• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A ka kontradikta në Bibël?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Disa pretendojnë se Bibla përmban kontradikta të shumta. Ja një shembull. Pilati urdhëroi që të vendosej një tabelë mbi kokën e Jezusit në kryq. Tre nga ungjijtë regjistrojnë çfarë thuhej në atë tabelë:
Te Mateu: "Ky është Jezusi, mbreti i judenjve."
Te Marku: "Mbreti i judenjve."
Te Gjoni: "Jezusi i Nazaretit, mbreti i judenjve."

Zgjedhja e fjalëve është e ndryshme, megjithatë mesazhet nuk kontradiktojnë njëri-tjetrin. Po pse nuk kanë të njëjtat fjalë? Në greqishten e vjetër, gjuhë në të cilën u shkruan ungjijtë, nuk përdoreshin thonjëzat. Kështu nuk mund ta dimë nëse autorët kanë përdorur ligjëratë të drejtë apo thjesht kanë perifrazuar. Kjo shpjegon ndryshimet e vogla në pasazhe.

Ja një shembull tjetër i diçkaje që mund të duket si kontradiktë. A ndenji Jezusi dy net në varr apo tri net në varr përpara se të ringjallej? Jezusi tha, përpara kryqëzimit të Tij, "Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i Njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës" (Mateu 12:40). Marku regjistron një deklaratë tjetër të Jezusit, "Ja, ne po ngjitemi në Jerusalem, dhe Biri i Njeriut do t'u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve; dhe ata do ta dënojnë me vdekje dhe do ta dorëzojnë në duar të paganëve, të cilët do ta tallin, do ta fshikullojnë, do ta pështyjnë dhe do ta vrasin, por ai ditën e tretë do të ringjallet." (Marku 10:33,34)

Jezusi vdiq të premten dhe ringjallja u mor vesh të dielën. Si mund të bëhen tri ditë dhe net në varr? Në të folurën hebreje çdo pjesë e ditës apo e natës llogaritet si një ditë dhe natë e plotë. Kështu, e premte, e shtunë dhe e diel do të ishin tri ditë dhe tri net në kulturën hebreje. Edhe ne përdorim diçka të ngjashme. Nëse dikush thotë, "Kam bërë pazar gjithë ditën," ne e kuptojmë se ai nuk po thotë se ka bërë pazar 24 orë.

Kjo është tipike për kontradiktat në dukje në Dhiatën e Re. Shumë shpjegohen nga teksti vetë ose nga kuptimi i sfondit historik të asaj kohe.
 
Top