• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A mund të kishte mbijetuar Bashkimi Sovjetik?

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,403
Pikët
113
Kur fillon te shembet germadha, largohu mos te perfundosh poshte saj. Nuk kishte si te perfundonte ndryshe gjithe ai konstrukt ... hyhyhy ngrite te duket e modhe 1 çimento tre uje dhe futi siper mbi mur, mu sikur ato godinat e Durresit qe pesuan nga termeti.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,617
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Keta gazetaret tane mire qe vjedhin artikuj nga shtypi i huaj por keta pertojne qe edhe ti perkthejne. I kepusin nje perkthim me Google dhe pa e redaktuar fare materialin e publikojne. Dhe keshtu lexon artikuj si ky me titull te pakuptimte ne Gjuhen Shqipe. Cfare kuptimi ka "A mund te kishte mbijetuar Bashkimi Sovjetik"? Ne Anglisht mbase kjo pyetje ka kuptim, por jo ne Shqip. Ne Shqip mund te pershatej si titull dhe te thuhej "Perse u shperbe Bashkimi Sovjetik" ose dicka te tille te ngjashme.
Bashkimi Sovjetik u shperbe sepse humbi Luften e Ftohte. Amerikanet ishin me te zotet dhe e fituan ate lufte. Flitet shume per Gorbacov. Ai thjesht kreu aktin final te dorezimit. Kishte Gorbacov alternative tjeter? Zero. Keto jane fenomene shume komplekse por nese duhet te permendim patjeter emra, une do te thoja qe dy personat me rol shume te madh ne shkaterrimin e Bashkimit Sovjetik ishin Brezhnjev dhe Regan.
Nuk eshte tamam ashtu o Kingo!
Michail Gorbacov luajti nje rol kyc dhe te rendesishem ne reformimin e Bashkimit Sovjetik.
Ishte hera e pare pas shume e shume vitesh qe nje mbledhje Polit Byroje, hapej nga udheheqsi i saj me fjalen:
"Une Mendoj qe....!"
Ky term aspak autokratik dhe imponues, por perkundrazi term i mirfillte ftese per dialog, diskutim dhe mendime ndryshe, u perdor per here te pare pikerisht me ardhjen ne pushtet te Gorbaciovit!
Ky qendrim i hapur dhe liberal (jo demokratik-sepse ajo eshte dicka tjeter) i Gorbaciovit i dha udhe daljes nga skemat autoritare dhe te kultit te individit shoqerise sovjetike te asaj kohe.
Jo vetem kaq!
Ne vitet 1985-1986 filluan te artikulohen gjithnje e me shume termat: Perestrojka dhe Glasnost. ( Ristrukturim dhe Transparence)
Keto dy terma, shprehnin reformat e medha qe Gorbi ndermori per ta cliruar jeten politiko-sociale dhe ekonomike te Bashkimit Sovjetik.
Atij i njihet merita e madhe ne normalizimin e marrdhenieve USA-CCCR, atij i njihet merita e madhe (ndihmesa)ne shembjen e murit te Berlinit dhe bashkimin e dy Gjermanive, atij i njihet merita e eres se re te liberalizimit dhe demokratizimit qe filloi te frynte ne Europen Lindore ne fundvitet '80. etj etj...
Brezhnjevi ishte autokrat dhe komunist konservator, aspak i hapur dhe racional, aspak liberal dhe aq me shume demokrat.
Ronald Regan kishte me respekt dhe feeling per Gorbin sesa per Brezhnjevin.
Nga dokumentet e deklasifikuara te DASH shume vite me vone, doli ne pah edhe nje detaj shume i rendesishem:
Sherbimet sekrete amerikane kishin arritur te deshifronin disa kabllograme ku flitej per nje atentat kunder Gorbit nga ana e komunisteve konservatore dhe fraksioneve te ndryshme brenda partise komuniste te kohes.
Pikerisht ne takimin e Reganit me Gorbaciov ne Reykjavik te Islandes (Tetor 1986) presidenti amerikan i beri te ditur Gorbit planin per atentatin ndaj tij. Kishte nje fryme te madhe bashkepunimi midis tyre dhe jo me kot arriten edhe disa marrveshje te sukseshme ne politiken e c'armatimit berthamor te asaj kohe.

