• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A ishte ringjallja e Jezusit thjesht një histori?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Shpjegimi më i hershëm që qarkulloi ishte që dishepujt e vodhën trupin! Tek Mateu 28:11-15, ne kemi të shënuar reagimin e krerëve të priftërinjve dhe pleqve kur rojat iu dhanë lajmin misterioz dhe që i tërboi se trupi nuk ishte më atje. Ata iu dhanë ushtarëve para dhe iu thanë atyre që të thoshin se dishepujt kishin ardhur natën dhe e kishin vjedhur trupin ndërsa ata po flinin. Kjo histori ishte aq e sajuar saqë Mateu s'mori as mundimin ta hidhte poshtë! Cili gjykatës në botë do të të besonte po të thoshe se kur ishe në gjumë ti e pe se fqinji yt hyri dhe të vodhi televizorin? Kush e di se ç'bëhet përreth kur është në gjumë? Dëshmi si kjo do të priteshin me të qeshura në çdo sallë gjyqi.

Për më tepër, këtu kemi edhe një pamundësi psikologjike dhe etike. Vjedhja e trupit të Krishtit është diçka krejt e huaj për karakterin e dishepujve dhe për atë që dimë për ta. Kjo do të thoshte që ata ishin përhapësit e një gënjeshtre të qëllimshme që ishte përgjegjëse për mashtrimin dhe vdekjen e mijëra vetëve. Është e pakonceptueshme që, edhe nëse disa nga dishepujt e kishin organizuar dhe kryer këtë vjedhje të mos u kishin treguar kurrë të tjerëve.

Secili nga dishepujt u përball me tortura dhe martirizim për shpalljet dhe besimin e tij. Njerëzit vdesin për diçka që besojnë se është e vërtetë, megjithëse ajo mund të jetë e rreme. Por njerëzit kurrë nuk vdesin për diçka që e dinë se është gënjeshtër. Nëse ka ndonjë vend ku njeriu tregon të vërtetën, ky është shtrati i vdekjes. Dhe nëse dishepujt e kishin vjedhur trupin, dhe Krishti ishte ende i vdekur, ne ende do ta kishim problemin e shpjegimit të shfaqjeve të Tij pas ringjalljes.

Një hipotezë e dytë është që autoritetet, Judeje ose Romake, e hoqën trupin që aty! Por pse? Duke qenë se kishin vënë roje te varri, cila do të ishte arsyeja për ta lëvizur trupin që aty? Gjithashtu, çfarë mund të thuhet për heshtjen e autoriteteve përballë predikimit të guximshëm të apostujve në lidhje me ringjalljen në Jerusalem? Udhëheqësit fetarë po zienin nga zemërimi, dhe bënë ç'ishte e mundur ta ndalonin përhapjen e mesazhit që Jezusi u ngjall nga të vdekurit. Ata i arrestuan Pjetrin dhe Gjonin dhe i rrahën e i kërcënuan për t'iu mbyllur gojën.

Por kishte një zgjidhje shumë të thjeshtë për problemin e tyre. Nëse do ta kishin trupin e Krishtit, ata mund ta kishin nxjerrë në rrugët e Jerusalemit. Me një lëvizje ata do ta kishin mbytur krishtërimin që në djep. Fakti që ata nuk e bënë këtë dëshmon qartë se ata nuk e kishin trupin.

Një teori tjetër e preferuar është që gratë, të shpërqendruara nga hidhërimi, ngatërruan rrugën në gjysmerrësirën e mëngjesit dhe shkuan tek një varr tjetër. Nga hidhërimi ato menduan se Krishti ishte ringjallur sepse varri ishte bosh. Megjithatë, kjo teori, rrëzohet para të njëjtit fakt që rrëzoi edhe të parën. Nëse gratë shkuan tek varri i gabuar, pse krerët e priftërinjve dhe armiqtë e tjerë të besimit nuk shkuan tek varri i duhur të nxirrnin trupin? Për më tepër, është e paimagjinueshme që Pjetri dhe Gjoni të bënin të njëjtin gabim, dhe patjetër Jozefi i Arimatesë, pronari i varrit, do ta kishte zgjidhur këtë problem. Përveç kësaj, duhet të kujtojmë se ky ishte një vend privat varrimi, jo një varrezë publike. Nuk kishte varr tjetër afër që të mund t'i ngatërronte.

