• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

  • Po

    Votes: 15 45.5%
  • Jo

    Votes: 18 54.5%
  • Nuk e di

    Votes: 0 0.0%
  • Tjeter Pse?

    Votes: 0 0.0%

  • Numri i votuesve
    33

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Të diskutojmë me objektivizem dhe argumenta.
Shpresoj të zhvillohet debat i frytshem!

Po!

Jo!

Se di!

Tjeter!

Un mendoj:

Opinioni im eshte - Shqiperia duhet te behet pjese e sa me shume institucioneve nderkombetare, qofshin politike, kulturore a ekonomike. Neve shqiptaret rrime ne udhekryqe te shtyre nga pavetedija e udheheqjes te denjitetshme te elites shqiptare. Shqiperia perfiton me prezencen e saj ne Konferencen Islamike, kur dihet se vet Amerika, Miku me i mire i shqiptareve ka marrdhenie mjafte te ngjeshura me vendet e kesaj Konference. Mendoni pak c'fare dobie do te kishte Shteti Shqiptar nese do te ishte anetar me te gjitha te drejtat ne kete konference. Ne kete Konference jane te anetarsuara nder vendet me ekonomi konkurruese si: Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrain, Katar, Kuvajt, Egjipt, Malajzia etj.

Mund te beheshim ura e dy boterave: Lindje - Perendim.
 
ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
458
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Votova PO jo per faktin qe eshte Konference Islamike por sepse besoj tek liria e zgjedhjes fetare...toleranca qe duhet te egzistoje ne cdo shtet perse i perket ktij subjekti! Kshu qe te marre pjese jo vetem Shqiperia po cdo shtet tjeter ashu sic te marrin pjese ne Konferenca te tjera te cfare do feje nese te tillla egzistojne...
 
ABORDAZH

into the wild
Anëtar
Dec 7, 2010
Postime
1,510
Pikët
48
Vendndodhja
kuturu
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

po
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,965
Pikët
113
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Jo. Larg Konfederatave fetare.
 
trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Jam kunder Konferencen Islamike
Bejeni islamin Pakice nese i perkisni grupit te gjakut te Gjergj Kastriotit e Ibrahim Rugoves.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,915
Pikët
113
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

JO e madhe e shtypit.
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Koha kur u be,ishte e gabuar,e gabim.Edhe dihet se kush e beri.....(I vetmi njeri qe nuk ka bere nje gje tamam...edhe s'ka per te bere).
Te dalesh tani nga konferenca islamike,eshte kot,nuk sherben per asgje,e nuk vlen per asgje.Nuk ka asnje efekt pozitiv,mund te ket vetem ndonje efekt negativ....persa i perket investimeve.Se e vetmja gje qe mund te sherbej.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Ne qoftese kjo eshte deshira e Besimetareve dhe shumices se popullsise ne Shqiperi Kosove, Maqedoni pergjigja ime do te jete Apsolutisht PO! Nuk duhet te imponohet mospjesmarrja, dhe te luftohet vullneti i popullsise vetem sepse nuk na pelqen Evropa! Nje mendim i tille do te ishte Hipokrizi dhe I Padrejt.

Duhet te kupojm se Islam nuk eshte barabart me Terrorisem, ashtu sic kane filluar te propogandojn keto 10 vjetet e fundit!

"Njeriu tregon Karakterin dhe Kulturen e tij ne rrethanat me Kritike!!!
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,915
Pikët
113
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

ABSOLUTSHT JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO.sepse keto kerkesat e besimtareve,dhe shqiptaret e AKM-se nuk i pyeti njeri.
Pikerisht ketu qendron HIPOKRIZIA!
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Jo.
Shqiperia nuk eshte nje organizate, eshte nje shtet. Dhe si shtet laik/sekular nuk mund te beje pjese ne asnje aktivitet fetar ne kete menyre. Eshte tjeter gje te mos ndalosh fene, eshte tjeter gje ta promovosh ne menyre aktive dhe zyrtare ne rang shteteror. Sikur edhe nje zoroastrian te vetem te kete ne Shqiperi, ka te drejte te beje apelim per persekutim fetar. Shteti detyrimet i ka per te tere qytetaret shqiptare njesoj, pjesemarrja ne konferencen islamike e vendos islamin ne nje pozicion te privilegjuar. Kjo do te thote qe jane te privilegjuar nje grupim i caktuar njerezish (muslimanet) gje e cila eshte ne kundershti te plote me vete dometheninen dhe ekzistencen e shtetit.
Pa llogaritur ketu qe cdo gje shteterore financohen nga buxheti, taksat e popullates, parate e secilit prej nesh. Une personalisht dua qe me taksat e mia te ndertohen rruge, shkolla, parqe, universitete, te mirembahen ujesjellsat dhe rrjeti elektrik... te kem dobi te rikthyer ndaj meje si shtetas dhe jo financim ndaj nje grupi te privilegjuarish qe vetem flasin e flasin pa asnje dobi ndaj meje dhe xhepit tim financues.
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,145
Pikët
113
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Kushtetuta shqiptare bie ne kundershtim flagrant me deklaraten e kajros per te drejtat e njeriut te konferences islamike, shqiperia duhet te dale urgjentisht jashte kesaj konference.
me poshte do jap pikat ku bie ne kundershtim flagrant.