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
8,865
Pikët
113
Pa aftesi menaxhimi... Prandaj u shkaterrua!

Sigurisht qe mund te mbijetoj dhe te funksionoj sahat, por kerkon njeres te zote, puntore, te ditur dhe te vendosur ne rrugen qe kane nderrmar.
Ishte i sforcuar dhe jo natyrale diçka artificiale ...
Historia e natyrës njerëzore e shpjegon se ... Kalohet nga feudalizmi në kapitalizëm dhe mendohet se e ardhmja do të jetë socializëm....
 
doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
17,819

Ne socializem po futemi,

Skllaverine e re, te covid,..

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,955
Pikët
113
Nuk eshte tamam ashtu o Kingo!
Michail Gorbacov luajti nje rol kyc dhe te rendesishem ne reformimin e Bashkimit Sovjetik.
Ishte hera e pare pas shume e shume vitesh qe nje mbledhje Polit Byroje, hapej nga udheheqsi i saj me fjalen:
"Une Mendoj qe....!"
Ky term aspak autokratik dhe imponues, por perkundrazi term i mirfillte ftese per dialog, diskutim dhe mendime ndryshe, u perdor per here te pare pikerisht me ardhjen ne pushtet te Gorbaciovit!
Ky qendrim i hapur dhe liberal (jo demokratik-sepse ajo eshte dicka tjeter) i Gorbaciovit i dha udhe daljes nga skemat autoritare dhe te kultit te individit shoqerise sovjetike te asaj kohe.
Jo vetem kaq!
Ne vitet 1985-1986 filluan te artikulohen gjithnje e me shume termat: Perestrojka dhe Glasnost. ( Ristrukturim dhe Transparence)
Keto dy terma, shprehnin reformat e medha qe Gorbi ndermori per ta cliruar jeten politiko-sociale dhe ekonomike te Bashkimit Sovjetik.
Atij i njihet merita e madhe ne normalizimin e marrdhenieve USA-CCCR, atij i njihet merita e madhe (ndihmesa)ne shembjen e murit te Berlinit dhe bashkimin e dy Gjermanive, atij i njihet merita e eres se re te liberalizimit dhe demokratizimit qe filloi te frynte ne Europen Lindore ne fundvitet '80. etj etj...
Brezhnjevi ishte autokrat dhe komunist konservator, aspak i hapur dhe racional, aspak liberal dhe aq me shume demokrat.
Ronald Regan kishte me respekt dhe feeling per Gorbin sesa per Brezhnjevin.
Nga dokumentet e deklasifikuara te DASH shume vite me vone, doli ne pah edhe nje detaj shume i rendesishem:
Sherbimet sekrete amerikane kishin arritur te deshifronin disa kabllograme ku flitej per nje atentat kunder Gorbit nga ana e komunisteve konservatore dhe fraksioneve te ndryshme brenda partise komuniste te kohes.
Pikerisht ne takimin e Reganit me Gorbaciov ne Reykjavik te Islandes (Tetor 1986) presidenti amerikan i beri te ditur Gorbit planin per atentatin ndaj tij. Kishte nje fryme te madhe bashkepunimi midis tyre dhe jo me kot arriten edhe disa marrveshje te sukseshme ne politiken e c'armatimit berthamor te asaj kohe.

Baba, ke shkruar nje postim te gjate ku ke shpjeguar gjera qe nje pjese e njerezve i dine.
Megjithate, nje pyetje kisha. Kush ishte ajo pjese e shoqerise sovjetike, ajo shtrese apo grupim shoqeror qe e rrezoi sistemin komunist ne ate vend?
 
Last edited:

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
17,819
Pikët
113
La më la flamujt e kongreseve ?
Pa jena shtu shumë e dun të na shkurtojnë ?
Po e kanë da mendjen pse na torturojnë... pak bar miu aty ene u kry
Eshte puna e pasurise,

Duhet marre nga ato qe e kane, per te ndertuar boten e re.
...
Eshte lufta finale, vendimtare mbi dhe,

Internacionale do jete bota e re!!!

