. Në të drejtën kineze, nga fillimi, vajzat nuk mund të trashëgonin. Më pastaj u bë një ndryshim me të cilin vajzave u pranohej kjo e drejtë, po s’kishte trashëgimtarë nga meshkujt. Trashëgimia nuk bartej në prindët e të ndjerit. Tek japonezët, djemt e trashëgonin nga një e vajzat nga gjysmë pjese. Në të drejtën e vjetër brahmane, djemtë merrnin pjesë të barabarta të trashëgimisë, por djali i madh merrte diç më tepër. Vajzat nuk kishin të drejtë trashëgimie. Në të drejtën e vjetër iraniane, djemtë dhe vajzat e pamartuara pa testament trashëgonin pjesë të barabarta.
Për vajzat e martuara, paja që e merrnin nga babai, llogaritej një pjesë e trashëgimisë.Në të drejtën romake, nëpërmjet të testamentit pasuria ndahej midis trashëgimtarëve legal. Vajzat dhe djemtë merrnin pjesë të barabarta. E drejta e trashëgimisë hebreje, vajzat totalisht i shmangte nga trashëgimia. Por, sipas gjykimeve të Dhiatës së Vjetër:
“Nëse dikush vdes dhe pas vetes lë një djalë, vajzat nuk mund të jenë trashëgimtare. Por, nëse nuk lë djalë pas, atëherë trashëgimia hidhet në vajzat.
Por, vajza që merr trashëgim nga i ati, s’mund të martohet me njerëz të tjerë veç atyre nga farefisi, meqë nuk lejohet që trashëgimia nga një fis të kalojë në tjetër. Çdo fis duhet të mbajë trashëgiminë e paraardhësve të tyre (gjyshërve, stërgjyshërve etj.)”
Para Islamit, tek arabët, ata që nuk ishin të aftë të bartin armën, fëmijët e vegjël dhe gratë që s’ishin në gjendje ta mbrojnë vendin, nuk mund të ishin trashëgimtarë. Pronësia e të ndjerit duhej të trashëgohej nga mashkulli (burri) më i afërt, që mundej të luftojë.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,664
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

C'jane keto fantazi?!

Ne nuk e kami patur kurre tradit kete, qe ti leme trashgim djalit dhe jo vajzes. Bile eshte e kunderta. Vajza pervec ndarjes se prones merrte me vete dhe priken, apo pajen thojini si te doni, vetem mos thoni qe vajza ngelej pa pjese.

Une kete huq qe pasuria u lihet vetem djemeve nuk e kam degjuar asgjekundi ne asnje kultur deri tani te njohur. Pasuria u ndahet te gjithe femijeve njesoj. Vetem nese ke bere ndonje veprim te gabuar dhe si rrjedhoj e atij veprimi ke fituar antipatin e prinderve. Ketu nuk ka te bej gjinia, por sjellja. Ka prinder qe mund te anoj nga ndonje femi, por gjinia nuk ka qene dhe nuk eshte baze diskriminimi.

Vetem titujt e fisnikerise dhe trashgimia mbreterore i kalon pasardhesit te pare mashkull te ciftit mbreteror. Dhe kjo kishte nje arsye qe behej, nuk kishte per qellim diskriminimin gjinor, por kjo behej per mos coptimin dhe dobesimin e mbreterive.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,146
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Në ndarjen e pasurisë ndërmjet fëmijve është e vërtetë që mashkulli është më i "privilegjuar" për disa arsye:
- vazhdon linja e trungut familjar,
- vajza kur martohet merr paje (prike) me vete,
- vajza shkon tek burri, nuk vjen djali tek gruaja, (mund te kete edhe arsye te tjera )
Kjo mund te quhet edhe "rregulla te shoqerise maskiliste".

P.s.- per kundershtaret e maskilizmit edhe ne shqiperi kane "celur manushaqet", pranveren po e sjellin kollovaret, kalane po e marrin nga brenda!
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Ne nuk e kami patur kurre tradit kete, qe ti leme trashgim djalit dhe jo vajzes. Bile eshte e kunderta. Vajza pervec ndarjes se prones merrte me vete dhe priken, apo pajen thojini si te doni, vetem mos thoni qe vajza ngelej pa pjese.
:)

Cfare tradite ke pasur ti se kjo tradite ka ekzistuar gjithe kohen dhe vazhdon te ekzistoje ne Shqiperi? Nqs nje familje ka nje djale dhe nje vajze, kujt ja le shtepine dhe pasurine? Vajzes?