Teoria e alivanosjes është një teori tjetër në përpjekje për të shpjeguar varrin bosh. Sipas kësaj teorie, Krishti nuk vdiq me të vërtetë. Ai u raportua gabimisht si i vdekur, por vetëm i kishte rënë të fikët nga lodhja e madhe, dhimbja dhe humbja e gjakut. Kur e vendosën në freskinë e varrit, Ai u përmend. Ai doli nga varri dhe iu shfaq dishepujve të Tij, të cilët gabimisht menduan se ishte ngjallur nga të vdekurit.

Kjo është një teori e kohëve moderne. Për herë të parë doli në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë. Është domethënëse që asnjë sugjerim i tillë nuk ka ardhur nga lashtësia me gjithë sulmet e ashpra që janë bërë kundër krishtërimit. Të gjitha dokumentet e hershme e theksojnë qartë vdekjen e Jezusit.

Por le të supozojmë për një moment që Krishti u varros i gjallë, thjesht në gjendje të fikëti. A mund të besojmë se Ai mbijetoi në një varr të lagësht pa ushqim dhe pa ujë dhe pa çfarëdolloj kujdesi? A do të kishte patur fuqinë e duhur të çlirohej nga rrobat e varrimit, të largonte gurin e rëndë nga hyrja e varrit, t'iu ikte rojeve romake dhe të ecte për milje të tëra me këmbët e shpuara me gozhdë? Kjo histori është më e vështirë të besohet sesa vetë ringjallja.

Edhe kritiku gjerman David Strauss, në asnjë mënyrë nuk e beson ringjalljen, e hodhi poshtë këtë ide si të pabesueshme. Ai tha:

Është e pamundur që dikush që sapo kishte dalë nga varri gjysmë i vdekur, që zvarritej në gjendje të mjerueshme, që kishte nevojë për ndihmë mjekësore, për t'iu lidhur plagët, për inkurajim dhe përkujdesje, dhe që vuante, të mund t'iu kishte lënë dishepujve përshtypjen që Ai ishte fitimtar mbi vdekjen dhe varrin; që Ai ishte Princi i Jetës.

Së fundi, nëse kjo teori qëndron, Krishti Vetë do të dilte gënjeshtar. Dishepujt e Tij besuan dhe predikuan që Ai ishte i vdekur por u ringjall. Jezusi nuk bëri asgjë për ta hedhur poshtë këtë besim, përkundrazi, e inkurajoi.

E vetmja teori që e shpjegon në mënyrë të kënaqshme varrin bosh është ringjallja e Jezu Krishtit nga të vdekurit.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Keto jane broçkulla te njejta si jezusi si muhameti qe i shtroi me honger mijera ushtareve me dite te tera kur skishte asgje per te ngrene mjer ai qe i beson keto gjera dhe mundohet per me teper ti jape shpjegim shkencor
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,873
Pikët
113
Përgjigje e: Re: A ishte ringjallja e Jezusit thjesht një histori?

Keto jane broçkulla te njejta si jezusi si muhameti qe i shtroi me honger mijera ushtareve me dite te tera kur skishte asgje per te ngrene mjer ai qe i beson keto gjera dhe mundohet per me teper ti jape shpjegim shkencor
Pikerisht.
Jam ATEIST,dhe si i tille nuk besoj ne idiotlliqe.
Injoranca nuk ka brire(flas per veten).
Shikoj,prek,ndiej,degjoj,kafshoj,puth apo jetoj...
Te tjerat kur te kem vdekur,le te me zgjojne dhe te mi tregojne.
Por s'ka dale akoma ndonje profet qe te na(mi) tregoje..........akoma.
Mbase pasneser....mundet.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: A ishte ringjallja e Jezusit thjesht një histori?

Emm akoma me keto budalliqe..un i besoj Zotit pa te tjerat i kam ven vizen me kohe cjan Prifta e Hoxhallare i kemi pare..mashtrime, pislleqe dhe idiotesi pa fund ...
 

Gordon.F

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
10
Pikët
0
Përgjigje e: A ishte ringjallja e Jezusit thjesht një histori?

Ti puffenita i nderuar une i lexova disa nga temat ne kete nenforum vetem te bej nje pyetje ?

temat ai dedikohen ktij forumi apo...
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: A ishte ringjallja e Jezusit thjesht një histori?

Gezuar festen e Krishtlindjeve gjith atyreve qe e festojne.

 
Top