P.s

E kane thene, mo e kane thene, po,kujt ja kane thene????
 
Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
40,664
Pikët
113
Vendndodhja
?
Nuk ka rene dhe nuk eshte shperbere... thjeshte ndryshoi emrin dhe strukturen .... ( Perestroika ) .
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,617
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Baba, ke shkruar nje postim te gjate ku ke shpjeguar gjera qe nje pjese enjerezve i dine.
Megjithate, nje pyetje kisha. Kush ishte ajo pjese e shoqerise sovjetike, ajo shtrese apo grupim shoqeror qe e rrezoi sistemin komunist ne ate vend?
Nuk kishte një lëvizje të mirëfilltë si për shembull lëvizje studentore, rebelim funksionaresh ushtarake apo klase politike të pakënaqur, e ksi gjonash...
Të gjithë komponentët e shoqërisë sovjetike i hoqën nga një tulle atij sistemi, të gjithë pa përjashtim!
I gjithë populli e donte ndryshimin dhe e bëri dhe e pranoi atë.
Të fundit që e pranuan ndryshimin ishin një kaste e vjeter ushtarakësh nostalgjike dhe disa politikanë elite të dorës së vjetër!
Megjithatë ka një faktor tjetër shumë të rëndësishëm në shembjen e CCCP, dhe ai është faktori nacionalist.
BS ishte një union mbi baza ideologjike dhe me forcë i 16 republikave të ndryshme, pasi ra ideologjia, ra edhe arsyeja e të qenit bashkë.
Shtyrjet me bërryla për indipendence nuk munguan asokohe 🖐.
 
Jo nuk ishte keshtu. Nuk ishte dhe eshte kaq e emancipuar shoqeria sovjetike dhe aktualisht ruse apo e ish-republikave te tjera. Po te ishin kaq te emancipuar do kishim pare instalimin e demokracise ne keto vende, gje qe nuk ka ndodhur.
Kur ishim ne shkolle dhe mesonim kalimin nga feudalizmi ne kapitalizem te shoqerive perendimore, bazuar mbi teorine marksist-leniniste thuhej qe masat te udhehequra nga borgjezia e rrezuan ate sistem, feudalizmin. Por njekohesisht duke marre pushtetin, borgjezia krijonte ate shtrese qe do te ishte varremihesi i vet borgjezise, proletariatin. Une po pyes, cila ishte ajo shtrese e shoqerise ne vendet komuniste dhe konkretisht dhe sidomos ne BS qe ishte varremihsja e komunizmit? Muzhiku rus jo njehere, nuk i shkonte mendja te hiqte ndonje tulle.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,617
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
KINGO- mbaj parasysh që ekonomia sovjetike në atë kohë ishte më brekë nëpër këmbë, të gjithë i mbajmë mend imazhet e transmetimeve TV për radhët e gjata nëpër dyqane që sovjetikët bënin asokohe.
Kjo do të thotë që ndryshimi nuk erdhi nga emancipimi apo jo por erdhi nga barku bosh I popullit. 😉
Megjithatë mos harrojmë që disidenca sovjetike ishte disidenca me e madhe në numër e kohës dhe me e vjetra ndoshta.
Solzhenicin ishte Ikonë ndërkombëtare për disidencën e tij ndaj regjimit, po ashtu kishte edhe të tjerë, ca burgjeve dhe ca jashtë shtetit.
Ai sistem ishte I destinuar të shembej, me apo pa iniciativë të mirëfilltë nga grupime shoqërore.
Kte è dëshmon fakti që e gjithë Lindja që kishte adoptuar atë sistem e braktisi atë sistem.
 