Ke te drejte ne fakt se dy carcafe, nja dy batanije dhe ca centro te punuara me dore qe i jepeshin nuseve ishin te barabarta me hektare te tera toke dhe shtepi qe i liheshin djalit. lol

Une kete huq qe pasuria u lihet vetem djemeve nuk e kam degjuar asgjekundi ne asnje kultur deri tani te njohur. Pasuria u ndahet te gjithe femijeve njesoj.
Ndoshta duhet te fillosh te flasesh me njerez nga kultura te ndryshme se qenke shume i izoluar nga ana kulturore.
Ja po ta sjell une nje shembull, Indine, qe eshte shume e afert me Shqiperine kur vjen puna te familja dhe te fakti qe prinderit qendrojne me djalin edhe kur ai martohet. Nje vajze indiane (dhe kete e di nga nje kolege qe sapo martoi te bijen) i jepet nga prinderit e saj, jo leke por sa me teper fustane te shtrenjte dhe bizhuteri si dhe nje dasme madheshtore. Kesaj psh dasma e te bijes, bizhuterite e blera, kostume, fustane, e ku ta di une, i kishin vajtur $220, 000. Cupa iken te i shoqi dhe ajo tha nuk ka me pune me shtepine apo pasuri tjeter qe mund te kemi ne. Ato i lihen djalit dhe kjo ne fakt ka kuptim sepse ne fund te fundit djalit i bie qe te kujdeset per ata prinder (edhe pse tani edhe femrat bejne po aq per prinderit e tyre).

Gjithsesi, sado qe une si vajze te bej per prinderit e mi dhe te kujdesem per ta, ne fund te fundit hallet i bien vellait tim. Une do i mbaj prinderit ne pellembe te dores sepse e kam mundesine dhe punoj vete dhe s'do i jap llogari burrit se ca u cova prinderve, por ama ne fund te fundit, une nuk pres qe babai im te me lej mua gjysmen e shtepise se tij se po kujdesem per ta sa vellai. Ai eshte djali i shtepise dhe ne ate shtepi vazhdon linja e gjakut, trashegimia e mbiemrit, etj.

Ndoshta me brezin tone do jete me ndryshe sepse jemi rritur dhe po jetojme me nje fryme krejt tjeter dhe une nuk pres qe te jetoj me tim bir dhe nqs do jem ne gjendje te le pasuri, do i ndaj sic dua per arsye ndryshe nga "djali do kujdeset per mua". Prinderit tane ate dreq shtepi ne sa pjese do e ndajne? lol
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

P.s.- per kundershtaret e maskilizmit edhe ne shqiperi kane "celur manushaqet", pranveren po e sjellin kollovaret, kalane po e marrin nga brenda!
A e ke pyetur ndonjehere veten se pse ka filluar te ndodh kjo?!
A mendon se nqs nje familje ka nje djale te hajrit, do doje te jetoje me te birin e botes nen nje cati?

Fatkeqesisht jane shtuar shume keto kohet e fundit ca meshkuj qe per nje femer kane mohuar nene dhe baba se lulkes nuk i pelqen te jetoje me vjerr dhe vjerre brenda.

E nqs une do isha ne gjendje te keqe shendetesore dhe im bir do me kthente shpinen, ti kujton se do i lija atij apo asaj karafiles se tij ndonje pasuri?
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,664
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Thone qe femrat kur bien ne kontakt me labirinthet e llogjikes, humbasin rrugen.... eshte ky pohim i vertet?!

Pafundesi....
Duke perjashtuar arabet qe e trajtojne femren si kafshe ne te gjitha kulturat e tjera roli i femres ne shoqeri eshte i barabarte me mundesit qe ajo ka per t'a ndihmuar ate shoqeri. Rolin me te madh femra ne cdo shoqeri e luan ne familje. Prandaj duhet stervitur syri t'i shohim gjerat ashtu sic jane dhe te mos krijojme iluzione te kota ekstremiste nga pa aftesia jone ne vleresimin e fakteve.


