• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Mund te thuhet qe relativisht kohet e fundit jemi vene ne dijeni te pafundesise se universit .

A ju habit kjo apo nuk ju ben pershtypje ?

A mendoni se ky zbulim ishte ne fund te fundit i pashmangshem ?


Percaktimet e madhesise se se universit nuk bazohen direkt mbi distancen e objekteve qe mund te vezhgohen por mbi llogaritjet e zmadhimit te tij .
Kjo llogaritje luan nje rol gjithashtu kur duam te percaktojme distancen aktuale te abjekteve te vezhgueshme : prej efektit te zmadhimit te universit , objektet qe ne marrim driten pas 14 miliarde vjetesh , jane ne fakt perreth 46 miliarde vjet drite larg ( eshte masa e universit te vezhgueshem )

Aktualisht , ekziston hipoteza se Universi ka pesuar nje faze zmadhimi shume te shpejte , pas Big Bangut . Duke e ndjekur kete skenar , Universi eshte me i madh se sa mundemi te vezhgojme dhe madje , shume shume akoma me shume i madh , i stermadh .
Prape , ne mund te japim vetem kufinj te vegjel nese nisemi nga principi se Universi kishte nje mase te percaktuar ne fillim te Big Bangut . POR , nese Universi ishte qe ne ate moment i pafundem , ai eshte padyshim akoma edhe sot i tille

Eshte nje rregull qe vendos masen normale per Universin , te cilen ne nuk e njohim dhe nuk kemi asnje referim apo krahasim per ta ditur se sa i madh apo i vogel eshte Universi .
Ne biem dakort me veten se Universi eshte ne mase mesatare ( ngaqe nuk dime te themi ndryshe ) dhe prej te dhenave te vetme qe kemi per te percaktuar masen normale mesatare eshte madhesia qe vezhgojme sot per sot . Pra e marrim si etalon .

E habitshme eshte jo vetem masa e Universit nese e mendojme veten ne raport me te , por me shume se sa te vegjel jemi ne .

Kjo eshte e habitshme vetem nese mendojme se Universi duhet te ishte krijuar sipas permasave tona . Nese Universi eshte shume i madh per ne mbase ai nuk eshte krijuar per ne .

Cili eshte mendimi juaj ne gjithe kete ?
 

malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

Ne fakt nuk kemi te bejme me vetem nje univers, por me multivers.

Multiuniverset jane nje hipoteze e mundesise se ekzistences se universeve multiple(perfshire tonin)qe te gjitha permblidhen ne nje realitet fizik, ato jane te quajtura ndryshe dhe universet paralele. Struktura e universeve, natyra e secilit prej tyre brendaperbrenda dhe lidhja ndermjet universeve te ndryshme konstituente, varet nga hipotezat specifike multiverse te marra ne konsiderate.
Multiuniverset kane qene te hipotizuara ne kozmologji, fizike, filozofi, dhe fiction, gjithashtu jane te quajtur,universet quantum, botet paralele, realitete alternative.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

Kemi filluar të kuptojm, që kemi qënë gjithmon egoista, mendonim se ishte një galaktik, kur ekzistojn dhe galaktika paralele. Nuk ekziston më pafundësia, apo ajo siç e quanim ne, e panjohura. Tani ka të njohura, por duhen zbuluar.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

Kemi filluar të kuptojm, që kemi qënë gjithmon egoista, mendonim se ishte një galaktik, kur ekzistojn dhe galaktika paralele. Nuk ekziston më pafundësia, apo ajo siç e quanim ne, e panjohura. Tani ka të njohura, por duhen zbuluar.
a beson se do te zbulohet ndonje dite?!
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

Shume e veshtire kjo ,njeriu he per he mund te Hipotezoj dhe mbi kete baze imrovizoj diçka lidhur me iniversin...,Psh. neqofte se big bengu merret si pik referimi te universit...,kjo nuk do te thote se me te fillon gjithçka...!
Ne kete kontekst big bengu mund te merret edhe si pika zero ne mes universit defanziv dhe ekspanziv,qe do te thote se perpara big bengut mund te kishte egzistuar nje univers defanziv i cili u tkurr gjer ne ate mase dhe si pasoje u krijua shpethimi i madh(big beng) ndesa si pasoj e ketij shperthimi dhe universi ekspanziv...
 

malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

ke fjalen per universin oscilant :D nje seri pafund big bang dhe big crunch, ky eshte nje skenar i mundshem i universit.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

Dikush që nuk i dëgjohet emri dhe studion, studion dhe kurrë s'fiton hedh një hipotezë. Vjen një moment që ajo hipotezë merret për bazë, fillohen studimet, kërkimet, etj... Dhe lindin idetë, e natyrës Big Bang apo Big Bounce, të cilave nuk do ti jepet asnjëherë vërtetësia, pasi kurrë nuk do realizohet një shembull konkret i cili do zbuloj se nga u ndërtuar universi, galaktika apo galaktikat paralele...! Nuk do gjejm asnjëherë përgjigje, nuk do gjejm asnjëherë një fakt të pa kontestueshëm, nuk do gjejm asnjëherë një shembull konkret. Pra, të jetojm me ideologjit e shtruara, për të mos u lodhur dhe e çuar jetën dëm. Njëherë jetojm, të paktën ta shijojm.
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

pikrishte ashtu diçka malick
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

Me sa di une universi akoma nuk eshte matur qe te hapet nje teme duke e cilsuar " A ju habit universi kaq i madh" Ne kete menyre mund te quhet kur i dihet madhesia, nderkohe qe madhesia e tije cilesohet si e palimit
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

Me sa di une universi akoma nuk eshte matur qe te hapet nje teme duke e cilsuar " A ju habit universi kaq i madh" Ne kete menyre mund te quhet kur i dihet madhesia, nderkohe qe madhesia e tije cilesohet si e palimit
Ashtu eshte vertet, as qe do arrije qe kjo matje te behet ndonjehere...,e kam fjalen per njeriun...
 
Top