Rusët gjithë jetën e tyre me barkun bosh kanë qenë kështu që kjo puna e radhave në dyqane nuk është argument.
Teknokratët e rrëzuan komunizmin, drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve të ndryshme, inxhinierët, agronomët, etj, me një fjalë që përdorej shumë në atë kohë, kuadrot. Dhe këta njerëz pushtetin e morën gjatë periudhës kur qeverisi Brezhnjevi. Nuk pyeste njeri për Solzhenicin dhe të tjerë si ai. Biles ata lejoheshin qëllimisht në mënyrë që ti thuhej perëndimit që ja, ne e lejojmë mendimin ndryshe.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,340
Pikët
113
Nuk ka rene dhe nuk eshte shperbere... thjeshte ndryshoi emrin dhe strukturen .... ( Perestroika ) .
Ishin dhe mjekrrat me ZHUL te arabise saudite nji nga faktoret qe u shemb apo ra.
Por................ruset NUK jane si keta KATUNARET tane.
Kto republikat e pavarura ose disa prej tyre jane AKOMA nen ndikimin e Moskes.
Ruset MESOJNE nga HISTORIA....angleze,franceze,caubojse e te tjera(po pati).
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
27,569
Pikët
113
Rusët gjithë jetën e tyre me barkun bosh kanë qenë kështu që kjo puna e radhave në dyqane nuk është argument.
Teknokratët e rrëzuan komunizmin, drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve të ndryshme, inxhinierët, agronomët, etj, me një fjalë që përdorej shumë në atë kohë, kuadrot. Dhe këta njerëz pushtetin e morën gjatë periudhës kur qeverisi Brezhnjevi. Nuk pyeste njeri për Solzhenicin dhe të tjerë si ai. Biles ata lejoheshin qëllimisht në mënyrë që ti thuhej perëndimit që ja, ne e lejojmë mendimin ndryshe.
King ka pas republika qe nuk donin te sakrifikonin per novo sibirskin
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
8,204
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Ishte i sforcuar dhe jo natyrale diçka artificiale ...
Historia e natyrës njerëzore e shpjegon se ... Kalohet nga feudalizmi në kapitalizëm dhe mendohet se e ardhmja do të jetë socializëm....
Ndoshta... Por ndoshta jo!
Ti thua i sforcuar, por nuk e provon dot, ngelet ne rrafshin teorik!
Kurse une them i penguar dhe ta provoj e faktoj!

Shoqeria borgjeze nga frika per te ruajtur pronat dhe privilegjet(vjedhjet) e tyre ne perendim, i dolen perpara situates. Ata nuk priten qe vala goditese e asaj qe ndodhi ne Rusi te arrinte deri tek ata, pra qe edhe vendet perendimore te ndiqnin shembullin e Rusis, por ndermori nje sere sulmesh dhe kundersulmesh ne drejtim te ketij rendi te ri me themele akoma te dobta qe po ngrihej. Sulmet ishin si ideologjike ne rrafshin propagandistik si ne ate ushtarak. Jane bere Luftra civile ne Rusi dhe kunder revolucione te udhehequra dhe te armatosura si me arme si me ushtarak e ushtare te thjesht mercenar nga perendimi ne Rusi!

Sovjetet fituan fizikisht luften, por ne mendjet e tyre mbiu frika se borgjesia eshte e pa ndreqeshme. Frika kaloi dal nga dal ne paranoj dhe kjo i udhehuqi Sovietet(proletaret) revolucionare qe te ndertonin shtetin ne forme diktatoriale. Pra te udhehiqnin me grusht te hekurt, nga frika se perendimi do kryentte akte subersive.

Pra me fjale te thjeshta ai sistem nuk eshte lene te punonte i qete. Ka qene gjithmon nen presion dhe sulme. Prandaj nuk mund te thuash qe ishte i parakohshem, se nuk jemi ne kushte laboratorike provimesh, por ne kushte reale lufte midis dy sistemesh. Njeri i ri, i sapo lindur dhe i dobet ai social dhe tjetri me i pjekur, ne kulmin e madheshtis dhe forces ai kapitalist. Dhe ato qe u pane jane rezultatet e asaj lufte, nuk jane rezultatet e aftesive te sistemeve.
 
U instalua me dhunë pra dhe jo në mënyrë të natyrshme , ishte devijim i normave sociale të shoqërisë... Parakaloi kapitalizmin, e i bëri nga feudalizëm në socializëm...
Prandaj u instalua varfëria për të tërë dhe jo mirëqënia për të gjithë...
 
Top