Ju femrave ju pelqen te luani rolin e viktimes. Kudo shihni pabarazi dhe diskriminim. Le te mos harrojme, qe prindrit vete jane nje mashkull dhe nje femer. Pra femra eshte vete ne rolin e prindit kur ndan pasurin per femijet. Keshtu qe po te ndiekim llogjiken feministe, do biem ne nje ngerc llogjik, qe te ben te mendosh, qe femra ka te tjera interesa kur eshte vajze dhe keto alterohen(tjetersohen) kur behet prind. Atehere perse nuk ndodh ky tjetersim tek meshkujt?!
Pergjigja eshte e thjesht. Ky tjetersim nuk ndodh as tek meshkujt e as tek femrat vetem se pasioni juaj i shfrenuar per tu ndier viktim, ju ben qe te keroni kontakt me llogjiken dhe atje te humbisni rrugen neper labirinthet e saj.

Infinity...Femrat nuk jan viktimat e meshkujve, por jane viktimat e aftesive te tyre me te kufizuara.

Le ta mbyllim me nje shaka te vertet...
Vete zgjidhja e sfidave te vazhdueshme qe te shtron para jeta e ka bere mashkullin te jete disa hapa para ne evolucion nga femra.
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Pafundesi....
Duke perjashtuar arabet qe e trajtojne femren si kafshe ne te gjitha kulturat e tjera roli i femres ne shoqeri eshte i barabarte me mundesit qe ajo ka per t'a ndihmuar ate shoqeri.
Cfare lidhje ka kjo me temen?

Rolin me te madh femra ne cdo shoqeri e luan ne familje.
S'na shkrove ndonje gje te re.

Prandaj duhet stervitur syri t'i shohim gjerat ashtu sic jane dhe te mos krijojme iluzione te kota ekstremiste nga pa aftesia jone ne vleresimin e fakteve.
Cili eshte iluzioni ne kete mes?


Ju femrave ju pelqen te luani rolin e viktimes. Kudo shihni pabarazi dhe diskriminim. Le te mos harrojme, qe prindrit vete jane nje mashkull dhe nje femer. Pra femra eshte vete ne rolin e prindit kur ndan pasurin per femijet. Keshtu qe po te ndiekim llogjiken feministe, do biem ne nje ngerc llogjik, qe te ben te mendosh, qe femra ka te tjera interesa kur eshte vajze dhe keto alterohen(tjetersohen) kur behet prind. Atehere perse nuk ndodh ky tjetersim tek meshkujt?!
Pergjigja eshte e thjesht. Ky tjetersim nuk ndodh as tek meshkujt e as tek femrat vetem se pasioni juaj i shfrenuar per tu ndier viktim, ju ben qe te keroni kontakt me llogjiken dhe atje te humbisni rrugen neper labirinthet e saj.
Paske mesuar fjale te re e shoh "labirint". Aq shume te pelqeka sa u eksitoke thjesht duke e shkruar nga 20 here e duke bere hartime qe s'kane te bejne fare me temen ne fjale.

Ku e pe viktimizimin e femres ne postimin tim ti zoteri?

Infinity...Femrat nuk jan viktimat e meshkujve, por jane viktimat e aftesive te tyre me te kufizuara.

Le ta mbyllim me nje shaka te vertet...
Vete zgjidhja e sfidave te vazhdueshme qe te shtron para jeta e ka bere mashkullin te jete disa hapa para ne evolucion nga femra.
Dmth i gjithe ky postim ishte per te treguar superioritetin tend si mashkull mbi femren? Gjithsesi, nuk na the asgje ne lidhje me temen, keshtu qe kur te "clirohesh"...nga labirintet e egos tende te fryre maskiliste, ec na shkruaj ndonje gje inteligjente dhe qe ka te beje me tematiken qe po diskutohet.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Dikur ka qene normale sepse vajza ikte nga shpia me paje dhe djali mbante prinderit. Ne kete menyre pasuria bashke me mbiemrin trashegohej brez pas brezi.