ne deklaraten e kajros thuhet

a) Jeta është dhuratë nga zoti dhe e drejta e jetës i garantohet çdo njeriu. Është detyra e çdo individi, e shoqërive dhe e shteteve që të mbrojnë këtë të drejtë nga shkelja e saj. Gjithashtu është e ndaluar t'i merret jeta dikujt, me përjashtim të rastit kur këtë e kërkon sharia.
b) Është e ndaluar të përdoren lëndë që çojnë në asgjesimin e njerëzimit.
c) Përderisa zoti ia jep jetën njeriut, ajo duhet mbrojtur sipas sharias.
d) Garantohet e drejta e moscënimit fizik. Çdo shtet është i detyruar të mbrojë këtë të drejtë dhe gjithashtu ndalohet shkelja e saj, me përjashtim të rastit kur ekziston një shkak i përcaktuar nga sharia.
Neni 5 i deklaratës së Kajros për të drejtat e njeriut merret me jetën bashkëshortore, me të drejtën për martesë për gratë dhe burrat dhe me detyrimin e shtetit për mbrojtjen e jetës bashkëshortore. Ndryshe nga për shembull neni 1, në të cilin garantohet dinjiteti i njeriut pavarësisht nga "raca, ngjyra, gjuha, gjinia, feja, pikëpamjet politike, statusi shoqëror ose arsye të tjera", vlen e drejta për martesë në nenin 5 vetëm pavarësisht nga "kufizimet për shkak të racës, ngjyrës ose kombësisë".
Neni 7 përcakton të drejtat mes fëmijëve dhe prindërve të tyre. Prindërit kanë të drejtë të zgjedhin formën e edukimit të fëmijëve të tyre vetëm deri në atë masë, ku kjo "përputhet me vlerat dhe parimet e sharias".
Neni 11 përcakton një ndalim absolut të çdo forme të kolonializmit.
Neni 12 përcakton të drejtën për lirishmëri dhe për azil (strehim) por në të dy rastet me referimin e qartë tek kufizimet e sharias.
Neni 19 garanton për të gjithë njerëzit barazi para ligjit dhe sigurinë e ligjit. Sharia përcaktohet si baza e vetme e gjykimeve mbi krimet dhe ndëshkimet.
Neni 22 garanton të drejtën për lirinë e fjalës, përderisa kjo nuk shkel parimet e sharias. Paragrafi b) i jep çdo njeriu, në përputhje me normat e sharias, të drejtën për vetëgjyqësi. Paragrafi c) ndalon që të përdoret e drejta për lirinë e fjalës "për të shkelur shenjtërinë dhe dinjitetin e profetëve, për të minuar vlerat morale dhe etike dhe për të përçarë shoqërinë, për ta shthurur atë, për t'i shkaktuar asaj dëm ose për të dobësuar besimin e saj".
Nenet 24 dhe 25 ia nënshtrojnë të gjitha të drejtat dhe liritë të përcaktuara në deklaratën e Kajros të të drejtave të njeriut edhe një herë shprehimisht sharias islamike duke e cilësuar atë si "burimi i vetëm kompetent për interpretimin ose shpjegimin e secilit nen të kësaj deklarate"

POSHTE ISLAMI DHE SHERIATI
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,145
Pikët
113
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Ne qoftese kjo eshte deshira e Besimetareve dhe shumices se popullsise ne Shqiperi Kosove, Maqedoni pergjigja ime do te jete Apsolutisht PO! Nuk duhet te imponohet mospjesmarrja, dhe te luftohet vullneti i popullsise vetem sepse nuk na pelqen Evropa! Nje mendim i tille do te ishte Hipokrizi dhe I Padrejt.

Duhet te kupojm se Islam nuk eshte barabart me Terrorisem, ashtu sic kane filluar te propogandojn keto 10 vjetet e fundit!

"Njeriu tregon Karakterin dhe Kulturen e tij ne rrethanat me Kritike!!!
cfar po thua ti zotrote, une nuk jam besimtar dhe dua te me garantohet e drejta ime e mosbesimit nga nje shtet laik, islami dhe deklarata e kajros e konferences islamike ne te cilen shqiperia eshte antare e ndalon kete, cdogje funksionon sipas sheriatit.
une i bindem kushtetutes shqiptare jo sheriatit...nese nje dite sheriati do behet kushtetute e shqiperise, ne te njejten sekonde une do heq shtetesine shqiptare .
 
USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg

haha
 
edhe une isha per mendimin per jo..
por si thua ti .(Ne qoftese kjo eshte deshira e Besimetareve dhe shumices se popullsise ne Shqiperi Kosove, Maqedoni pergjigja ime do te jete Apsolutisht PO)
kjo me duket me e drejte..
 
Pershendetje, Zoterote...

Ajo qe ke shkruajtur lart nuk ka te bej fare me Pergjigjen time. Une them Molle ti thua Dardh!

Une nuk jame qe Shqiperia te jete shtet Autokrat, une jam per te drejtat e Shqipetareve. Ne qoftese Shqipetaret, populli, pjesa Myslimane, qe eshte shumica e popullsise i pelqen disave ketu apo jo, deshiron qe vendi yne te jete pjese e kesaj apo asaj organizate duhet te rrespektohet. Keto jane themelet dhe parimet ne te cilat nje shoqeri demokratike e vertet qendron. Sigurisht dicka e tille duhet te hidhet ne vote. Dhe te lihet ne duart e Klerikeve, qofshin ata Mysliman,Orthodhoks apo Katolik.

Kaq thash une...As une nuk jame Besimtar!
 
Pershendetje USA NR1...

Une them ate qe duhet bere dhe JO ajo qe dua UNE. Ne fakt deshira ime e vertet eshte te jemi sa me larg nga Lindja sepse nuk do te perfitojm azgje. Megjithate duhet te rrespektohet vullneti dhe deshira e popullit, perndryshe nje sistem qe ben te kundertetn eshte Diktatore!

Ne fund te fundit te jesh pjese e nje Organizate nuk do te thote qe ti nenshtrohesh asaj plotesisht dhe pa asnji Para-kusht! Shqipetaret si kombesi qe i perket Besimit Mysliman me shumice, ne qoftese duan te prefaqesojn kete pjese te Popullsise ne Organizata te ndryshme Fetare nuk duhet te ndalohen!!!

Ne qoftese Evropa do te na Joshi neve drejt asaj, Le te hedhi hapin e pare Vatikani dhe te njohi Kosoven, Kaq borxh na e kan! Mjaft u "Lavirosem". Jemi bere shtet pa shtylle kurrizore.

Nuk e di nese duhet te jesh shtet Autokrat qe te besh pjese ne kete Organizat???
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Shqiperia duhet te dali nga Konferenca islamike me motivacionin:"Na falni,por tani mbas 20 vjetesh e kuptuam qe jemi shtet laik".
 
Atdhetari

Atdhetari
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
67
Pikët
0
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Shtetet e konferences Islamike kontrollojne ekonomin boterore dhe kjo eshte mire per ne pse jemi anetar aty , mendoj une :)
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,145
Pikët
113
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Pershendetje, Zoterote...

Ajo qe ke shkruajtur lart nuk ka te bej fare me Pergjigjen time. Une them Molle ti thua Dardh!

Une nuk jame qe Shqiperia te jete shtet Autokrat, une jam per te drejtat e Shqipetareve. Ne qoftese Shqipetaret, populli, pjesa Myslimane, qe eshte shumica e popullsise i pelqen disave ketu apo jo, deshiron qe vendi yne te jete pjese e kesaj apo asaj organizate duhet te rrespektohet. Keto jane themelet dhe parimet ne te cilat nje shoqeri demokratike e vertet qendron. Sigurisht dicka e tille duhet te hidhet ne vote. Dhe te lihet ne duart e Klerikeve, qofshin ata Mysliman,Orthodhoks apo Katolik.

Kaq thash une...As une nuk jame Besimtar!
Si duket te kane bere lavazh truri.
E para, shumica e popullsise nuk eshte muslimane(flas per shqiperine), por nje pakice e paperfillshme, shumica e popullsise eshte afetare dhe agnostike.
E dyta, e shkrova me siper, deklarata e kajros bie ne kundershtim me kushtetuten shqiptare.
E treta, jemi apo nuk jemi komb qe dime te bejme shtet?
E katerta, me tipa si ty, Shqiperi do mbetemi.
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,145
Pikët
113
Përgjigje e: A jeni për pjesemarrjen e Shqipërisë ne Konferencen Islamike?

Shtetet e konferences Islamike kontrollojne ekonomin boterore dhe kjo eshte mire per ne pse jemi anetar aty , mendoj une :)
Ti po qe je "atdhetar" :p
bobo na mbyti injoranca-bla-
 
Top