• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,468
Pikët
48

A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

25/11/2014 08:23:00

FAHRI XHARRA

Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit "John J. O'Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 - Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëherë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). Babain Milutin Tesla e kishte prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperëndimore, afër Malit të Zi.

Ai ishte i krishterë ortodoks por më vonë në jetën e tij nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet e tij fetare ishin të pasigurta në bazë të deklaratave që ai bënte për fenë (sipas libri i autorit J. J. O`Neil, 2007).

Porse në gazetën Vecernje Novosti (www.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepej një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.

Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjeshtrën mbi origjinën e të madhit Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperëndimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore. E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshatit të asaj "Serbie Jugperëndimore" nga ishin prindërit e tij.

Babai i tij nuk dinte as shkrim e as lexim deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u mbart familjarisht në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? Në vitin 1879 i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm i ndoqi dhe nuk hyri në provime.

Pikërisht në atë vit 1880 është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për Çeki, si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje.

Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amerikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet elektrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente.

Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkencëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentet dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.

http://lajmpress.com/index.php?news=42922
 
Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,755
Pikët
113
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

definitivisht ky Fahri Xharra, duhet te vuaj nga epilepsia, pas tere asaj serie halucinacionesh qe shkruan ne stilin e argumentimit shkijet jane shqiptare te asmiluar e bla.bla,bla , meqenese asnjehere nuk kam lexuar me shume se 5 rreshta nga shkrimet e tija, qe i shperndan ne "encikopledine" e tij "shkencore" te facebook-ut dhe nuk kam njohuri se çfare profesioni mund te kete, ky i halucionuar, qe i futet malit pa sopate ?!
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,258
Pikët
113
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

S'ngelen pa nxjerre si shqiptar cdo njeri, sidomos ata qe jane famous..
 
Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,653
Pikët
113
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

S'ngelen pa nxjerre si shqiptar cdo njeri, sidomos ata qe jane famous..
Çdo gje varet nge fenotipi !

PS : Kur jeni liruar ju ?!
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,740
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

mua nuk po me duket veshje kombtare shqiptare ... ne at'koh thuja se te gjith popujt e ballkanit e kan pas veshjen perafesisht te njejte ..
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,258
Pikët
113
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Çdo gje varet nge fenotipi !

PS : Kur jeni liruar ju ?!
They bailed me out me kusht, sa per Christmass time, on the good behaviour...ahahaha :p
 
drague

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
31,946
Pikët
113
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

shume politikan i forte ka qene ky Tesla
 
Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,003
Pikët
0
Vendndodhja
Peja
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Jo edhe abraham linkolini paska qene shqiptar,pffffff na shpifet nuk late personalitet te famshem pa e bo shqiptar...

Thuajse ne shqiptaret kem krijues te njerezimit
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
16,417
Pikët
113
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Personalisht e vleresoj mundin edhe punen e z Fahri.Ka vullnet edhe deshire te zgjoje,kerkoje,ece aty ku s'munden,s'deshen me pare.

Per temen ne fjale kam shkruar e personalisht me te,edhe njekohesisht me vjen mire qe e kemi pjese ne forumin ku mblidhen shqiptaret,por as e nevojshme eshte ta bejme shqiptar,sikurse edhee kote.

Dua te mbroj atdheun tim ka pas thene Tesla ne njeren nga sukseset e tija mbi fushen qe njihte si nje shkencetar i zoti.
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,183
Pikët
113
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Takim i albanacit tesle me krajlin karadordevica dve!
Me komb pallosh se skipetaret nuk gjen....
 
Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,385
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

sikur te ishte serb,Teslla , prapashtesa e e mbiemrit te tij do te ishte meIC ose VIQ pra do te quhej NIKOLA TESLOCIQ.Nëna mund te jet me emrin GJYKA sepse llogjikisht kshtu duhet te jet ,pasi serbet e shqiptojn Y-n si u.Veshja e tij tregon kjart se Nikolla nuk ishte serb.Emri Gjyka eshte shum i perhapur per dallim nga serbe
Ne aspektin shetror ishte serb,sepse ai identifikohej me ate pasaport serbe,siq identifikohej dikur si jugosllan Shaban Terstena,Sejdiu,Aziz Saliu,Xhevdet Peci...te gjith perfaqsoheshin si jugosllav ne garat nderkombetare edhe pse ne te vertet ishin kosovar-shqiptar.
Fahriu e ka penen e mpreht.
 
Sipas teje ku hyn?????????????????????????????????????
 
ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,282
Pikët
0
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Pershendetje te gjitheve, Nuk kisha ndermend te logohesha më, por me detyruat kur pashe kete teme qe kuptimin e di vetem ai qe e postoi sepse po te pyeste vehten me pare nuk do e postonte.
Nejse te kthehemi te Gjeniu, Apo shpikesi i shekullit te 20-të. Nuk po trumpetoj aspak origjinen e tij dhe as simpatite e mia per të, thjesht do flas me fjalet e tij.
Nikola Tesla kurre nuk u identifikua me nacionalitet as kur edhe e pyesnin, Tesla ishte njerezor teper njerezor, asnjehere nuk beri diçka per nje etnitet te caktuar, gjithashtu mohoi te merrte pjese ne programet sekrete psh Manhatan mbi zberthimin berthamor te uraniumit apo siç njihet ndryshe efekti zinxhir i kontrolluar.
Tesla gjithmone perdori dijet e tij per te mire te njerezimit dhe la pas nje trashegimi qe ende sot pas nje shekulli eshte e arte e vyer.
Lereni gjeniun te pushoje ne perjetesi, nderojeni vepren e tij.

ps; Eshte nder per mua qe femija im mban mbiemrin e tij si emer TESLA ne shenje mirenjohje dhe respekti absolut per ate çka i fali njerezimit.
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,183
Pikët
113
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Edhe une po e mbyll per prejardhjen....
 
Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,385
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

SystemA,nuk ka shum rendsi se c'mendojm ne per Tesllen,o per nji tjeter''tesll'sepse figurat kombetare ishim ne qe n'perqindjen me te madhe i kemi perbuzur ,dhe trajtuar si te tepert qe ti evidentojm si tanet ,si te dobishem, qe ti kemi.

Pse i perbuzim ose pse na duken te tepert?
kontestohet nga vet shqiptaret ,t'qenunit e tyre me origjin shqiptare...te mos flasim per Nikollen.
Raste te fresketa :nena Terez,Gjergj Kastrioti,Ibrahim Rugova.
Kastriotin ishim gati t'ia ipshin grekut,serbit,Terezen bullgarit,Enver Hogjen, veqka zera se e duan greket per vete,Rugoven mbase eshe akoma heret por qe pretendent per ta kerkuar sigurisht se do te jen serbet.
Shkrimi i Fahrit eshte me ta mbush mendjen ,se Teslla mund te ishte shqiptar.Por kjo mbase nuk pritet qe te bej buje te madhe sepse me vet neglizhencen tone... jo pak her jemi kritikuar nga etnolog,antropolog ..dijetar te huaj ,t'cilet kerkuan nga ne ti levizim gjerat ,pastaj ata te na mbeshtesin, e dhen vendin qe na takon ne Evrop.Po tani jemi me mir ...po sikur te pyseshin baballaret tan??? ;Se mos ishin eterit tan evropjanet e par,sigurisht se do ndiheshin te ofenduar sepse ata e donin vetem baba turkun ta kishin faren e tyre.
Sot jo rrall her ka ferkime kombesh e shtetesh per personalitete qe kan len gjurm.Greqia me Maqedonin ,per Aleksandrin,Spanja me Italin per Leonardon,Kruatcia dhe Serbija per Tesllen etj.
Ka nji kompleks te shqiptaret te pariparueshem:me me deshir i besojn prrallat e t'huajve se sa ate qe e shohin me syte vete.
per mu ska shum rendsi kush ishte Teslla ,sa naiviteti yne per te heq dor nga gjithqka e jona,sesht vetem nji Nikolla qe 'na e ka prish terezin'.
 
ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,282
Pikët
0
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Budallalleku nuk ka brire, ai shfaqet edhe ne format me te çuditshme, A nuk eshte kjo teme nje nga format e Budallallekut.

Nuk arrij dot te kuptoj se si tema te tilla qendrojne ne kete forum, sepse po te hyje njeri ta lexoje kete gomarllek do na marre me domate e veze te gjitheve qe lejojme budallalleqe te tilla mes nesh.
Pikerisht budallalleqe te tilla te ben te largohesh nga ky forum sepse nuk pranoj qe te bie ne nivele kaq absurde sa te jem pjese e ketij gomarlleku, prandaj ne respekt te plote te forumit i kerkoj adminit qe tema si kjo nuk i sherbejne aspak ne shtimin e anetareve por e denigrojne si forum ne nivele te tilla qe çdokush qe hyn per here te pare dhe lexon iken me vrap pa e pare ende njeri.
 
Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,385
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

mua nuk po me duket veshje kombtare shqiptare ... ne at'koh thuja se te gjith popujt e ballkanit e kan pas veshjen perafesisht te njejte ..
gjeje nji Nikoll te dyt me kte tip veshje?
Servet nuk kishin tirq te bardh.Te kaft,ose ngjyr e zeze po ,por jo si shqiptaret qe plus ngjurave te zeza per tirq e gjej edhe te bardhen.
Deri von edhe neve kosovarve me shum na identifikonin si makedonaca,flas per pjesen e shqiptarve ne ish ushtrin jugosllave,sepse ne gjdo menyr ju ka penguar identiteti shqiptar...te mos flasim per kohen e mbretris SKS.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,542
Pikët
48
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Ne rradh te pare perse e shani zotin Xharra? Kush jeni ju qe e shani ate, dhe me cte drejte? Shani nje njeri qe ben shume me shume mbi shqiptarine sesa te gjitha ate te kombinuar ketu qe e shane.