Ne disa shoqeri ekstremisht maksiliste vajza u shiste, ateher per trashegimin as qe behej fjale.

Sot gjerat jan ndryshe. Pergjithesisht prinderit jetojn vetem kur femijet martohen.

Edhe ne rastet kur prinderit jetojn me femijet, pasi ata jane martuar, ne pjesen me te madhe te rasteve nusja e djalit i nxjere nga shpia me shpesh sesa burri vajzes.

Pastaj edhe ligji nuk behet me nga pleqt. Ligji sot ruan te drejtat e individit dhe jo te tradites.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,664
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

Cfare lidhje ka kjo me temen?



S'na shkrove ndonje gje te re.



Cili eshte iluzioni ne kete mes?




Paske mesuar fjale te re e shoh "labirint". Aq shume te pelqeka sa u eksitoke thjesht duke e shkruar nga 20 here e duke bere hartime qe s'kane te bejne fare me temen ne fjale.

Ku e pe viktimizimin e femres ne postimin tim ti zoteri?



Dmth i gjithe ky postim ishte per te treguar superioritetin tend si mashkull mbi femren? Gjithsesi, nuk na the asgje ne lidhje me temen, keshtu qe kur te "clirohesh"...nga labirintet e egos tende te fryre maskiliste, ec na shkruaj ndonje gje inteligjente dhe qe ka te beje me tematiken qe po diskutohet.
Nuk ka asgje pa lidhje aty atu me siper. Po ta lexoje postimin, me siguri do ta kuptoje lidhjen.

Keshtu si e ke therrur ti postimin tim, thela-thela, eshte llogjike mos te kuptosh asgje. Keshtu si e ke katandisur ti kete postim edhe une qe e kam shkruar nuk po kuptoj asgje.

Postimi lexohet si nje e tere. Vetem keshtu mund te arrish te kuptosh mendimin e atij qe e ka shkruar.

Gjate nje postimi mendimet radhiten ne funksion te nje ideje. Personi qe shkruan me ane te ketyre mendimeve i meshon ides qe kerkon te percoj. Mendimet nuk jane gje tjeter vecse vegla pune, e gjithe puna eshte ideja ne fund. Me fjale te tjera ti nuk po shikon punen, por veglat e punes.
Eshte njesoj, sikur une te postoj nje postim me nje fjale te vetme, kurse ti, t'a marresh e t'a germezosh fjalen dhe do mundohesh te kerkosh kuptimin nje e nga nje te te gjitha shkronjave, qe e formojne ate fjale. Shkronjat nje e nga nje nuk kane asnje kuptim, por kur bashkohen bashke dhe formojne fjalen ateher sigurisht qe e kane te pakten nje kuptim(po them te pakten se ka fjale me shume kuptime).

A me kupton marrje?!

Meqenese une jam aq i rritur, sa te kuptoj, qe cdo individ fsheh brenda tij, nje gjeni te llojit te vete (domethen te tjera i thua Cecos, te tjera kupton Cercizi), une e kam servirur vete rezymen(permbledhjen) e postimit tim te mesiperm. Dhe kjo rezyme eshte pikerisht, atje ku te therras ne emer.

Infinity...Femrat nuk jan viktimat e meshkujve, por jane viktimat e aftesive te tyre me te kufizuara.
Ja kesaj duhet t'i pergjigjeshe ti. Te gjitha mendimet e tjera shpjegonin kete. Nuk ishte nevoja te me komentoje varg me varg, se une nuk jam Dritero Agolli dhe ketu nuk po komentojme poemen "Nene Shqiperi".


Nejse eshte e kot....
femra, mashkullin nuk arrin dot! haha

Pershendetje Pafundesi!
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: A eshte e drejte qe djemte trashegojne gjithcka???

jo.çdo gje duhet te ndahet njesoj ne menyre te barabarte..
por varet nga mendimet e familjes.....
Me pyeti mua FAMILIA.
I takon,dhe i vetedijshem per cfar u pergjigja.
Une e kam ne terezi por ai/ajo e di cfar heq atje(relative).
Se nderhyja ne mes po te desha,sipas trungut familiar...
jo per noi gjo.
Per nje 1 cm toke jane shuar trungje familiare.
klm
 
Top