Sa per ate tezen se shkijet jane shqiptare te konvertuar, ka baza te forta per kete, or jo gjith shkijet. Fjala shkije vjen nga fjala shkizme, qe do te thote ndarja fetare midis katolicizmit dhe ortodoksise ne 1056.

Fjala shkije perdorej deri dikur per shqiptaret qe zgjodhen ortodoksine mbi identitetine tyre shqiptar dhe u bashkuan rreth kishes sllave. Vet serbet nuk jane nje etni, por nje bashkim rracash rreth kishes ortodokse, sidoqofte kjo eshte teme tjeter.

Nuk ka fakte qe Tesla ishte Shqiptar. Fakt eshte ama qe ai vishte Tirqe, dhe ne serbi perves shqiptareve, tirqe vishnin edhe Arumunet apo vllehet. Ka shume mundesi qe Tesla te kete qene Arumun, duke marr parasysh edhe mbiemrin e tij. Mendohet se jane gjetur letra te tij ne gjuhen rumune derguar te emes.
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,183
Pikët
113
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

SystemA,nuk ka shum rendsi se c'mendojm ne per Tesllen,o per nji tjeter''tesll'sepse figurat kombetare ishim ne qe n'perqindjen me te madhe i kemi perbuzur ,dhe trajtuar si te tepert qe ti evidentojm si tanet ,si te dobishem, qe ti kemi.

Pse i perbuzim ose pse na duken te tepert?
kontestohet nga vet shqiptaret ,t'qenunit e tyre me origjin shqiptare...te mos flasim per Nikollen.
Raste te fresketa :nena Terez,Gjergj Kastrioti,Ibrahim Rugova.
Kastriotin ishim gati t'ia ipshin grekut,serbit,Terezen bullgarit,Enver Hogjen, veqka zera se e duan greket per vete,Rugoven mbase eshe akoma heret por qe pretendent per ta kerkuar sigurisht se do te jen serbet.
Shkrimi i Fahrit eshte me ta mbush mendjen ,se Teslla mund te ishte shqiptar.Por kjo mbase nuk pritet qe te bej buje te madhe sepse me vet neglizhencen tone... jo pak her jemi kritikuar nga etnolog,antropolog ..dijetar te huaj ,t'cilet kerkuan nga ne ti levizim gjerat ,pastaj ata te na mbeshtesin, e dhen vendin qe na takon ne Evrop.Po tani jemi me mir ...po sikur te pyseshin baballaret tan??? ;Se mos ishin eterit tan evropjanet e par,sigurisht se do ndiheshin te ofenduar sepse ata e donin vetem baba turkun ta kishin faren e tyre.
Sot jo rrall her ka ferkime kombesh e shtetesh per personalitete qe kan len gjurm.Greqia me Maqedonin ,per Aleksandrin,Spanja me Italin per Leonardon,Kruatcia dhe Serbija per Tesllen etj.
Ka nji kompleks te shqiptaret te pariparueshem:me me deshir i besojn prrallat e t'huajve se sa ate qe e shohin me syte vete.
per mu ska shum rendsi kush ishte Teslla ,sa naiviteti yne per te heq dor nga gjithqka e jona,sesht vetem nji Nikolla qe 'na e ka prish terezin'.
Shkruajti ky poshte meje per temen....
Nuk do rri te gjej format e kafkave te kryeve...
 
Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,385
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: A ishte shqiptar gjeniu Nikollë Tesla

Budallalleku nuk ka brire, ai shfaqet edhe ne format me te çuditshme, A nuk eshte kjo teme nje nga format e Budallallekut.

Nuk arrij dot te kuptoj se si tema te tilla qendrojne ne kete forum, sepse po te hyje njeri ta lexoje kete gomarllek do na marre me domate e veze te gjitheve qe lejojme budallalleqe te tilla mes nesh.
Pikerisht budallalleqe te tilla te ben te largohesh nga ky forum sepse nuk pranoj qe te bie ne nivele kaq absurde sa te jem pjese e ketij gomarlleku, prandaj ne respekt te plote te forumit i kerkoj adminit qe tema si kjo nuk i sherbejne aspak ne shtimin e anetareve por e denigrojne si forum ne nivele te tilla qe çdokush qe hyn per here te pare dhe lexon iken me vrap pa e pare ende njeri.
E ke shum gabim.
Po kontesti kruato-serb rreth Teslles?
 
Top